LIVE UPDATES
Bota

Ndryshoi politikën e jashtme ruse 11 vite më parë/ Putin anulon dekretin që mbështet sovranitetin e Moldavisë në konfliktin separatist

Dekreti, që përfshinte një komponent të Moldavisë, kishte ndryshuar politikën e jashtme ruse 11 vjet më parë, e cila supozonte se Moska kishte raporte më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

22 Shkurt 2023, 19:33 Nga a.l
Ndryshoi politikën e jashtme ruse 11 vite më parë/ Putin anulon
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka anuluar dekretin e vitit 2012, që mbështet pjesërisht sovranitetin e Moldavisë në një zgjidhje në të ardhmen për rajonin e Transnistrisë, një rajon separatist që mbështetet nga Moska dhe gjendet në kufi me Ukrainën. Në këtë rajon, Rusia ka trupa të saj.

Dekreti, që përfshinte një komponent të Moldavisë, kishte ndryshuar politikën e jashtme ruse 11 vjet më parë, e cila supozonte se Moska kishte raporte më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Urdhri për anulimin e këtij dokumenti të vitit 2012 u publikua në ueb-faqen e Kremlinit dhe në të thuhej se vendimi u mor për të “siguruar interesat kombëtare të Rusisë në lidhje me ndryshimet e thella që po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Ky vendim është pjesë e një sërë lëvizjesh anti-perëndimore të njoftuara nga Putini të martën.

Alexandru Flenchea, kryetari moldav i Komisionit të përbashkët të kontrollit të zonës së sigurisë rreth Trandsniestërit, tha se anulimi nuk nënkupton se Putini po heq dorë nga nocioni i sovranitetit moldav.

Dekreti është një dokument politikash që zbaton konceptin e politikës së jashtme të Rusisë”, tha Flenchea. “Moldavia dhe Rusia kanë një marrëveshje bazë politike që parasheh respekt të ndërsjellë për integritetin territorial të shteteve tona”.

Kremlini ka thënë se raportet e Rusisë me Moldavinë – shtet që javën e kaluar zgjodhi një qeveri të re pro-perëndimore që u zotua se do t’i bashkohet BE-së – janë shumë të tensionuara. Moska akuzoi Moldavinë se po ndjek një agjendë anti-ruse.

E gjendur midis Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia – një prej shteteve më të varfra të Evropës – që nga viti 2020 udhëhiqet nga presidentja Maia Sandu, që ka mbështetje të fuqishme të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan, Joe Biden, u takua me Sandunë në Poloni të martën dhe riafirmoi mbështetjen e Uashingtonit për Moldavinë.

Sandu së fundmi ka akuzuar Rusinë se ka një plan për të rrëzuar udhëheqjen e shtetit të saj. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Moska. Në dekretin e vitit 2012 thuhej se Rusia do të kërkonte mënyra për të zgjidhur çështjen e rajonit separatist “bazuar në respektimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe statusit neutral të Republikës së Moldavisë në përcaktimin e statusit të posaçëm të Trandsniestërit”.

Ky rajon separatist, ku jetojnë banorë që flasin rusisht, u shkëput nga Moldavia më 1990, një vit para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Moldavia ka shprehur frikën se rajoni do t’i bashkohet Rumanisë, shtet me të cilin ndan gjuhën dhe kulturën e përbashkët./REL/

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet