LIVE UPDATES
Bota

"Ne meritojmë respekt dhe dashuri", Qershori, Muaji i Krenarisë në SHBA

Qershori është muaji i krenarisë në Shtetet e Bashkuara, kur pjestarë të komunitetit LGBTQI+ festojnë arritjet e tyre dhe bëjnë presion për barazi të plotë.

16 Qershor 2022, 17:07 Nga d.a
"Ne meritojmë respekt dhe dashuri", Qershori, Muaji i
Pride Parade ne SHBA

SHBA- Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që synon të luftojë projektligjet e debatueshme për komunitetin LGBTQI+ që janë paraqitur në legjislaturat shtetërore republikane në mbarë vendin. Urdhri i presidentit Biden vjen ndërsa administrata amerikane festoi Muajin e Krenarisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara njofton.

Qershori është muaji i krenarisë në Shtetet e Bashkuara, kur pjestarë të komunitetit LGBTQI+ festojnë arritjet e tyre dhe bëjnë presion për barazi të plotë.

“Prania ime këtu është një dëshmi se ne po luftojmë. Sepse jeta jonë është e bukur dhe e denjë. Ne meritojmë respekt dhe dashuri. Dhe derisa ta kemi këtë, ne do të luftojmë”, thotë aktivisti Javier Gomez.

Shtëpia e Bardhë zhvilloi një ceremoni të mërkurën për Muajin e Krenarisë. Zyrtarët thonë se përmes vendimeve ekzekutive, ata po ndërmarrin hapa shtesë për të rritur barazinë dhe për të dënuar diskriminimin, duke përfshirë parandalimin e të ashtuquajturës "terapia e konvertimit" që synon të ndryshojë identitetin seksual, ose gjinor të të rinjve LGBTQI+.

"Kjo është hera e parë që qeveria federale po synon një përgjigje të koordinuar kundër kësaj praktike të rrezikshme dhe të diskredituar", tha presidenti Biden.

Presidenti Joe Biden dënoi një mori të fundit projektligjesh që prekin të drejtat e komunitetit LGBTQI+ të miratuara nga legjislaturat e shteteve republikane në mbarë vendin.

Në Florida, ligjet e reja, që do të hyjë në fuqi më 1 korrik, ndalojnë diskutimin në klasë për orientimin seksual dhe identitetin gjinor për fëmijët e kopshtit e deri në klasën e tretë. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, kohët e fundit urdhëroi shërbimet sociale t’i konsiderojnë si abuzime rastet e prindërve që u ofrojnë fëmijve të tyre shërbime mjekësore në mbështetje të ndryshimit të gjinisë.

((Dwayne Kwaysee Wright, George Washington University))

"Unë mendoj se administrata po e sheh me kujdes këtë situatë dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar, zbutur dhe frenuar këtë sulm ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT ", thotë Dwayne Kwaysee Wright me Universitetin “George Washington”.

Komuniteti LGBTQI+ përballet gjithashtu me kërcënime në rritje nga grupet të ekstremit të djathtë. Të shtunën, 31 anëtarë të një grupi supremacist të bardhë, të quajtur Fronti Patriot, u arrestuan në Ajdëho me dyshimin se kishin planifikuar një trazirë për të prishur një ngjarje të komunitetit.

Mes këtyre kërcënimeve, administrata ka qenë e prirur të nënvizojë një mesazh përfshirjeje. Karine Jean-Pierre, u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe homoseksuale, që u emërua si Sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë në muajin maj.

((Karine Jean-Pierre, White House Press Secretary))

“Ne punojmë në mbarë globin për të mbrojtur personat LGBTQI+ nga dhuna, abuzimi, krimi, diskriminimi dhe stigma. Ne fuqizojmë lëvizjet dhe komunitetin lokalë LGBTQI+. Ne e bëjmë këtë përmes kanaleve dypalëshe dhe shumëpalëshe”, tha Karine Jean-Pierre.

Ajo nuk tha nëse presidenti Biden do të përcillte këtë mesazh kur të takohet me mbretin Salman në Arabinë Saudite muajin e ardhshëm. Zyrtarët e Mbretërisë së fundmi sekuestruan objekte dhe veshje me ngjyrë ylberi nga dyqanet në kryeqytetin Riad, si pjesë e një goditjeje ndaj homoseksualitetit./VOA/

joe biden komuniteti lgbtqi+ muaji i krenarise ne shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet