LIVE UPDATES
Bota

Historia e Holokaustit përmes 16 objekteve

Ajo do të jetë në Parlamentin në Berlin si pjesë e një ekspozite që u hap më 24 janar, disa ditë para se shteti të shënonte 78-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes të Aushvicit më 27 janar 1945.

27 Janar 2023, 08:27 Nga I.A
Historia e Holokaustit përmes 16 objekteve
Lore Mayerfeld

GJERMANI- Lore Mayerfeld ishte 4-vjeçare kur iku nga nazistët më 1941. Së bashku me nënën e saj, vajza e vogël hebreje iku nga qyteti i saj lindjes Kasel në Gjermani, me pothuajse asgjë me vete, pos rrobave që kishte në trup dhe kukullën e saj të dashur, Inge.

Mayerfeld gjeti strehë të sigurt në Shtetet e Bashkuara dhe më vonë migroi në Izrael. Kukulla e saj, që e kishte dhuratë nga gjyshërit e saj që u vranë në Holokaust, ishte gjithmonë pranë saj deri më 2018, kur ajo vendosi që ta dhuronte për memorialin e Holokaustit në Izrael, Yad Vashem.

Më shumë se 80 vjet më pas, kukulla u kthye në Gjermani. Ajo do të jetë në Parlamentin në Berlin si pjesë e një ekspozite që u hap më 24 janar, disa ditë para se shteti të shënonte 78-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes të Aushvicit më 27 janar 1945.

Ekspozita e titulluar “16 objekte” po ashtu shënon 70-vjetorin e memorialit Yad Vashem, duke sjellë përsëri në Gjermani një sërë sendesh që hebrenjtë morën me vete kur u larguan nga nazistët.

Mes objekteve në këtë ekspozitë është një piano e zezë, një ditar, një peshqir me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, një stetoskop, një çantë dhe një menorah. Këto objekte u zgjodhën nga më shumë se 50.000 sendesh në Yad Vashem që janë të lidhura me Holokaustin.

Objektet e ekspozitës përfaqësojnë 16 shtetet e Gjermanisë dhe secila vjen nga një rajon gjerman.

Që të gjitha tregojnë një histori unike, por ndajnë temën e dashurisë, lidhjes, dhimbjes dhe humbjes.

Holli kryesor në Bundestagun gjerman, ku janë ekspozuar gjësendet e marra nga Yad Vashem.
“Absolutisht, të gjitha këto janë objekte të njohura gjermane, dhe ato kanë qëndruar në atë mënyrë sikur të mos ndodhte Holokausti”, tha Ruth Ur, kuratorja e ekspozitës dhe përfaqësuese e Yad Vashemit në Gjermani.

“Ideja e kësaj ekspozite ishte kthimi për një kohë të shkurtër i këtyre objekteve në Gjermani, për të sjellë një energji të re të vetë këtyre objekteve dhe po ashtu për boshllëqet që kanë lënë pas”.

Në një nga vitrinat e ekspozitës është një copë pëlhure. Ajo kishte qenë pjesë e një flamuri që dikur i përkiste Anneliese Borinski, që kishte qenë pjesë e një grupi të rinjsh hebrenj në Arensdorf, në periferi të Berlinit. Ajo kishte ndihmuar grupin e saj të përgatitej për migrim dhe jetë në atë që më pas do të bëhej shteti i Izraelit.

Pasi nazistët lëshuan urdhrat për dëbim, të 12-të anëtarët e grupit të të rinjve, “Maccabi Hazair”, prenë në 12 pjesë flamurin dhe i premtuan njëri-tjetrit se pas luftës do të takoheshin sërish në Izrael për të bashkuar copëzat e flamurit.

Vetëm tre prej tyre i mbijetuan Holokaustit dhe Borinski ishte anëtarja e vetme e grupit që arriti të merrte pjesën e flamurit me vete në Izrael. Më 2007, djali i saj ia dhuroi këtë copë pëlhure memorialit Vad Vashem.

Një tjetër pjesë e ekspozitës është edhe një valixhe prej lëkure. Në anën e kësaj valixheje, me ngjyrë të bardhë është shkruar “Selma Sara Vellemann nga Bremeni”.

Kjo valixhe u gjet në Berlin disa vjet pas luftës. Hulumtuesit e Yad Vashem nuk e kishin të mundur të përcaktonin sesi kjo valixhe përfundoi në kryeqytetin gjerman. Por, ata zbuluan se një grua me po të njëjtin emër, nga qyteti verior i Bremenit, kishte jetuar në një shtëpi pleqsh në Berlin.

Më 1942, në moshën 66-vjeçare, ajo ishte dëbuar në geton Teresienstadt, dhe dy muaj më pas ishte dërguar drejt vdekjes në kampin e shfarosjes Treblinka. Përveç çdo objekti të kësaj ekspozite, Ur dhe ekipi i saj kanë vendosur fotografi të përmasave reale të ndërtesave dhe rrugicave ku pronarët e këtyre gjësendeve jetonin përpara se nazistët të vinin në pushtet.

Imazhet tregojnë skena të ditëve moderne në vend të atyre historike, një kontrast i fortë me shkatërrimin që Rajhu i Tretë shkaktoi dekada më parë. Ky objekt është marrë nga Yad Vashem dhe është pjesë e ekspozitës në Gjermani. Gjashtë milionë hebrenj evropianë u vranë nga nazistët dhe ithtarët e tyre gjatë Holokaustit. Disa prej të mbijetuarve janë ende gjallë sot, por numri i të mbijetuarve po pakësohet për shkak të sëmundjeve dhe moshës së shtyrë.

Mayerfeld, vajza e vogël që u largua me kukullën e saj Inge më 1941, është njëra nga ta. Gjatë kësaj jave, ajo u kthye në Gjermani për të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës. Duke shikuar kukullën e saj me sy të kaltër, tani kjo grua 85-vjeçare tregoi se kukulla kishte të veshur pizhamet që ajo kishte veshur kur kishte qenë dy vjeçe më 9 nëntor 1938. Në atë datë, ajo ishte fshehur me nënën e saj gjatë “Kristllanacht” ose “Natën e thyerjes së xhamit”, kur nazistët - dhe disa gjermanë të zakonshëm – terrorizuan hebrenjtë, vandalizuan bizneset e tyre dhe dogjën më shumë se 1.400 sinagoga.

“Nuk është një kukull me të cilën mund të luani kaq lehtë sepse ajo thyhet. Kështu që fëmijët e mi nuk i lejova të luanin me të”, tha Mayerfeld. “Ajo ka qëndruar në një raft në shtëpinë time dhe kur ata e shikonin atë unë u shpjegoja se ajo do të thyet, e dini, thjesht shikojeni dhe shijojeni”.

Mayerfeld tha se ishte e rëndësishme për të që të shkonte në Gjermani dhe t’i tregonte publikut për kukullën e saj, jetën e saj dhe për atë se çfarë ndodhi gjatë Holokaustit.

“Bota nuk ka mësuar asgjë nga kjo luftë”, tha ajo. “Ka shumë njerëz që thonë se kurrë nuk ka ndodhur. Ata nuk mund të ma thonë mua këtë. Isha aty. E jetova”.

Marrë nga REL

lore mayerfeld

Sondazh

Poll
Bota 27 Janar 2023, 08:20 A.B

Varësia nga Kina më pak se sa mendohej?

Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF edhe tani janë shumë të varura nga biznesi i tyre në Kinë, ose du...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri