LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Gaza, ministrat e BE-së takim me diplomatët e lartë izraelitë dhe palestinezë në Bruksel

Takimet kanë të bëjnë me luftën në Gazë dhe perspektivat për një zgjidhje të ardhshme paqeje, thanë zyrtarët.

19 Janar 2024, 15:44 Nga N.F
Lufta në Gaza, ministrat e BE-së takim me diplomatët e lartë
Foto ilustruese

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë disa takime të hënën me homologët e Izraelit, Autoritetit Palestinez dhe vendeve kryesore arabe. Takimet kanë të bëjnë me luftën në Gazë dhe perspektivat për një zgjidhje të ardhshme paqeje, thanë zyrtarët. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz dhe homologu i tij palestinez, Riyad al-Maliki, nuk pritet të takohen me njëri-tjetrin gjatë vizitave të tyre në Bruksel.

Ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite, gjithashtu, do të takohen me homologët evropianë në Bruksel, në kohën e frikës se një konflikt më i gjerë mund të përfshijë Lindjen e Mesme. Diplomatët evropianë thanë se qëllimi i tyre është të informojnë secilën palë mbi mënyrat për t'i dhënë fund dhunës në terren si dhe për hapat e ardhshëm drejt një zgjidhjeje afatgjatë.

Izraeli nisi ofensivën pas sulmit të paprecedent të Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evorpian - në jug të Izraelit më 7 tetor, kur luftëtarët e grupit vranë 1.200 persona dhe morën peng afër 250 të tjerë. Afër 130 pengje Izraeli beson se ende janë nën robërimin e Hamasit. Lufta ka rritur tensionet në mbarë rajonin, duke kërcënuar nxitjen e konflikteve të tjera.

Si përgjigje, Izraeli është zotuar të "asgjësojë" Hamasin dhe ofensiva e tij ajrore dhe tokësore ka vrarë të paktën 24.620 palestinezë, rreth 70 për qind e tyre gra, fëmijë dhe adoleshentë, sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Blloku prej 27 vendesh, së bashku me Shtetet e Bashkuara, beson se krijimi i një shteti palestinez mbetet e vetmja mënyrë e mundshme për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

Por kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten e kundërshtoi kategorikisht këtë sugjerim. Franca ka thënë se BE-ja do të miratojë të hënën sanksione ndaj Hamasit për sulmin e 7 tetorit. Shefi politik i lëvizjes islamike në Gazë, Yahya Sinwar, u shtua të martën në listën e zezë "terroriste" të BE-së.

Diplomatët thonë se vendet e BE-së janë gjithashtu në procesin e hartimit të sanksioneve kundër kolonëve "ekstremistë" izraelitë në Bregun Perëndimor. Vendet e BE-së këtë javë dhanë mbështetjen fillestare për ngritjen e një misioni detar për të ndihmuar në mbrojtjen e anijeve nga sulmet e Huthëve të Jemenit në Detin e Kuq. Takimi i ministrave të BE të hënën është caktuar për të diskutuar mbi misionin, por ai pritet të finalizohet n muajin e ardhshëm. Holanda dhe Gjermania kanë thënë se janë të gatshme të kontribuojnë me anije në mision.

Marrë nga REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet