LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Rusia dëshiron të përdorë zgjedhjet në Evropë kundër Ukrainës

Zgjedhje do të mbahen në Bashkimin Evropian, në Britani, Austri, Maqedoni të Veriut e Gjeorgji.

19 Janar 2024, 14:43 Nga M.B
SHBA: Rusia dëshiron të përdorë zgjedhjet në
James Rubin. Fotografi nga arkivi.

SHBA- Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të kryejë “operacione të informacionit”, që do të kenë për qëllim të kthejnë opinionin në Evropë kundër Ukrainës, përderisa disa shtete në mbarë kontinentin do të mbajnë zgjedhje këtë vit. Zgjedhje do të mbahen në Bashkimin Evropian, në Britani, Austri, Maqedoni të Veriut e Gjeorgji. Ndërkaq, Ukraina ende nuk ka vendosur nëse do të mbajë zgjedhjet, që ishin paraparë më herët të mbaheshin më 2024. James Rubin, i dërguari i posaçëm dhe koordinator në Qendrën Globale të Angazhimit të Departamentit amerikan të Shtetit, u tha gazetarëve më 18 janar, se kundërshtari i SHBA-së, Rusia, por edhe Kina, po punojnë në mbarë botën për të paraqitur propagandën e tyre shtetërore si gazetari të pavarur, duke fshehur burimin e vërtetë. Rubin nuk përmendi në mënyrë specifike emrat e shteteve për të cilat ai shprehu shqetësim. Megjithatë, ai tha se kërcënimet kryesore gjatë këtij viti janë në Evropë, e cila në fillim të luftës së Rusisë kundër Ukrainës më 2022 ishte bashkuar kundër luftës dhe ka ofruar ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër për Ukrainën.

“Rusia po shpreson se numri i madh i zgjedhjeve në Evropë këtë vit mund ta ndryshojë atë që ka qenë një koalicion i jashtëzakonshëm dhe një kundërshtar i disiplinuar i luftës së tij”, tha Rubin.

“Ne besojmë se rusët do të kryejnë operacione të informacionit në mbarë Evropën për të tentuar që të ndryshojnë opinionin ndaj Ukrainës gjatë këtij sezoni zgjedhor”, shtoi ai.

Ambasada ruse në Uashington nuk ka komentuar menjëherë këtë deklaratë të James Rubinit. Qendra Globale e Angazhimit, që ka për detyrë të ekspozojë fushatat e huaja të dezinformimit, vitin e kaluar tha se kishte zbuluar përpjekje të financuar nga rusët në mbarë Amerikën Latine. Këto përpjekje synonin të ushqenin me propagandë dhe dezinformata mediat lokale. Atëbotë, Rusia i cilësoi si të pabaza këto pretendime. Vitin e kaluar, në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës, që iu dërgua mbi 100 qeverive, u tha se Moska po përdor spiunët, mediat sociale dhe mediat shtetërore ruse për të ulur besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve demokratike./ REL

shba rusia ukraina

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën