10 Dhjetor 2022, 17:03
Nga k.m.
Pedro Castillo
PERU- Ish-shefi i kabinetit dhe avokati i tij Pedro Castillo pretenduan se ish-presidenti i Perusë, i cili është hequr nga detyra dhe është në paraburgim, është "nxitur" nga disa persona të tjerë që të shpërndajë Parlamentin e vendit ndërsa ishte nën ndikimin e drogës.
“Nuk i kujtohet. E pyeta pse e lexoi dhe ai u përgjigj se nuk e mbante mend,"- tha të premten ish-shefi i kabinetit të tij, Guidio Belido, pasi e vizitoi atë në komisariatin ku po ndodhej. Prokurorët kanë nisur një hetim kundër tij për konspiracion.
"Ka indikacione se presidenti u detyrua ta lexonte këtë mesazh dhe se kushdo që e hartoi tekstin e bëri këtë për të përfituar nga vakuumi i pushtetit,"- shkroi Bellido në Twitter.
Zhvillimi vjen teksa presidentja e parë femër e vendit Dina Boluarte, zëvendëse e Castillo u shfaq sot në një ceremoni ushtarake në eventin e parë si kryetare e re e shtetit.
Para shkarkimit dhe arrestimit të tij kësaj jave Castillo njoftoi instalimin e një qeverie të re emergjence nën drejtimin e tij, si dhe njoftoi shtetrrethim gjatë kohës së natës. Por njoftimi i tij solli dorëheqjen e kreut të ushtrisë së Perusë dhe të katër ministrave, duke përfshirë ata të ekonomisë dhe të jashtëm.
Bellido kishte vizituar në burg ish-shefin e tij në stacionin e policisë në Lima ku po hetohet për rebelim e konspiracion, ndërsa hidhte gjithashtu dyshime për shëndetin mendor të Castillo. Ai sugjeronte se Castillo kishte vepruar nën efektin e drogave dhe se kishte lexuar një mesazh të shkruar nga të tjerë, në një gjendje të tronditur psikologjike. Ndërkohë në rrugë disa mbështetës të Castillo marshonin në kryeqytet duke kërkuar lirimin e tij.
pedro castillo peru
Bota
10 Dhjetor 2022, 16:50
I.A
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se sot Policia e Kosovës ka arrestuar n&eu...
Bota
10 Dhjetor 2022, 16:47
I.A
Dejan Pantiç
SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petk...
Bota
10 Dhjetor 2022, 16:38
I.A
David Fuller
ANGLI- Një ish-punonjës spitali, i cili ka abuzuar me kufomat e femrave, është dënuar për kryerjen e veprimeve "...
Bota
10 Dhjetor 2022, 16:07
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se janë shtyrë zgjedhjet në veri pë...
Bota
10 Dhjetor 2022, 15:27
I.A
Aleksander Vucic
SERBI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka deklaruar se tensionet në veri të Kosovës dhe Metohisë rrezik...
Bota
10 Dhjetor 2022, 14:55
k.m.
KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar të shtunën përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës...
Bota
10 Dhjetor 2022, 13:53
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Mjegulla e ngrirë, bora dhe akulli do të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimit për të...
Bota
10 Dhjetor 2022, 13:46
k.m.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Grupi Social-Demokrat në Parlamentin Evropian është distancuar nga anëtarja dhe nënpresidentja Eva Kaili,...
Bota
10 Dhjetor 2022, 13:00
d.a.
KQZ
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar të shtunën përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të...
Bota
10 Dhjetor 2022, 12:41
k.m.
Pamje nga Gjermania
GJERMANI- Një pengmarrje në një qendër tregtare në Dresden të Gjermanisë alarmoi policinë. Nj&e...