LIVE UPDATES
Bota

Në prag të votimit për reformën e debatuar gjyqësore, izraelitët bëjnë thirrje për unitet

Protestuesit izraelitë u zgjuan të dielën në një kamp tendash që kanë ngritur pranë parlamentit në Jerusalem, përpara votimit përfundimtar që pritet të mbahet nesër për një projektligj përmes së cilit dobësohen kompetencat e Gjykatës së Lartë të Izraelit.

23 Korrik 2023, 17:14 Nga k.m.
Në prag të votimit për reformën e debatuar gjyqësore,
Foto ilustruese

Një projekt-ligj për ndryshimet në gjyqësor që prej muajsh ka ngjallur protesta masive në Izrael, do të votohet të hënën në parlamentin e vendit në një seancë maratonë. Kryeministri Benjamin Netanyahu, pasi iu shtrua një procedure në zemër, the se do të jetë i pranishëm në seancë për të mbështetur reformën e ndërmarrë nga qeveria e tij. Dhjetëra mijëra izraelitë kanë paralajmëruar se do të mblidhen para Knesset-it për të demonstruar kundër reformës që do të kufizonte pushtetin e Gjykatës së Lartë. Janë të shumtë ata që thonë se qëndrimet e kundërta për këtë projektligj po shkatërrojnë unitetin e vendit.

Protestuesit izraelitë u zgjuan të dielën në një kamp tendash që kanë ngritur pranë parlamentit në Jerusalem, përpara votimit përfundimtar që pritet të mbahet nesër për një projektligj përmes së cilit dobësohen kompetencat e Gjykatës së Lartë të Izraelit.

“Miratimi i projektligjit është pjesë e grushti shteti gjyqësor dhe ne do të jemi këtu për ta luftuar atë hap pas hapi. Ne nuk do të shkojmë në shtëpi, do të qëndrojmë në rrugë, kemi qenë këtu për një gjysmë viti dhe do të jemi këtu për aq kohë sa të duhet”, tha studentja 24 vjeçare, Tzivia Guggenheim.

Ndërsa dhjetëra-mijëra protestues u mblodhën në Jerusalem, kryeministri Netanyahu ishte në spital ku iu vendos një pajisje që i kontrollon aritminë e zemrës. Pas procedurës, ai tha se ishte “në gjendje të shkëlqyer shëndetësore” dhe planifikon të jetë në parlament për votimin e ndryshimeve në gjyqësor.

“Ne po vazhdojmë përpjekjet për të përfunduar legjislacionin, si dhe përpjekjet për ta bërë këtë përmes konsensusit, por në çdo rast dua që ju të dini se nesër në mëngjes do t'i bashkohem kolegëve të mi në Knesset”, tha ai përmes një videodeklarate të bërë publike pas procedurës në spital.

Lajmi se ai është mirë, u konfirmua edhe nga mjekët që i vendosën pajisjen për t’i kontrolluar aritminë në zemër.

“Vendosja e pajisjes shkoi pa probleme, ai nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën, ndihet mirë dhe po i kthehet rutinës së përditshme”, tha Profesor Roy Beinart, Drejtor në Qendrën e Aritmisë Davidai në Institutin e Zemrës në Qendrën Mjekësore Sheba.

Qeveria e Netanjahu argumenton se ndryshimet në pushtetin e Gjykatës së Lartë janë të nevojshme pasi ajo bën ndërhyrje të shumta në politikën e vendit. Kritikët thonë se projektligji krijon mundësinë për abuzim me pushtetin. Protestuesit antiqeveritarë planifikojnë po mbajnë një demonstratë të madhe para Knessetit sot dhe do të vazhdojnë protestën edhe nesër përpara votimit. Një protestë pro-qeveritare në mbështetje të ndryshimeve gjyqësore po mbahet të dielën në Tel Aviv. Protestat disa mujore kanë ngritur një shqetësim tjetër edhe tek ata që e kundërshtojnë propozimin e qeverisë së Netanjahu.

Krahas protestave kundër qeverisë, në Jeruzalem sot janë mbledhur edhe mijëra njerëz për të bërë thirrje për unitet. Turma që përfshin kundërshtarë dhe mbështetës të ndryshimeve gjyqësore mbajti një lutje masive në Murin Perëndimor, vendin më të shenjtë të xhudaizmit, dhe më pas formoi një rresht të gjatë në të gjithë Jeruzalemin. Moran Zer Katzenstein, një aktiviste e njohur izraelite për të drejtat e grave dhe udhëheqëse e protestave kundër ndryshimeve në gjyqësor ka themeluar grupin “Ndërtimi i Një Proteste Alternative”.

“Ne po ndiejmë se vendi ynë dhe populli ynë po përçahen dhe mendoj se kjo është përpjekja jonë e fundit për t'u thënë atyre: ‘Ne nuk jemi kundër jush, por ju lutemi, thuajuni udhëheqësve tuaj të ndalojnë ndryshimet në drejtësi. Le të fillojmë të flasim”, thotë zonja Katzenstein, drejtuese e grupit “Ndërtimi i Një Proteste Alternative”.

Ish-ligjvënësi dhe aktivisti i dajthtës së skajshme izraelite, Yehuda Glick, iu bashkua turmës që këndonte dhe lutej bashkë.

“Unë personalisht i mbështes reformat e kësaj qeverie. Ka njerëz që janë kundër tyre, por sot, vendosëm të qëndrojmë dorë për dore, për t'i thënë botës: ‘Ne jemi një. Ne jemi një demokraci e fortë’. Ne mund të demonstrojmë, mund të flasim gjëra shumë të dhimbshme, por në fund të fundit jemi vëllezër, jemi një komb”, thotë Glick.

Një nga shqetësimet e izraelitëve për unitetin e vendit nxitet edhe nga debati i tensionuar maratonë në Knesset për ndryshimet në gjyqësorin e vendit.

Në një fjalim të zjarrtë që nisi seancën, Simcha Rothman, udhëheqësi i Komisionit Parlamentar që solli projektligjin në Knesset, denoncoi gjykatat, duke thënë se ato dëmtuan bazat demokratike të Izraelit duke rrëzuar në mënyrë arbitrare vendimet e qeverisë.

“I bëj thirrje anëtarëve të Knessetit që të miratojnë ligjin, të refuzojnë rezervat që të rivendosin demokracinë në shtetin e Izraelit”, tha gjatë fjalimit Rothman.

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid kundërshtoi ashpër projektligjin, por mbajti fjalim më të përmbajtur.

Ndaloni këtë legjislacion, duhet të shkojmë tek presidenti dhe të mos ndalim kurrë përpjekjet për një zgjidhje pasi fati i popullit të Izraelit varet nga kjo”, tha Lapid në parlamentin e vendit.

Ndryshimet e propozuara gjyqësore nga qeveria e Netanjahu përpos kufizimeve për Gjykatën e Lartë kërkojn gjithashtu ndryshime gjithëpërfshirëse që synojnë frenimin e kompetencave të gjyqësorit e deri te ndryshimi i mënyrës së përzgjedhjes së gjyqtarëve./VOA

izrael

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen