LIVE UPDATES
Bota

Në Mitrovicë të Veriut shfaqen grafite për “rezistencë” ndaj vendimit për targat

Grafitet me ngjyrë të kuqe, të kaltër dhe të bardhë u panë në qendër të Mitrovicës së Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe që gjendet në veri të Kosovës – pranë monumentit të Car Llazarit, sheshit kryesor të qytetit dhe në rrugën Krajl Petra.

13 Nëntor 2022, 20:50 Nga k.m.
Në Mitrovicë të Veriut shfaqen grafite për
Foto ilustruese

Në Mitrovicën e Veriu të dielën, më 13 nëntor, u shfaq një mesazh i ri nga e ashtuquajtura “Brigada Veri”, përmes së cilit u bë thirrje për "rezistencë" nga 21 nëntori, kur Qeveria e Kosovës ka thënë se do të nisë gjobitjen e shoferëve që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

“Që nga 21 nëntori është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri,” thuhet në grafitet që janë shfaqur në Mitrovicë të Veriut.

Grafitet me ngjyrë të kuqe, të kaltër dhe të bardhë u panë në qendër të Mitrovicës së Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe që gjendet në veri të Kosovës – pranë monumentit të Car Llazarit, sheshit kryesor të qytetit dhe në rrugën Krajl Petra.

Fotografitë e këtyre grafiteve janë publikuar edhe në faqen në Instagram të titulluar “Jo dorëzim, KM mbetet”.

Kjo nuk është hera e parë që në Mitrovicë të Veriut shfaqen grafite. Në gusht, në rrugët e këtij qyteti u shfaq grafiti me mbishkrimin: Mos u shqetësoni, ne jemi këtu. Po ju presim, Brigada e Veriut.

Dallimi mes grafiteve të gushtit dhe të 13 nëntorit është se në mesazhe është nënshkruar “Brigada Veri” dhe jo siç ishte më herët “Brigada e Veriut”. Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj prej tri fazash për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia. Kryesisht bëhet fjalë për targat KM, akronim serb për Mitrovicë e Kosovës.

Plani i Qeverisë është që të gjitha makinat me targa serbe të konvertohen në targa RKS – Republika e Kosovës, deri më 21 prill të vitit 2023. Faza e parë parasheh lëshimin e qortimeve për drejtuesit e automjeteve me targa serbe. Faza e dytë nis më 21 nëntor dhe parasheh gjobë prej 150 eurosh për këta shoferë. Faza e tretë përfshin përdorimin e targave provuese, ndërkaq pas 21 prillit, Qeveria e Kosovës ka thënë se do të lejohen të qarkullojnë vetëm makinat me targa RKS.

Në shenjë pakënaqësie lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Por, pavarësisht largimeve të serbëve nga institucionet – përfshirë nga policia, gjykata, prokuroria, Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e tjera – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 7 nëntor se puna e institucioneve të Kosovës në veri po vazhdon.

Kurti tha se ditëve të fundit janë shtuar kërcënimet dhe përpjekjet e Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, për të destabilizuar situatën në Kosovës, duke shtuar se kërcënimet ndaj qytetarëve po bëhen “për të mbjellë frikë dhe panik”.

Që nga 5 nëntori, kur serbët nisën largimin nga institucionet e Kosovës, në veri nuk shihen policë në rrugë, përveç makinave të patrullimit që herë pas here shihen nëpër qytete. Besohet se në veri të Kosovës janë afër 10.000 makina me targa serbe, të cilat Kosova i konsideron ilegale./REL

marreveshja per targat

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait