8 Korrik 2022, 12:23
Nga d.a.
Marshimi
BOSNJE HERCEGOVINË- Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës.
Gjatë tri ditëve të ardhshme, pjesëmarrësit do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kanë kaluar në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.
Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 27-vjetori i masakrës.
Atë ditë do të rivarrosen mbetjet e 50 viktimave të masakrës, të gjetura së voni.
Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.
Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.
Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.
Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.
Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër.
Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.
Marrë nga REL.
marshi i përvitshëm i paqes masakra e srebenices ratko mlladiq
Bota
8 Korrik 2022, 12:20
F.M
Shinzo Abe dhe momenti i vrasjes
JAPONI- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin kur qëllohet ish-kryeministri japonez Shinzo Abe. Videoja &e...
Bota
8 Korrik 2022, 12:05
e.k
Shinzo Abe
JAPONI- Shinzo Abe, ish-kryeministri japonez që mbeti i vrarë sot pas një atentati në momentin që po mbante një fj...
Bota
8 Korrik 2022, 12:00
F.M
Shinzo Abe
JAPONI- Ish-kryeministri konservator japonez, Shinzo Abe nuk i mbijetoi atentatit kundër tij gjatë një fjalimi në një f...
Bota
8 Korrik 2022, 11:47
A.B
Tetsuya Yamagami
JAPONI- Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri nga një 41-vjeçar, i identifikuar si&nb...
Bota
8 Korrik 2022, 11:49
F.M
Boris Johnson dhe Ursula Von der Leyen
BRUKSEL- Dorëheqja e Boris Johnson ka shkaktuar reagime në opinionin ndërkombëtar, kryesisht n&e...
Bota
8 Korrik 2022, 11:32
F.M
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina duhet t’i pranojë shpejt kushtet e Moskës ose t&...
Bota
8 Korrik 2022, 11:22
e.k
Ish-kryeministri japonez Shinza Abe
JAPONI- Liderët botërorë kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë t&eu...
Bota
8 Korrik 2022, 11:13
F.M
Shinzo Abe
JAPONI- Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida ka folur i prekur pas atentatit që iu bë paraardhësit të tij, Shinzo Abe....
Bota
8 Korrik 2022, 10:52
A.B
Autori
JAPONI- Autori i vrasjes së ish-kryeministrit Japonez, Shinzo Abe ka deklaruar në polici se nuk ishte i kënaqur me deklarata e tij e ...
Bota
8 Korrik 2022, 10:55
F.M
Shinzo Abe
JAPONI- Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka ndërruar jetë në spital, aty ku po merrte ndihmë mjekësore pasi iu b&eum...