Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Diskutimet për shtyrjen e zgjedhjeve vijnë pas disa incidenteve në veri të Kosovës, që kishin për cak edhe zyrat e komisioneve komunale zgjedhore, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Ato incidente janë vlerësuar si “sulme terroriste” nga autoritetet, teksa është rritur prania policore në këtë pjesë të Kosovë.
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar të shtunën përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, mes thirrjeve nga ndërkombëtarët për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve.
Diskutimet për shtyrjen e zgjedhjeve vijnë pas disa incidenteve në veri të Kosovës, që kishin për cak edhe zyrat e komisioneve komunale zgjedhore, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Ato incidente janë vlerësuar si “sulme terroriste” nga autoritetet, teksa është rritur prania policore në këtë pjesë të Kosovë.
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve, për shkak të incidenteve në veri.
Por, në mbledhjen e KQZ-së u theksua se nuk është në kompetencën e këtij organi të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe për këtë arsye u tha se po vazhdohet me përgatitjet për to.
“Mirë që u qartësua edhe një herë për zyrtarët e lartë komunal, në këtë rast të KQZ-së, që kanë shprehur se vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre dhe kanë gatishmërinë për të shkuar në secilën komunë për të administruar këtë proces zgjedhor”, tha Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gjatë mbledhjes u vendos, me 11 vota për dhe asnjë kundër, që të shtyhet afati për nominimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve (KVV) deri më 13 dhjetor. Sipas KZQ-së, kjo shtyrje nuk ndikon në proces.
“Sigurisht që sulmet e këtyre bandave kriminale në veri kanë ndikuar në hezitimin e njerëzve që të aplikojnë për pozitat dhe ne duhet t’i përshtatemi rrethanave të reja”, tha Alim Rama, anëtar i KQZ-së i emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa sa i përket raportit të dërguar tek presidentja Vjosa Osmani, KQZ-ja tha se vetëm e ka informuar atë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por nuk është dhënë rekomandime.
Si pjesë e përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, u vendos që të certifikohen 14 kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje për Kuvendin Komunal në Komunën e Leposaviqit dhe të përditësohen broshurat për zgjedhje.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – janë shpallur pas dorëheqjes së kryetarëve, nga radhët e Listës Serbe.
Dorëheqjet e zyrtarëve të kësaj partie erdhën në fillim të nëntorit si shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale, të lëshuara nga Serbia./REL/
Pamje nga Gjermania GJERMANI- Një pengmarrje në një qendër tregtare në Dresden të Gjermanisë alarmoi policinë. Nj&e...
BRITANI- Një person ka vdekur pas një shpërthimi në një pallat në Jersey të MB, ku deri më tani 12 persona jan&eu...
Vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar në telefon me zëvendëspresidentin e Këshillit t&eum...
Tajani KOSOVË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se d...
Foto ilustruese EUROPË- Me një shpërthim arktik, banorët e Stokholmit u zgjuan nga bora e freskët të premten dhe patinator&eu...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Ushtria ukrainase ka raportuar për luftime të ashpra pasi forcat ruse sulmuan disa qytete në zonën Donba...
Foto ilustruese Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Luise Amtsberg e ngarkuara e qeverisë gjermane p&...
Jair Bolsonaro BRAZIL- Presidenti në largim i Brazilit Jair Bolsonaro bëri deklaratën e tij të parë gati 40 ditë pas hum...
KQZ KOSOVË- Ditën e sotme, në orën 11:00, do të mblidhet Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ku në rend dite ...
Foto ilustruese Një bebe i reanimuar po shtrohet në pediatrinë e tejmbushur. Për të pranuar këtë fëmijë, duhet...