LIVE UPDATES
Bota

Mustafa: Opozita s'duhet të presë që Kurti të rrëzohet, kanë mjaft argumenta që ta rrëzojnë

Mustafa shtoi se opozita duhet të reagojë sa më shpejt pasi ka mjaft argumenta.

28 Nëntor 2022, 22:15 Nga I.A
Mustafa: Opozita s'duhet të presë që Kurti të
Isa Mustafa

TIRANË- Ish-kryetari i LDK, Isa Mustafa deklaroi se do të donte të shikonte një opozitë më konkrete dhe dinamike në Kosovë e cila nuk pret që Albin Kurti të rrëzoheët vetë por të përdori të gjitha mënyrat për ta rrëzuar. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Mustafa shtoi se opozita duhet të reagojë sa më shpejt pasi ka mjaft argumenta.

Pjesë nga intervista:

Peka: Kalojmë pak tek opozita. Ndërkohë që zoti Kurti replikën dhe i drejtohet gjithmonë vetëm zotit Haradinaj, ndërkohë që dy liderat e tjerë të opozitës duken shumë perëndimor. A ju duket se Albin Kurti po fut në kurth opozitën, që po e peshkon zotin Haradinaj dhe duke e njësuar opozitën me figurën e Haradinajt, ndërkohë që dy kryetarët e dy partive kryesore të opozitës ndoshta nuk kanë heroizmin e zotit Haradinaj në luftë nuk kanë mëkate në qeverisje dhe nuk janë të akuzuar për asgjë. Fotografia finale është që ne kemi një kryeministër, Albin Kurti, që nuk akuzohet për korrupsion dhe një protagonist opozite, Ramush Haradinaj që akuzohet për shumë gjëra në qeverisje, jo për mungesë heroizmi.

Mustafa: Sa i përket akuzave për korrupsion është qëndrim i gabuar edhe i opozitës tonë në kuvend edhe i subjekteve të tjera të cilat paraprakisht konkludojnë që është kjo një qeveri e korruptuar apo nuk është. Unë nuk do të kisha thënë që qeverisja e Kurtit është e pakorruptuar sepse faktet flasin pak më ndryshe, që do të thotë se ka probleme në ndërrimet që janë bërë ne bordet e kompanive publike q janë krejt ndërrime politike të cilat futen në fushën e korrupsionit. Kanë dal probleme me pagesat që i janë dash me ju bë punëkryesve. Ka pas në media raste kur kanë kërkuar para në mënyrë që të bëjnë pagesa, dhe këto raste kanë ndodhur në qeverisjen e Kurtit. Kanë pasur probleme me funksionimin e organeve shqyrtuese të prokurorimit publik, që është vonuar kompletimi i këtij programi dhe kontratat janë lidhur dhe kanë vepruar pa gjykimin nga ky organ. Ka pasur probleme të shumta në mënyrën e lidhjes së kontratave për procesin e prokurorimit që janë bërë me negociata dhe nuk janë bërë mbi bazat e konkurrencës, gjë që ne nuk e kemi bërë. Në qeverinë time nuk kemi lejuar që as Ministria e Punëve të Brendshme, as policia, as AKI-ja të furnizohet me armatim e me gjëra të tjera jashtë procesit konkurrues. Ne ju kemi kthyer edhe ju kemi thënë ‘Jo’. Tani ka shumë kontrata që janë bërë në bazë të negociatave. Në qoftëse kontrata bëhet një më një, atëherë kush garanton do të thotë që aty nuk ka pasur raste korruptive, dhe në këtë aspekt unë mendoj ka lëshime, ka edhe vlerësime të pabazuara, mirëpo nuk mundet që të shfajësojmë askënd e të thëni është i pakorruptuar ose ta amnistojmë nga korrupsioni. Sa i përket opozitës, ka zgjidhur LDK-ja, shoh edhe PDK-ja që ta bëjnë një opozitë të tillë. A do arrijmë që me këtë opozitë ta mund, ose edhe nëse nuk e mund, ta dobësojë zotin Kurti ose të prezantojë përpara opinionit publik se çfarë po bën e çfarë nuk po bën kjo qeveri. Po nuk jam i sigurt. E kam thënë edhe më parë, do të kisha pasur dëshirë të shihja një opozitë e cila është është konkrete, e cila është shumë më dinamike, më e gjallë dhe e cila nuk pret që Albin Kurti do të rrëzohet vetë apo do ta rrëzojë vetveten. Çdo opozitë duhet të synojë të rrëzojë qeverinë. Opozita ekziston në mënyrë që të kundërshtojë dhe të rrëzojë kundërshtarin.

Peka: Pra ju po thoni se kemi më shumë një opozitë e cila kujdeset për ta mbajtur në këmbë deri në fund të mandatit zotin Kurti, sesa një opozitë që po tenton që ta rrëzojë zotin Kurti?

Mustafa: Në mentalitetin tonë ashtu duket edhe pse unë nuk mund ta fajësojë në asnjë rast LDK-në që ajo ka interes që ta mbajë këtë qeveri deri në fund, mirëpo situata tek ne është e tillë. Argumente ka tepër. Çdo ditë mbahen nga dy konferenca për media për dështimet dhe gabimet që po ndodhin në ministri të caktuara në nivel të qeverisë.

Peka: E thënë më shqip, kjo është opozita që ju nuk do e dëshironit?

Mustafa: Asesi, ka ndodhur ulja e pagave për prokuror edhe gjyqtarë. Si mundet që opozita të rrijë duarkryq e të mos reagojë çdo ditë për këtë? Sepse kjo po dobëson sistemin e drejtësisë në vend. Nuk është në rregull që qeveria pas dy viteve të marri vendim që gjyqtarëve dhe prokurorëve ti ulin rrogat, dhe nuk mund të arsyetohet kjo sepse është një vendim i gjykatës kushtetuese i vitit 2017, i cili e ka trajtuar çështjen e rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe e ka miratuar atë si të ligjshëm. E tani pas 5 viteve nuk mundet qeveria të thotë se në mënyrë të paligjshme qeveria i ka rritur këto paga.

isa mustafa

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët