LIVE UPDATES
Bota

Arrestohet edhe bashkëpunëtori i një spiuni të zbuluar të BND-së në Gjermani

Në kulmin e luftës ruse kundër Ukrainës një punonjës i shërbimit gjerman të kundërzbulimit duhet të ketë spiunuar për Moskën. Po rritet përmasa e këtij rasti, një tjetër person u arrestua ndërkohë.

27 Janar 2023, 08:26 Nga A.B

Arrestohet edhe bashkëpunëtori i një spiuni të zbuluar

Pas arrestimit të një punonjësi të Shërbimit Federal të Informacionit (BND) për spiunazh në favor të Rusisë tani edhe një tjetër person i pandehur si bashkëpunëtor u mor në arrest hetimor. Sipas të dhënave të Prokurorit Të Përgjithshëm Federal në Karlsruhe punonjësi i BND-së dyshohet të ketë përcjellë informacione sekrete në Rusi duke ia dorëzuar ato atje një shërbimi sekret. Sipas këtyre të dhënave i arrestuari gjatë mbërritjes nga SHBA në aeroportin e Mynihut të dielën (22.01.2023) Arthur E. është nënshtetas gjerman, por jo punonjës i BND-së.

Punonjësi i BND-së, Carsten L. u arrestua më 21 dhjetor në Berlin i dyshuar për tradhti ndaj atdheut. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Federale tani edhe i akuzuari Arthur E. dyshohet si bashkëveprues për tradhti ndaj atdheut.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me BND-në dhe me mbështetjen e Policisë Federale FBI në SHBA. I pandehuri të hënën (23.01.2023) iu paraqit gjyqtarit të hetuesisë së Gjykatës Federale, i cili udhëzoi përmbarimin e vendimit për mbajtjen në arrest hetimor.

Punonjësi i BND-së i arrestuar në dhejtor pas sulmit rus ndaj Ukrainë vitin e kaluar, informacionet që i kanë rënë në dorë gjatë punës së tij, ia ka përcjellë Rusisë. Informacionet e spiunuara sipas kodit penal konsiderohen si sekret shtetëror, komunikuan autoritetet  në Karlsruhe. Gjatë arrestimit në dhjetor u kontrolluan banesa e të dyshuarit dhe dy objekte të BND-së.

Buschmann: Goditje kundër spiunazhit rus

Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann (FDP) e konsideroi këtë një goditje të rëndësishme kundër spiunazhit rus, në rast se dyshimi do të konfirmohet. Presidenti i BND-së Bruno Kahl në dhjetor njoftoi, se pasi u vu në dijeni për një rast dyshimi në radhët e shërbimit të informacionit, u morën menjëherë masa të brendshme të zgjeruara hetimore. Kur dyshimi u përforcua, u angazhua menjëherë Prokuroria e Përgjithshme Federale. BND punon ngushtë dhe në besim të plotë me autoritetet e hetuesisë, për ta zbardhur saktësisht rastin, deklaroi Kahl.

Akuza: tradhti ndaj atdheut

Tradhti ndaj atdheut sipas kodit penal mund të ndëshkohet në raste të rënda me heqje lirie deri në të paktën pesë vjet ose edhe me dënim të përjetshëm. Një rast i tillë p.sh. mund të jetë kur dorasi abuzon me pozicionin me përgjegjësi që mbulon, detyrë që e detyron atë të ruajë sekretet shtetërore. Kahl pati theksuar në deklaratën e tij, se në këtë rast janë shumë të rëndësishme të qenit i matur dhe diskrecioni. Ai shtoi, se me Rusinë në anën kundërshtare kemi të bëjmë me një aktor, "të paskrupullt dhe të gatshëm për dhunë". Çdo detaj i veprimit që depërton në opinionin publik, do të thotë avantazh për këtë kundërshtar që ka qëllim të dëmtojë Gjermaninë.

Në BND së fundi në vitin 2014 u zbulua një agjent i dyfishtë. Gjykata e Lartë e Mynihut dy vjet më vonë e dënoi me tetë vjet heqje lirie të akuzuarin pasi u provua, që për vite me radhë ai kishte spiunuar për shërbimin sekret të SHBA-së, CIA. Asokohe 32 vjeçari u shpall fajtor për tradhti ndaj atdheut dhe shkelje të sekreteve të punës. I kualifikuari si nëpunës zyre në vitet 2008 dhe 2014 i kishte dorëzuar CIA-s mbi 200 dokumente tepër sekrete ose sensitive të BND-së kundrejt një shpërblimi që kishte marrë prej të paktën 80.000 eurove.

/DW

gjermani

Sondazh

Poll
Bota 27 Janar 2023, 08:20 A.B

Varësia nga Kina më pak se sa mendohej?

Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF edhe tani janë shumë të varura nga biznesi i tyre në Kinë, ose du...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet