13 Shtator 2022, 11:55
Nga d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë në një konferencë për shtyp pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm me sindikatat e arsimiti.
Në fjalën e tij Kurti tha se gjatë takimit i ka propozuar 3 oferta nga ana e qeverisë sindikalistëve në mënyrë që të mdërpresin grevën dhe të nisin procesin mësimor. Kurti tha se këshilli grevist nuk e pyeti anëtarësinë por sapo dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë.
“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të këshillit grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, porsa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë, kur e pyetën anëtarësinë. Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtësore për Ligjin për Pagat. Atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik për ligjin e Pagave”, tha Kurti.
Kurti shtoi se në takim i është kërkuar që të lëvizë nga pozicioni i tij fillestar dhe nga propozimet e bëra duke ngulur këmbë në kërkesat e tyre.
“Në takim më është thënë kryeministër lëviz, por unë të paktën kam lëvizur 10 herë vetëm në drejtim të kërkesave të sindikatave, prandaj për këtë arsye kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla dhe mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bën bojkot e grevë shtetit sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë që s’ka pasë komunikim, problemi që kemi nuk është përshkak të mungesës së dialogut”, tha ai.
albin kurti greva e arsimtareve ne kosove
Bota
13 Shtator 2022, 11:29
d.a.
Harta
ARMENI- Qeveria armene njoftoi se kryeminsitri i vendit Nikol Pashinyan pati sot bisedime për situatën në kufirin armeno-azerbajxhan m...
Bota
13 Shtator 2022, 11:21
d.a.
Lufta armeni-azerbajxhan
ARMENI- Të paktën 49 ushtarë armenë u vranë gjatë përleshjeve gjatë nat&eum...
Bota
13 Shtator 2022, 11:13
d.a.
burri i arrestuar
ARABI SAUDITE- Autoritetet saudite kanë arrestuar një burrë nga Jemeni, i cili pretendoi se kishte udhëtuar...
Bota
13 Shtator 2022, 10:52
d.a.
Pamje nga parisi
FRANCË- Si qeveria franceze ashtu edhe sektori privat janë detyruar të gjejnë mënyra për t'u përshtatur...
Bota
13 Shtator 2022, 10:41
d.a.
Jasharaj
KOSOVË- Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Kosovë Rrahman Jasharaj, pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sot&e...
Bota
13 Shtator 2022, 10:23
d.a.
Pashinyan
ARMENI- Konflikti i stërzgjatur i trashëguar nga fundi i Bashkimit Sovjetik është rindezur pasi përleshje të reja n...
Bota
13 Shtator 2022, 10:17
d.a.
Vucic
SERBI- Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot në seancë të posaçme të Kuvendit do ta shqyrtojnë Raportin ...
Bota
13 Shtator 2022, 10:07
d.a.
Papa Françesku
KAZAKISTAN- Papa Françesku sot niset për në Kazakistan, ku do të mbahet takimi i krerëve fetarë bot&e...
Bota
13 Shtator 2022, 10:04
d.a.
Londer
BRITANI- Arrestimet e protestuesve kundër monarkisë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II janë "thellësisht sh...
Bota
13 Shtator 2022, 09:54
d.a.
Katalin Novak dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka mbërritur sot në Kosovë për një vizit&e...