All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

"Ne duhet të bëjmë punën tonë", zyrtari i lartë i BQE mbron rritjen e normave të interesit për të luftuar inflacionin

Këto deklarata sfiduese nga de Guindos, i cili perceptohet gjerësisht si një centrist në Këshillin Drejtues të BQE-së, vijnë pasi banka është përballur me kritika nga liderë të tillë si presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, të cilët kanë shprehur shqetësime për shpejtësinë e madhe me të cilën BQE po rrit normat, si dhe për implikimet që mund të kenë këto lëvizje në rritjen ekonomike.

9 Nëntor 2022, 07:07 Nga DOSJA
"Ne duhet të bëjmë punën tonë", zyrtari i
Luis de Guindos
All - Paragraf - 1

Banka Qendrore Europiane është gjendur përballë kritikave nga Emmanuel Macron dhe të tjerë lidhur me ritmin e rritjes së normave të interesit. Banka Qendrore Europiane do të vazhdojë të rrisë normat e interesit për të luftuar inflacionin, sipas zëvendëspresidentit Luis de Guindos, i cili hodhi poshtë paralajmërimet nga liderët e vendeve të BE-së se shtrëngimi agresiv i politikës monetare mund të dëmtojë perspektivat e rritjes ekonomike të eurozonës.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim normat e interesit deri në atë nivel që do ta bëjë inflacionin të jetë në përputhje me përkufizimin tonë për stabilitetin e çmimeve,” tha de Guindos për POLITICO në një intervistë. “Ne duhet të bëjmë punën tonë.”

Këto deklarata sfiduese nga de Guindos, i cili perceptohet gjerësisht si një centrist në Këshillin Drejtues të BQE-së, vijnë pasi banka është përballur me kritika nga liderë të tillë si presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, të cilët kanë shprehur shqetësime për shpejtësinë e madhe me të cilën BQE po rrit normat, si dhe për implikimet që mund të kenë këto lëvizje në rritjen ekonomike.

De Guindos gjithashtu la të hapur mundësinë për një tjetër rritje të normës së interesit me 75 pikë bazë në takimin e ardhshëm të komitetit të politikave monetare të bankës në dhjetor. BQE i rriti normat e interesit me këto përmasa për herën e dytë radhazi në muajin tetor, duke vazhduar kështu ritmin më të shpejtë të ciklit shtrëngues në historinë e bankës qendrore, ndërkohë që inflacioni u rrit mbi 10 për qind për herë të parë.

I pyetur në lidhje me argumentin se ndërmarrja e rritjeve më të vogla tani do të ishte një veprim më i kujdesshëm në kushtet e pasigurisë së lartë, de Guindos tha: “Ne bazohemi kryesisht tek inflacioni dhe, nëse shikoni trendin në tetor, mund të vini re se rritja e tij po përshpejtohet.”

Ai theksoi se indikatori i ashtuquajtur inflacioni bazë – i cili nuk merr parasysh produktet me çmime të paqëndrueshme, të tilla si energjia, dhe përdoret si matës për tendencat e ardhshme të inflacionit – u rrit në 5 për qind. Kjo shifër është më shumë sesa dyfishi i objektivit të inflacionit afatmesëm të BQE-së prej 2 për qind.

Megjithëse de Guindos nuk u shpreh nëse ai pret një rishikim tjetër të parashikimit aktual të BQE-së prej 5.5 përqind për inflacionin e vitit 2023 në takimin e ardhshëm të dhjetorit, ai tha se “ne e kemi nënvlerësuar inflacionin për një kohë të gjatë”.

“Mendimi im është se inflacioni do të qëndrojë rreth nivelit aktual prej 10.7 për qind gjatë muajve të ardhshëm. Ai do të fillojë të bjerë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por mesatarisht, inflacioni total dhe ai bazë do të mbeten në nivele shumë të larta”, tha ai. “Ka të bëjë më shumë me trendin, sesa me shifrat pas presjes dhjetore.”

Në të njëjtën kohë, zëvendëspresidenti spanjoll i BQE-së tha se pret që rritja ekonomike do të jetë dukshëm më e keqe sesa ishte parashikuar në muajin shtator, kur stafi i BQE-së supozoi se nuk do të kishte recesion dhe rritja mesatare për vitin e ardhshëm do të ishte 0.9 për qind.

“Ekziston një probabilitet i lartë që rritja ekonomike në tremujorin e katërt të këtij viti të jetë negative. Rritja negative nga njëri tremujor në tjetrin ka të ngjarë të vazhdojë edhe në tremujorin e parë të vitit 2023, që do të thotë se ne do të përballemi me një recesion teknik”, tha ai.

Megjithëse de Guindos tha se nuk mendon që recesioni do të jetë shumë i thellë dhe pret që rritja ekonomike të rifillojë më vonë gjatë vitit 2023, ai paralajmëroi se, duke pasur parasysh nivelin aktual të pasigurisë, ishte “jashtëzakonisht e vështirë” të bëheshin parashikime të besueshme përtej gjashtë muajve.

Marrë nga Monitor.al

luis de guindos

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet