LIVE UPDATES
Bota

Varësia nga Kina më pak se sa mendohej?

Sa e varur është industria gjermane nga Kina? Një studim i ri jep përgjigje befasuese. Por mbetet edhe shumë për t'u bërë.

27 Janar 2023, 08:20 Nga A.B

Varësia nga Kina më pak se sa mendohej?

Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF edhe tani janë shumë të varura nga biznesi i tyre në Kinë, ose duan ta zgjerojnë biznesin e tyre edhe më shumë në këtë vend, gjërat mund të jenë krejtësisht të ndryshme për kompanitë e tjera. Edhe kur shikojmë sektorë të ndryshëm, ka dallime të mëdha kur bëhet fjalë për varësinë nga Republika Popullore e Kinës. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW).

Në "studimin e tyre empirik", ekonomistët e Këlnit kanë ekzaminuar "varësinë e degëve të industrisë nga Kina". Pikëpamja e varësisë nga Kina është formësuar në perceptimin publik mbi të gjitha nga situata e kompanive. Në rastin e kompanive kimike si Covestro, Kina zë një pjesë veçanërisht të madhe të shitjeve me rreth 20 për qind. Ndërsa për prodhuesit e makinave si Volkswagen, Kina zë më shumë se një të tretën e biznesit. Vlera është edhe më e lartë për kompaninë teknologjike Aixtron, me seli në Aachen, e cila më shumë se gjysmën e shitjeve i bën në Tajvan dhe Kinë.

Por kur shikohet industria gjermane në tërësi, varësia nga Kina është shumë më e ulët sesa është menduar, kanë llogaritur ekonomistët e Këlnit. Vetëm rreth 6.6 për qind e të gjitha prodhimeve të parapërgatitura kanë ardhur nga Kina në vitin 2020 për industrinë. Ndërsa nëse shikohen të gjitha prodhimet e përgatitura në Kinë për ekonominë gjermane, varësia nga Kina është vetëm 2.2 për qind.

Japonia dhe SHBA varen më shumë

Industria e Japonisë, nga ana tjetër, është shumë më e varur nga Kina sesa ajo e Gjermanisë, sepse kjo ekonomi varet pothuajse me 20 për qind nga Kina. Pasojnë Rusia (16.5 për qind), SHBA (13.9 për qind) dhe Republika Çeke (11.8 për qind).

"Në përgjithësi, Kina është e rëndësishme si furnizuese dhe blerëse e shërbimeve paraprake për industrinë gjermane, por jo në një masë dërrmuese”, është konstatimi i befasishëm i ekonomistëve.

Por shembulli i furnizuesit të çipave Aixtron, tregon se varësia nga Kina në industrinë e elektronikës është veçanërisht e lartë. Varësisht nga kompania, Kina është vendimtare për biznesin e përgjithshëm, si furnizuese apo blerëse e produkteve. Në vitet para pandemisë, grupi gjerman i gjysmëpërçuesve Infineon rriti pjesën e tij të shitjeve në Republikën Popullore dhe Tajvan në pothuajse 40 për qind. Por pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe kërcënimeve të vazhdueshme ushtarake të Pekinit kundër Tajvanit, edhe këtu ka ndodhur një rishikim dhe industria gjermane po fokusohet në tregje të tjera.

Varësia nga bateritë dhe tokat e rralla

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, ka frikë se pas largimit nga lëndët e para ruse, Evropa mund të bëhet e varur nga resurse dhe vende të tjera. "Ishte politika e gabuar energjetike të mbështetesh vetëm te një vend për një kohë kaq të gjatë kur bëhej fjalë për një burim energjie të rëndësishëm strategjik si gazi," tha ai, duke iu referuar Rusisë. "Nëse shikojmë tani energjitë e rinovueshme, shohim një pamje të ngjashme": rreth 70 për qind e të gjitha baterive të makinave elektrike prodhohen në Kinë. Eksperti i energjisë tha për Handelsblatt se Evropa duhet të gjejë furnizues të tjerë dhe të futet vetë në prodhimin e mineraleve kritike.

Edhe tek metalet e rralla Gjermania është jashtëzakonisht e varur nga Kina. Dy të tretat e këtyre metaleve të lakmuara kanë ardhur së fundmi nga Kina. "Për disa nga mineralet e rralla, përqindja e importeve nga Lindja e Largët ishte dukshëm më e lartë," thuhet në raportin e Zyrës Federale të Statistikave. 94.4 për qind e metaleve skadium dhe ittrium u importuan nga Kina. Edhe në këto çështje kërkojnë riorientim./DW

kina

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë