LIVE UPDATES
Bota

"Biznes me djalin e tij"/ VOA: Dhoma e Përfaqësuesve voton procesin për shkarkimin e Joe Biden

Votimi për të përcaktuar nëse ka baza për të ngritur akuza ndaj presidentit Joe Biden në Dhomën e Përfaqësuesve përfundoi me 221 vota pro dhe 212 kundër.

14 Dhjetor 2023, 17:58 Nga h.k
"Biznes me djalin e tij"/ VOA: Dhoma e Përfaqësuesve voton
Joe Biden

SHBA-Në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane votoi të mërkurën me një shumicë të ngushtë për t’i hapur rrugën procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Joe Biden për përfshirje të mundshme në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij. Shtëpia e Bardhë mohon që presidenti të ketë kryer ndonjë shkelje.

Votimi për të përcaktuar nëse ka baza për të ngritur akuza ndaj presidentit Joe Biden në Dhomën e Përfaqësuesve përfundoi me 221 vota pro dhe 212 kundër.

Republikanët thanë se votimi shënoi një hap të rëndësishëm përpara në hetimin për përfshirjen ose jo të presidentit Biden në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij, Hunter.

“Është një histori e njohur: Një politikan që ndërmerr veprime nga të cilat më pas përfiton financiarisht familja e tij dhe më pas ka një përpjekje për ta fshehur një gjë që të tillë”, tha Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan.

Votimi i së mërkurës u jep republikanëve më shumë autoritet për të siguruar qasje në dokumente dhe prova për hetimin.

“Është shumë e qartë që Shtëpia e Bardhë ka penguar hetimin tonë. Mendoj se mesazhi ynë sot është shumë i qartë. Ata duhet të bashkëpunojnë”, tha Kryetari i Komisionit të Mbikqyrjes, James Comer.
Por Shtëpia e Bardhë tha se i ka përmbushur kërkesat e republikanëve.

Ata kanë marrë 100,000 faqe dokumente. Kanë intervistuar dëshmitarë për 40 orë. Dokumentet dhe dëshmitarët që ata kërkuan, i hodhën poshtë akuzat e tyre të rreme”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Hunter Biden refuzoi kërkesën e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për të dëshmuar me dyer të mbyllura të mërkurën, duke thënë se do të dëshmonte vetëm publikisht dhe se nuk kishte përfituar kurrë nga lidhjet politike të babait të tij.

Në kulmin e krizës së varësisë nga droga, u tregova jashtëzakonisht i papërgjegjshëm me financat e mia. Por të sugjerosh se kjo përbën bazë për ngritje akuzash ndaj presidentit është përtej absurdit. Është e paturpshme. Nuk ka asnjë provë që të mbështesë pretendimet se babai im ishte i përfshirë financiarisht në biznesin tim”, tha ai.

Një sondazh i fundit tregon se 44 për qind e amerikanëve është në favor të një hetimi të tillë – ndërsa 40 për qind janë kundër tij. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve thanë se votimi bëhej për arsye politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Shumica republikane do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj në shërbim të rizgjedhjes së (ish-presidentit) Donald Trump. Të gjithë e dimë se ai është pas këtij procesi”, tha ligjvënësi Robert Garcia.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson mund të hezitojë ta çojë më tej procesin, me votimin për ngritjen e akuzave zyrtare ndaj presidentit Biden. Republikanët kanë vetëm një epërsi të lehtë dhe në një cikël zgjedhor, një përpjekje e tillë për shkarkimin e presidentit do të përbënte një rrezik politik për disa republikanë në zona të ndara politikisht./ VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen