LIVE UPDATES
Bota

Presidentët dhe nënpresidentët amerikanë kërkohet të rishikojnë nëse kanë në zotërim dokumenta të klasifikuara

Zëdhënësit e ish-presidentëve Trump, Obama, Clinton dhe ish-nënpresidentëve Pence, Dick Cheney, Al Gore dhe Dan Quayle nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

27 Janar 2023, 08:25 Nga I.A
Presidentët dhe nënpresidentët amerikanë kërkohet
Arkivi Kombëtar

SHBA- Arkivi Kombëtar u ka kërkuar ish-presidentëve dhe nënpresidentëve të SHBA-ve që të rishikojnë të dhënat e tyre personale për çdo dokument të klasifikuar pas lajmit se presidenti Joe Biden dhe ish-nënpresidenti Mike Pence kishin dokumente të tilla në zotërim.

Arkivat u dërguan një letër të enjten përfaqësuesve të ish-presidentëve dhe nënpresidentëve, duke shkuar deri në periudhën e presidentit Ronald Regan për të siguruar pajtueshmërinë me Aktin e të dhënave presidenciale, sipas një kopjeje të marrë nga agjencia Associated Press. Akti thotë se çdo regjistrim i krijuar ose i marrë nga presidenti është pronë e qeverisë së SHBA dhe do të menaxhohet nga Arkivat në fund të çdo administrate.

Arkivat ua dërguan letrën përfaqësuesve të ish-presidentëve Donald Trump, Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Ronald Reagan, dhe ish-nënpresidentëve Pence, Biden, Dick Cheney, Al Gore dhe Dan Quayle.

Përgjegjësia për të respektuar Aktin e të dhënave presidenciale "nuk zvogëlohet pas përfundimit të një administrate," shkruante Arkivi në letër. "Prandaj, ne kërkojmë që të bëni një vlerësim të çdo materiali të mbajtur jashtë (Arkivit) që ka të bëjë me administratën për të cilën ju keni shërbyer për të përcaktuar nëse materialet e supozuara më parë se ishin personale në natyrë, mund të përmbajnë pa dashje të dhëna presidenciale ose nënpresidenciale".

Zëdhënësit e ish-presidentëve Trump, Obama, Clinton dhe ish-nënpresidentëve Pence, Dick Cheney, Al Gore dhe Dan Quayle nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Freddy Ford, shefi i kabinetit të ish-presidentit George W. Bush, sugjeroi në përgjigjen e tij për Arkivin se zyra e zotit Bushit nuk besonte se një kërkim ishte i nevojshëm, duke thënë: “Faleminderit për shënimin tuaj. Ne e kuptojmë qëllimin e tij dhe mbetemi të sigurt se asnjë material i tillë nuk është në zotërimin tonë.”

Avokatët e presidentit Biden hasën në dokumente të klasifikuara nga koha e tij si zëvendëspresident në një kabinet të mbyllur, teksa po paketonin një zyrë që ai nuk e përdor më në nëntor. Që atëherë, kërkimet e mëvonshme nga FBI dhe avokatët e Bidenit kanë gjetur më shumë dokumente. Ish-zëvendëspresidenti Pence, gjithashtu, këtë javë, zbuloi dokumente dhe i dorëzoi pasi kishte thënë më parë se nuk besonte se kishte të tilla.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, por kërkimet nga avokatët e zotit Biden dhe FBI-së duket se po përmbushin kërkesën e Arkivave. Arkivi nuk bëri asnjë koment.

Trajtimi i dokumenteve të klasifikuara ka qenë një problem i vazhdueshëm për dekada, nga presidentët tek anëtarët e kabinetit dhe stafi nëpër administrata të shumta që shtrihen deri tek Jimmy Carter. Por çështja ka marrë një rëndësi më të madhe që kur ish-presidenti Donald Trump mbajti me dashje materiale të klasifikuara në pronën e tij në Florida, duke shkaktuar sekuestrimin e paprecedentë nga FBI-ja të mijëra faqeve të të dhënave vitin e kaluar.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland caktoi një këshilltar special për të hetuar trajtimin e dokumenteve nga zoti. Trump, si dhe zoti Biden.

Rezulton se zyrtarë nga të gjitha nivelet e qeverisjes zotërojnë materiale të klasifikuara dhe ua dorëzojnë ato autoriteteve të paktën disa herë në vit, sipas një personi tjetër të njohur me këtë çështje, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së natyrës së dokumenteve të klasifikuara.

Zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarë të përfshirë në trajtimin e informacionit të klasifikuar thonë se ndonëse ka politika të qarta se si duhet të rishikohen dhe ruhen këto informacione, këto rregulla ndonjëherë lihen mënjanë në nivelet më të larta. Ekipet e zyrtarëve të sigurisë kombëtare, sekretarëve dhe ndihmësve ushtarakë, të cilët ndajnë përgjegjësinë për të mbajtur të informuar drejtuesit e nivelit të lartë - dhe vetë drejtuesit - mund të anashkalojnë rregullat ndonjëherë thjesht për pakujdesi.

Ndërsa shumica e vëmendjes i është kushtuar informacionit të klasifikuar, Akti i Regjistrimeve Presidenciale në të vërtetë kërkon që, nga administrata e Reganit e në vazhdim, të gjitha të dhënat duhet të transferohen në Arkiva, pavarësisht nga klasifikimi. Është kundër ligjit federal të kesh dokumente të klasifikuara në një vend të paautorizuar, por është krim vetëm nëse kjo është bërë me dashje.

Marrë nga VOA

mike pence joe biden

Sondazh

Poll
Bota 27 Janar 2023, 08:20 A.B

Varësia nga Kina më pak se sa mendohej?

Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF edhe tani janë shumë të varura nga biznesi i tyre në Kinë, ose du...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë