LIVE UPDATES
Bota

NASA: 2022 ishte viti i pestë më i ngrohtë në histori

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) konstatoi se temperatura mesatare globale gjatë vitit 2022 ishte 14.76 gradë Celcius, duke e radhitur kështu vitin e gjashtë më të nxehtë në histori. Kjo agjenci nuk përfshin rajonet polare në përllogaritjet e saj, por tha se nëse do të përllogariteshin, atëherë viti që kaloi do të ishte viti i pestë më i ngrohtë në histori.

17 Janar 2023, 18:59 Nga k.m.
NASA: 2022 ishte viti i pestë më i ngrohtë në histori
Foto ilustruese

Agjencitë e qeverisë amerikane thonë se viti 2022 ishte viti i pestë ose i gjashtë më i nxehtë në histori. NASA tha se viti i kaluar ishte 1.1 gradë Celcius më i ngrohtë se mesi i shekullit të 19-të. Ngrohja e Tokës vazhdoi vitin e kaluar. Megjithëse nuk arriti shifër rekord, viti 2022 ishte sidoqoftë ndër pesë ose gjashtë vitet më të nxehta në histori, njoftuan agjencitë e qeverisë amerikane.

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) konstatoi se temperatura mesatare globale gjatë vitit 2022 ishte 14.76 gradë Celcius, duke e radhitur kështu vitin e gjashtë më të nxehtë në histori. Kjo agjenci nuk përfshin rajonet polare në përllogaritjet e saj, por tha se nëse do të përllogariteshin, atëherë viti që kaloi do të ishte viti i pestë më i ngrohtë në histori.

NASA, e cila e ka përfshirë Arktikun prej kohësh në përllogaritjet e saj, konfirmoi se 2022 ishte pothuajse viti i pesë më i ngrohtë, së bashku me vitin 2015.

“Radhitet i pesti së bashku me vitin 2015. Vitet më të ngrohta ishin 2016 dhe 2020 që zënë së bashku vendin e parë dhe gjithashtu 2019 dhe 2017 ishin goxha të ngrohtë. Është gjithashtu ndër dhjetë vitet më të ngrohta që konfirmojnë tendencën e ngrohjes së temperaturave që nga vitet 1970 dhe që nga shekulli 19. Është viti i tetë me radhë që ngrohet me mbi 1 gradë Celcius krahasuar me fundin e shekullit 19. Kjo po na afron shumë pranë udhëzimit prej 1.5 gradësh Celcius që u vendos nga Marrëveshja e Parisit”, thotë Gavin Schmidt, nga Instituti “Goddard” për Studimet Hapësinore në NASA.

Kjo ngrohje ndodhi gjatë vitit 2022 megjithëse ndodhi edhe fenomeni La Nina, që ftoh pjesët ekuatoriale të Paqësorit dhe që ul në mënyrë domethënëse temperaturat mesatare globale. Ky është i kundërti i fenomenit El Nino, që ngroh Paqësorin dhe që zakonisht arrin kulmin e tij në muajin dhjetor.

Një grup i pavarur shkencëtarësh, “Berkeley Earth”, konstatoi se 2022 ishte viti i pestë më i nxehtë në histori dhe vuri në dukje se ishte më i nxehti në historinë e 28 vendeve të botës, ndër të cilat janë Kina, Britania, Spanja, Franca, Gjermania dhe Zelanda e Re.

Viti i kaluar ishte pak më i nxehtë se viti 2021, dhe shkencëtarët thonë se për tetë vjet temperaturat janë rritur me ritëm më të lartë, me mbi 1 gradë Celcius se gjatë periudhës paraindustriale, thonë agjencitë amerikane. NASA vazhdon të mbledhë të dhëna për temperaturën nga mbarë bota.

“Marrim të dhëna metereologjike nga vendet në mbarë botën. Marrim të dhënat e anijeve nga mbarë bota, nga rrjeti i paisjeve matëse Argo në oqeane. I bashkojmë të gjitha këto duke bërë korrigjimet e duhura, për shkak të ndërhyrjeve që nuk lidhen me klimën, dhe kështu marrim një pasqyrë të dhënash për të paktën që nga shekulli 19”, thotë Schmidt, i cili mbikëqyr këtë proces në NASA.

Ai thotë se megjithëse fenomeni ftohës La Nina është në vitin e tretë të njëpasnjëshëm, viti i kaluar pati La Nina-n më të ngrohtë në histori.

“Pra, mendojmë se 2023 do të jetë më i ngrohtë se 2022, si për shkak se intensiteti i La Nina-s do të bjerë, por edhe sepse do të jetë një tjetër vit që do të ndjekë prirjen afatgjatë”, thotë ai.

Schmidt thotë se ka tregues për përshpejtim të ngrohjes, por të dhënat nuk janë ende të mjaftueshme për këtë. Sidoqoftë tendenca e përgjithshme për ngrohjen është plotësisht e konfirmuar. Paraardhësi i tij, shkencëtari për klimën James Hansen, pati dëshmuar për rritje të ngrohjes në vitin 1988, që u rendit në atë kohë si viti më i ngrohtë. Tashmë, viti 1988 renditet në vendin e 28 të viteve më të ngrohta në histori./VOA

nasa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet