"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
27 vendet e BE parashikojnë 17 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe 9.6 miliardë për emigracionin

Hapja e negociatave për Ukrainën, emigracioni dhe buxheti ishin pikat kyçe të diskutimeve të Samitit të Bashkimit Europian.
Diskutimet nisën me pikën për buxhetin, pavarësisht se pika e parë axhendës fillimisht ishte Ukraina. Por një ndërhyrje e presidentit Michel, e zhvendosi atë për më vonë. Megjithatë, çështja e hapjes së negociatave ka marrë mjaft vëmendje, pasi kryeministri hungarez, Victor Orban u shpreh se Kievi nuk i plotëson kushtet për anëtarësimin në BE, ndërsa presidenti ukrainas në një video u kërkoi 27 vendeve që të miratojnë hapjen e negociatave si një detyrim të besimit që kanë qytetarët europianë ndaj saj, raportojnë mediat.
Krerët e vendeve të BE-së si Giorgia Meloni, Emanuel Macron, Olaf Scholz dhe Ursula Von der Leyen zhvilluan një takim më Victor Orban.
“Për sa i përket Ukrainës, ne do të përpiqemi në mënyrë aktive të arrijmë një mirëkuptim të mirë europian,” deklaroi kancelari gjerman i pyetur nga gazetarët pas këtij takimi.
KE rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, Moldavinë dhe Bosnje-Hercegovinën, si dhe njohjen e statusit të vendit kandidat për Gjeorgjinë.
Orban: Kievi nuk i plotëson kushtet për në BE
Kryeministri hungarez Victor Orban ishte zëri kundër hapjes së negociatave për Ukrainën. Një qëndrim që ai e ka paralajmëruar edhe më parë në një letër që ia drejtoi Bashkimit Europian.
“Zgjerimi nuk është një çështje teorike, është një proces i bazuar në merita, ligjërisht i detajuar, i cili ka parakushte, janë shtatë për Ukrainën dhe madje në vlerësimin e Komisionit Evropian tre nga shtatë nuk janë arritur, për të cilat ka asnjë arsye për të negociuar”, tha Viktor Orban.
Zelenskyy: Mos e tradhtoni besimin e europianëve
Përmes një lidhjeje direkte nga Kievi, presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy kërkoi që 27 vendet e BE-së të marrin vendimin e duhur, duke mos tradhtuar besimin e europianëve.
“Sot ju kërkoj një gjë: mos i tradhtoni qytetarët dhe besimin e tyre në Europë. Nëse askush nuk beson në Europë, çfarë do ta mbajë gjallë Bashkimin Europian? Qytetarët europianë nuk do të shohin më asnjë përfitim nëse Moska merr një shpërblim nga Brukseli duke ia mohuar Ukrainës hapjen e negocitave. Putini me siguri do ta përdorë kundër nesh dhe kundër gjithë Europës”, tha presidenti ukrainas.
Presidenti Charles Michel paraqiti propozimin e tij për ndërmjetësim në buxhetin e përbashkët evropian: 22.5 miliardë burime të reja, nga të cilat 17 miliardë parashikohen për Ukrainën./Dosja.al
Joe Biden SHBA-Në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane votoi të mërkurën me një shumi...
Bursat globale u rritën të enjten, pasi investitorët u bënë shumë më optimistë se bankat qendrore globale do të u...
90-vjeçarja SHBA- Një grua 90-vjeçare është bërë virale në rrjetin social "Tik Tok", pasi tregoi se i vinte keq...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë konferencës së fundvitit, mbeti i habitur kur u përball me nj...
antonio tajani BRUKSEL- Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Tiranë p&eum...
Fredi Beleri ATHINË-Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis është përgjigjur lidhur me deklaratat e kancelarit gjer...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen për marrëveshjen përmes së...
edi rama dhe giorgia meloni ITALI- Qeveria italiane ende nuk ka dhënë një reagim për pezullimin e përkohshëm që i bë...
foto ilustruese GREQI- Në një komunikatë për mediat, partia opozitare greke SYRIZA ka deklaruar se mbështet në mënyr&eum...
foto ilustruese SHBA-Threads, aplikacioni i ri i pronarit të Facebook, Meta, ka mbërritur edhe në Bashkimin Evropian të enjten, disa mu...