LIVE UPDATES
Bota

SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut në koordinim të plotë përballë Koresë së Veriut

Joe Biden i quajti vendet e tyre "aleatë kritikë" që ndajnë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për provat me raketa të Koresë së Veriut.

13 Nëntor 2022, 18:33 Nga k.m.
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut në koordinim të plotë
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë "më të koordinuara se kurrë përballë "sjelljes provokuese" të Koresë së Veriut, tha të dielën Presidenti amerikan Joe Biden, ndërsa këshilltari i tij për sigurinë kombëtare premtoi një përgjigje të përbashkët nëse Pheniani kryen një prove të shtatë bërthamore.

Duke folur në Kamboxhia pas një takimi trepalësh me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, Biden i quajti vendet e tyre "aleatë kritikë" që ndajnë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për provat me raketa të Koresë së Veriut.

Tre udhëheqësit lëshuan një deklaratë të përbashkët duke ngritur lart "nivelin e pashenbullt të koordinimit trepalësh" që kishin arritur dhe u zotuan të krijojnë lidhje edhe më të ngushta, veçanërisht në fushën e sigurisë. Biden nënvizoi gjithashtu angazhimin "e palëkundur" të Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur të dy aleatët, thuhet në deklaratë.

Yoon tha se provokimet e fundit të Koresë së Veriut treguan "natyrën e regjimit të saj kundër humanitarizmit", ndërsa Kishida tha se veprimet e saj ishin "të pashembullt". Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve në avionin presidencial se tre udhëheqësit planifikonin një përgjigje të koordinuar nëse Koreja e Veriut kryen një provë të shtatë bërthamore, por nuk pranoi të jepte detaje.

"Do të jetë një përgjigje trepalëshe, e mirëkoordinuar midis tre vendeve,"-tha Sullivan, duke shtuar se ajo mund të përfshijë elementë sigurie, ekonomike dhe diplomatike.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, të tre udhëheqësit thanë se një provë bërthamore e Koresë së Veriut "do të përballej me një përgjigje të fortë dhe të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar", duke shtuar se Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të koordinojnë sanksionet dhe do të punojnë së bashku për të mbyllur hendeqet në regjimin e sanksioneve ndërkombëtare./VOA

joe biden shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen