LIVE UPDATES
Bota

Lufta e Izraelit në Gazë dhe ndikimi mbi Shtetet e Bashkuara

Zyrtarët humanitarë thonë se sistemi shëndetësor në enklavën palestineze po shembet dhe Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për armëpushim.

19 Janar 2024, 15:23 Nga N.F
Lufta e Izraelit në Gazë dhe ndikimi mbi Shtetet e Bashkuara
Foto ilustruese

SHBA- Trysnia ndaj Izraelit dhe aleatit kryesor të tij, Shteteve të Bashkuara, po vazhdon të rritet, ndërsa numri i viktimave në Gazë ka arritur në mijëra. Zyrtarët humanitarë thonë se sistemi shëndetësor në enklavën palestineze po shembet dhe Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për armëpushim. Ndërsa udhëheqësit e “Vendeve të Paangazhuara”, lëvizjes së 120 vendeve të palidhur me ndonjë prej blloqeve të Luftës së Ftohtë, përgatiten për një takim të nivelit të lartë, korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington Anita Powell njofton mbi ndikimin e luftës Izrael-Hamas mbi Shtetet e Bashkuara.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Izraelin, që po vazhdon opreacionin e tij ushtarak për shkatërrimin e Hamasit, ka pasur pasoja globale. Parlamenti Evropian miratoi të enjten një rezolutë që kërkon armëpushim të përhershëm, me kusht që grupi militant i Hamasit të pushojë së funksionuari dhe pengjet të lirohen. Presidenti Biden, i cili u ka rezistuar thirrjeve për një armëpushim, tha dje se konflikti do të ketë një rrugë të gjatë. Megjithëse presidenti izraelit e pranoi se operacioni ka goditur ashpër 2 milionë banorët e Gazës, ai thotë se vendi i tij nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë.

“Nuk po e mohoj tragjedinë njerëzore në Gazë. Por doni të dini diçka? Ne kujdesemi. Është e dhimbshme për ne që fqinjët tanë po vuajnë kaq shumë. Por si mund të mbrohemi ndryshe nëse armiqtë tanë janë angazhuar në një fushatë terrori në një shkallë të pabesueshme”, thotë Presidenti Isaac Herzog.

Analistët thonë se mbështetja e Uashingtonit për operacionin e Izraelit, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën mijëra viktima, ka zbehur pozitën globale të Shteteve të Bashkuara.

“Sot, për shkak të Gazës, Shtetet e Bashkuara janë edhe më të izoluara në OKB, në Asamblenë e Përgjithshme, sesa Rusia dy vjet më parë”, thotë Trita Parsi nga Instituti Quincy për Qeverisje të Përgjegjshme.

Kjo ka penguar përpjekjet amerikane në fusha të tjera, si për shembull mbledhjen e aleatëve për të vepruar kundër rebelëve Houthi, të cilët po sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq.

“I vetmi vend i madh që ngeli në koalicion ishte Mbretëria e Bashkuar. Vendet tjera si Franca, Spanja, Italia u larguan. Kjo tregon se sa është dobësuar fuqia mobilizuese e Amerikës, për shkak të mosmarrëveshjeve të thella politike midis Shteteve të Bashkuara dhe disa prej aleatëve të ngushtë të saj”, thotë zoti Parsi.

Kjo ka nxitur ata që janë ankuar prej kohësh për hegjemoninë e Shteteve të Bashkuara, si Afrika e Jugut, e cila në fillim të këtij muaji paditi Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Ne dënojmë ashpër masakrën dhe gjenocidin e tmerrshëm të popullit palestinez në Gazë dhe Bregun Perëndimor”, tha Cyril Ramaphosa, President i Afrikës së Jugut.

Gjatë ditëve në vijim, Afrika e Jugut do të jetë në mesin e 120 vendeve që do të takohen në Ugandë me delegacionet e “Vendeve të Paangazhuara”, një lëvizje e shteteve që nuk ishin zyrtarisht të lidhura, me ndonjë prej blloqeve të fuqive të mëdha gjatë Luftës së Ftohtë. Analistët thonë se kjo dëmton Shtetet e Bashkuara.

“Duke treguar se është e gatshme të ndryshojë kursin e vullnetit global kur është e interesuar të mbrojë Izraelin, Shtetet e Bashkuara në fakt delegjitimojnë këto institucione, duke përcjellë mesazhin se këto institucione nuk janë asgjë më shumë sesa një mjet i politikës së fuqive të mëdha”, thotë Anjali Dayal nga Universiteti Fordham.

Ndërkohë, ndërsa debatet vazhdojnë, Gaza është nën rrënoja.

Marrë nga VOA

shba lufta izrael-palestine gaza

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen