LIVE UPDATES
Bota

NATO përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake në disa dekada

Në stërvitjen, që do të zgjasë disa muaj, do të angazhohet një personel ushtarak prej 90 mijë trupash.

19 Janar 2024, 16:17 Nga N.F
NATO përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake
Foto ilustruese

SHBA- NATO javën e ardhshme do të fillojë një nga stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në disa dekada, e cila ka për qëllim të tregojë se aleanca perëndimore është e gatshme të mbrojë territorin e saj në kufirin me Rusinë, tha një zyrtar i saj në Bruksel. Në stërvitjen, që do të zgjasë disa muaj, do të angazhohet një personel ushtarak prej 90 mijë trupash.

Stërvitja vjen në një kohë kur në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës asnjëra palë nuk po përparon. NATO nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë konflikt, megjithëse shumë vende anëtare kanë dërguar armë në Ukrainë dhe kanë stërvitur forcat e saj ushtarake. Disa muaj para se Presidenti Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të sulmonin Ukrainën në shkurt të vitit 2022, NATO filloi të shtonte praninë e saj me trupa dhe pajisje në krahun e saj lindor, që kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën. Ky ishte përforcimi më i madh ushtarak i aleancës perëndimore që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Manovrat ushtarake kanë për qëllim të frenojnë Moskën nga vënia në shënjestër e vendeve anëtarë të NATO-s, që kufizohen me Rusinë.

Stërvitja “Steadfast Defender 24” “do të dëshmojë se NATO mund të kryejë operacione të ndërlikuara në shumë fusha dhe në çdo kohë për disa muaj në një hapësirë prej mijëra kilometrash, nga pjesa më e largët veriore e Evropës deri në atë qendrore dhe lindore”, tha një zyrtar i aleancës me 31 vende anëtare.

Trupat do të dislokohen në Evropë deri në fund muajit maj, në kuadër të asaj që NATO e quan “simulim i skenarëve emergjent të konfliktit me një armik të afërt”. Sipas planit të ri të NATO-s për mbrojtjen, armiqtë e saj kryesorë janë Rusia dhe organizatat terroriste.

“Aleanca do të tregojë aftësitë e saj në përforcimin e zonës Euro-Atlantike përmes lëvizjes transatlantike të forcave të saj nga Amerika e Veriut”, tha për gazetarët komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan Christopher Cavoli.

Gjeneral Cavoli tha se stërvitja do të tregojë “unitetin, forcën dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur njëri-tjetrin”. Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer tha se kjo do të tregojë se “ne mund të sjellim një numër rekord trupash dhe të zhvillojmë një stërvitje brenda një territori të madh, në të gjithë aleancën dhe oqeanin (Atlantik) nga Shtetet e Bashkuara në Evropë.”

Admirali Bauer tha se ky është “një ndryshim i madh” krahasuar me numrin e trupave në stërvitjet e vitit të kaluar. Sekretari britanik i mbrojtjes Grant Shapps tha se, në kuadër të stërvitjes së NATO-s, Britania do të angazhojë 20 mijë trupa, avionë luftarakë, luftanije dhe nëndetëse, një pjesë e të cilave do të dislokohen në Evropën Lindore nga muaji shkurt deri në qershor.

Marrë nga VOA

nato stervitje lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend