LIVE UPDATES
Bota

Ndikimi i luftës në Ukrainë mbi ekonominë e Kosovës

Rritja e çmimeve, si pasojë e pandemisë COVID-19 e posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë, ka vështirësuar jetën e Ganiut.

5 Qershor 2022, 20:26 Nga DOSJA
Ndikimi i luftës në Ukrainë mbi ekonominë e Kosovës
Dyqan

KOSOVË- Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit në Kosovë, edhe ashtu të lartë për shkak të pasojave të pandemisë COVID-19, duke rënduar jetën e qytetarëve. Sipas një studimi të Institutit GAP, vetëm në periudhën janar-mars 2022, shkalla e çmimeve të konsumit ishte për 8.2 për qind më e lartë se në vitin 2021.

Ganiu, banor i Prishtinës, jeton në një lagje, jo larg qendrës së kryeqytetit. Punë të rregullt nuk ka, ndërsa me punë krahu arrin të sigurojë rreth 200 euro në muaj.

“Jam me gruan dhe djalin e kam në shkollë të mesme. Mjaft me vështirësi, mezi ia dalim”, thotë ai.

Rritja e çmimeve, si pasojë e pandemisë COVID-19 e posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë, ka vështirësuar jetën e Ganiut.

“Vërehet lehtësisht se kemi më shumë vështirësi tash, disa gjëra elementare duhet t’i blejmë, disa duhet edhe t’i lëmë. Më së shumti po e vërejmë te ushqimi, sepse rrymën po arrijmë ta kursejmë disi, ndërsa çmimet e gjërave ushqimore janë ngritur shumë”, thotë ai.

Banorë të tjerë të kësaj lagjeje i thanë Zërit të Amerikës se me gjithë përpjekjet, plotësimi i nevojave themelore të familjeve të tyre është bërë shumë sfidues.

“Me 100 euro që i marr ndihmë të pleqërisë, pension pleqërie asgjë tjetër nuk kam. Jetoj e vetme, jetoj këtu, çfarë të bëj, nuk e kam askënd. Unë për vete shpesh kam dëshirë të blejë ndonjë mollë, dardhë, tash kanë dalë edhe perimet, nuk kam me çka t’i blejë”, thotë Mymine Tatari.

“Të ardhurat mesatarisht mund të them i kemi 200 deri në 300 euro (në muaj), i menaxhojmë ashtu si mundemi. Shpresojmë që muajt e ardhshëm ndoshta lirohen çmimet e bëhet diçka”, thotë Milazim Abdullahu.

Sipas një studimi të Institutit GAP të publikuar së fundmi, vetëm në periudhën janar-mars 2022, shkalla e çmimeve të konsumit ishte për 8.2 për qind më e lartë se në vitin 2021.

Blendi Hysaj nga ky institut i tha Zërit të Amerikës se kjo ndodhur për shkak se Kosova është importuese e shumicës së prodhimeve, çmimet e të cilave janë rritur kohët e fundit.

“Andaj edhe zhvillimet të cilat ndodhin në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejtë edhe në Kosovë. Qëllimi i studimit ka qenë të identifikojë kanalet kryesore të transmetimit të situatës ekonomike në botë dhe Kosovë, ku më problematike ka dalur pjesa e energjisë elektrike, furnizimit me naftë por edhe konsumi i produkteve bazike”, tha ai.

Zoti Hysaj thotë se pritjet janë që në periudhën afatmesme të mos ketë stabilizim të çmimeve të konsumit.

“Politikat e qeverisë në një situatë të tillë nuk duhet të jenë pro ciklike apo që e nxisin konsumin meqë kjo mund të ketë efekt të kundërt në ekonomi. Pra qoftë duke ndërmarrë politika të tilla që ulin normat tatimore apo edhe ideja e injektimit të më shumë mjeteve në treg që në rastin e Kosovës mund të bëhet duke lejuar tërheqjen e kursimeve nga trusti i pensionit. Pra këto janë disa nga politikat që ne nuk rekomandojmë që qeveria t’i bëjë”, tha ai.

Në vend të kësaj, thotë zoti Hysaj, qeveria duhet të vazhdojë krijimin e politikave që ndihmojnë qytetarët që janë në gjendje më të rëndë ekonomike.

Pas pushtimit te Ukrainës nga Rusia, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar normat e rritjes ekonomike të shteteve, përfshirë edhe Kosovën, ku nga një parashikim fillestar për rritje ekonomike reale prej 4.5 për qind në vitin 2022, ajo tani është zbritur në 4 për qind. Ndërkohë Banka Botërore në raportin e saj të fundit parashikon rritje të shkallës së çmimeve prej 5.4 për qind.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë