27 Janar 2023, 09:21
Nga A.B
Emre Olur dhe Sedat Peker
TURQI- Gjykata e Stambollit liroi Emre Olur, i cili njihet si këshilltari për shtyp i kreut të mafias turke Sedat Peker, më 25 janar. Gjatë seancës së fundit të çështjes, gjykata vendosi edhe ndalimin e udhëtimit ndërkombëtar për Olur. E gjitha shkoi shumë mirë, madje avokati i Pekerit, Ersan Barkın njoftoi lirimin e Olur në Tëitter.
Mirëpo mediat turke raportojnë se Olur është arrestuar sërish. Një ditë pasi u lirua, avokati njoftoi se një gjykatë më e lartë vendosi të arrestonte Olur përsëri me kërkesë të prokurorit.
Më 18 shtator, Olur u soll në Stamboll pasi u ndalua në Tiranë.
Prokurorët kanë përgatitur një aktakuzë për Olurin për akuzat e "anëtar i një organizate të krijuar me qëllim kryerjen e një krimi", "plagosje me dashje me armë", duke kërkuar deri në tetë vjet dhe tre muaj burg.
Peker, i cili u largua nga Turqia në fillim të vitit 2020, jetonte në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vitin e kaluar, 51-vjeçari filloi të postonte video dhe postime në Twitter duke bërë një sërë pretendimesh skandaloze kundër figurave politike, duke përfshirë akuza për vrasje, përdhunime, korrupsion dhe trafik droge.
Në qershor 2021, bosi i mafias tha se zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe e paralajmëruan atë të mos shpërndante video për shkak të rreziqeve të sigurisë së lartë. Më pas, Peker vazhdoi të bënte pretendimet e tij të bujshme përmes Twitter.
Kush është Emre Olur?
Emre Olur ka lindur në vitin 1990 në Bahçelievler të Stambollit. I riu i cili u prangos në Rinas njihet si “konsulenti i shtypit” të kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Ai është bërë viral e i njohur jo vetëm si koka e një prej grupeve mafioze në Turqi, por për përplasjet politike.
Një vit më parë, ai kishte një kanal në Youtube, në të cilin me anë të videove publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.
Pasi u kap në vendin tonë, Olur i kërkoi Shqipërisë që të mos e ektradojë drejt Turqisë. Ai pretendon se i rrezikohet jeta për shkak të politikës që ndjek. Mirëpo kërkesa nuk iu plotësua.
emre olur
Bota
27 Janar 2023, 09:14
A.B
Shaqir Totaj
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit 1 muaj personit që kërcënoi Kryetarin e Komun...
Bota
27 Janar 2023, 09:08
I.A
DJ Flavinha
BRAZIL- Një DJ nga Brazili është plagosur rëndë nga “arma” e konfetit që përdori në një...
Bota
27 Janar 2023, 08:41
I.A
Alessandra Verni dhe Pamela Mastropietro
ITALI- Nëna italiane e një 18-vjeçare të vrarë ka shkuar në gjykatë e veshur...
Bota
27 Janar 2023, 08:32
I.A
Portrete të viktimave të kampit të përqëndrimit Auzhvic-Birkenau
GJERMANI- 27 Janari është në mbarë botën...
Bota
27 Janar 2023, 08:27
I.A
Lore Mayerfeld
GJERMANI- Lore Mayerfeld ishte 4-vjeçare kur iku nga nazistët më 1941. Së bashku me nënën e saj, vajza e vog...
Bota
27 Janar 2023, 08:26
A.B
Pas arrestimit të një punonjësi të Shërbimit Federal të Informacionit (BND) për spiunazh në favor të Rusisë ...
Bota
27 Janar 2023, 08:25
I.A
Arkivi Kombëtar
SHBA- Arkivi Kombëtar u ka kërkuar ish-presidentëve dhe nënpresidentëve të SHBA-ve që të rishi...
Bota
27 Janar 2023, 08:20
A.B
Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF edhe tani janë shumë të varura nga biznesi i tyre në Kinë, ose du...
Bota
27 Janar 2023, 08:18
I.A
Rusia
RUSI- Rusia ka thënë të premten se sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Moskës, për veprimet e saj n&eu...
Bota
27 Janar 2023, 08:07
A.B
Aksident
ITALI- Aksident i rëndë në periferi të Romës. Pesë persona kanë humbur jetën, sipas njoftimeve nga Brigada...