LIVE UPDATES
Bota

Në Hagë nisin deklaratat përmbyllëse për rastin e Salih Mustafës

Bëhet fjalë kryesisht për shqiptarë të Kosovës dhe prokurori Jack Smith shpjegoi se viktimat kanë kaluar nëpër agoni gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe rikujtoi disa dëshmi, në të cilat dëshmitarët kanë thënë se edhe sot “dëgjojnë zërat e njerëzve që i kanë torturuar”.

13 Shtator 2022, 13:23 Nga d.a.
Në Hagë nisin deklaratat përmbyllëse për rastin e Salih
Salih Mustafa

HAGË- Disa nga dëshmitarët në gjykimin e Salih Mustafës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), konfirmuan qartë se ishin viktima, sepse pjesëtarët e UÇK-së i konsideronin “armiq të Kosovës apo spiunë”, thuhet në deklaratën përmbyllëse të Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Hagë.

Bëhet fjalë kryesisht për shqiptarë të Kosovës dhe prokurori Jack Smith shpjegoi se viktimat kanë kaluar nëpër agoni gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe rikujtoi disa dëshmi, në të cilat dëshmitarët kanë thënë se edhe sot “dëgjojnë zërat e njerëzve që i kanë torturuar”.

Deklaratat përmbyllëse para Dhomave të Specializuara (Gjykata Speciale) në Hagë duhet të përfundojnë më 16 shtator.
 Prokuroria e specializuar e akuzon Salih Mustafën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përkatësisht se ai ka nxitur ose urdhëruar akte kriminale të privimit arbitrar nga liria, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

Në ditën e parë të deklaratave përmbyllëse, Smith theksoi se gjykata duhet të fokusohet te viktimat.

“Tortura ka lënë efekte afatgjata, si në psikikën, ashtu edhe në trupin e viktimave”, theksoi Smith.

Ai tha se qëllimi i këtyre torturave ka qenë identifikimi i shqiptarëve të Kosovës që nuk e kanë përkrahur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria e Specializuar pohoi se individët ende ndiejnë frikë të flasin lirshëm për torturat që kanë përjetuar, duke theksuar se këta persona nuk kanë qenë kurrë “armiq të Kosovës”.

Viktimat janë etiketuar si bashkëpunëtorë dhe spiunë që punojnë për armikun, sepse nuk e kanë përkrahur mjaftueshëm UÇK-në, prandaj janë burgosur në një pronë në Zllash”, tha prokurori Smith.

Në paraqitjen e tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë, Mustafa refuzoi të deklarohet për fajësinë. Gjykimi i Salih Mustafës ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe ky është gjykimi i parë për krime lufte që ka nisur në Dhomat e Specializuara.

Mustafa u arrestua në 24 shtator të vitit 2020 dhe është personi i parë i arrestuar kundër të cilit u konfirmua aktakuza, prej që janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar, në vitin 2015.

Pretendohet se Salih Mustafa, i njohur gjithashtu si komandant Cali, ishte komandant i njësisë guerile Agjencia për siguri dhe informacion, e cila i përkiste zonës operative të Llapit të UÇK-së. Kjo njësi, në përbërjen e saj, kishte afërsisht 500-600 trupa, të cilat vepronin kryesisht në zonat e qytetit në Prishtinë dhe Obiliq, në rrethinat e tyre, si dhe në zonën e Gollakut, ku ndodhet fshati Zllash.

Gjithashtu, thuhet se veprat penale, për të cilat janë paraqitur akuzat, kanë ndodhur në kontekstin e “konfliktit të armatosur” dhe kanë qenë të ndërlidhura me konfliktin e armatosur në Kosovë, ndërmjet UÇK-së dhe forcave të Republikës Federative të Jugosllavisë (RFJ) dhe Republikës së Serbisë, “përfshirë edhe njësitë e Ushtrisë së Jugosllavisë, njësitë e policisë dhe njësitë tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe grupeve tjera që luftonin në anën e RFJ-së dhe Serbisë”.

Më tej, thuhet se në periudhën nga 1 prilli 1999 deri më 19 prill 1999, Salih Mustafa dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së kanë mbajtur të mbyllur në një pronë në Zllash, të paktën gjashtë persona. Gjithashtu, thuhet se gjatë prillit të vitit 1999, në atë vend, është vrarë një i burgosur.

Ndër të tjera, shtohet se Mustafa “së bashku me anëtarët e tjerë të UÇK-së”, e morën një person për ta marrë në pyetje, identiteti i të cilit ishte i fshehur, “dhe urdhëroi që ta rrihnin”. Siç thuhet në aktakuzë, derisa po e rrihnin me mjete të ndryshme të forta, atij personi iu tha se është “spiun dhe se do ta vrisnin”.

Zyra e Prokurorit të Specializua të Kosovës në Hagë po heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën nga janari 1998 deri në dhjetor 2000./REL/

jack smith salih mustafa kosova ne hage

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët