Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Qindra organizata joqeveritare kanë qenë instrumentale në përpjekjet për të adresuar një prej krizave më të rënda humanitare në botë, pasi gjysma e popullsisë prej 38 milionë banorësh e Afganistanit përballet me varfëri dhe 3 milionë fëmijë janë të rrezikuar nga kequshqyerja.
Të paktën tri agjenci ndërkombëtare të ndihmës kanë rinisur në mënyrë të pjesshme punën në Afganistan, pas sigurive të autoriteteve talibane se gratë afgane mund të punojnë në sektorin e shëndetësisë. Qindra organizata joqeveritare kanë qenë instrumentale në përpjekjet për të adresuar një prej krizave më të rënda humanitare në botë, pasi gjysma e popullsisë prej 38 milionë banorësh e Afganistanit përballet me varfëri dhe 3 milionë fëmijë janë të rrezikuar nga kequshqyerja.
Organizatat CARE, Save the Children dhe International Rescue Committee (IRC) kishin pezulluar operacionet e tyre në dhjetorin e vitit të kaluar, në shenjë proteste me vendimin e autoriteteve në Afganistan që ndaluan gratë të punojnë për organizatat e ndihmës.
“Ne kemi pranuar siguri të qarta nga autoritetet relevante se stafi jonë i gjinisë femërore do të jetë i sigurt dhe mund të punojë pa pengesa”, tha Save the Children përmes një deklarate, duke konfirmuar se ditëve të fundit kanë rinisur punën në sektorin e shëndetësisë.
“Megjithatë, ndalesa e përgjithshme është ende në fuqi dhe aktivitetet tona tjera, për të cilat ne nuk kemi siguri se koleget tona mund të punojnë, mbeten të pezulluara”.
IRC dhe CARE po ashtu konfirmuan se kanë rinisur punën me stafin e tyre të përbërë nga gratë në sektorin e shëndetësisë.
Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje talibanëve që të heqin ndalesën që gratë të punojnë në sektorin e ndihmës, që pritet të ketë pasoja të mëdha lidhur me ndihmën që shkon në Afganistan. Që kur talibanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, ata vendosën ndalesa të ashpra ndaj grave, duke i larguar nga jeta publike. Përveç ndalesës për punë në organizata të ndihmës, talibanët veç tjerash kanë ndaluar shkollimin e mesëm për vajzat dhe atë universitar. Grave afgane po ashtu u është ndaluar që të shkojnë në parqe, palestra dhe banja publike./VOA
Andrew Tate RUMANI- Shefi i sigurimit të Andrew Tate ka dhënë një rrëfim zhgënjyes për gratë që qënd...
Hashash KANADA- Një dyqan që do të shesë heroinë dhe hashash do të hapet në Vankuver të Kanadasë, pë...
Matteo Messina Denaro ITALI- Në apartamentin ku fshihej bosi i ‘Cosa Nostra’-s, Matteo Messina Denaro, janë gjetur shumë sende. ...
Greta Thunberg GJERMANI- Greta Thunberg është arrestuar nga Policia gjatë një demonstrate në Gjermani. Aktivisti mjedisor, 20 vje...
Foto ilustruese Përgjatë 15 vjetëve që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Qeveria në Beograd pretendon se 2...
OXFAM Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet këtë javë në Davos të Zvicrës, shoqata e njohur bam...
Foto ilustruese MALI I ZI- Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve t&eum...
Vucic dhe Kurti SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kritikuar reklamat ruse që tentojnë të rekrutojn&e...
Aleksander Vucic SERBI- Vladan Alimpijević, gazetar i medias 'N1' ka përmbledhur përshtypjet e Forumit Ekonomik Botëror të këtij v...
Foto ilustruese Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krahasuar me fillimin e vitit të kaluar. Vendi m&...