LIVE UPDATES
Bota

Nëse fiton Rusia në Gjermani priten miliona refugjatë lufte

Aktualisht Rusia po njofton përditë për marrje territoresh. Të dyja palët po luftojnë aktualisht duke përdorur masivisht raketa dhe dronë. E qartë është që Rusia është në avantazh luftarak, është e armatosur më mirë dhe po e quan tani luftën si të tillë dhe jo më "operacion special ushtarak". Në të njëjtën kohë mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën po lëkundet.

1 Prill 2024, 08:16 Nga h.k
Nëse fiton Rusia në Gjermani priten miliona refugjatë lufte
Foto ilustruese

GJERMANI-Skenari tingëllon dramatik: "Në rast se Vladimir Putin ia del mbanë dhe Ukraina e humb luftën, atëherë kjo mund të kthejë në refugjatë edhe rreth 10 milionë vetë", thotë në bisedë me Deutsche Wellen eksperti gjerman për migracionin, Gerald Knaus.

Aktualisht Rusia po njofton përditë për marrje territoresh. Të dyja palët po luftojnë aktualisht duke përdorur masivisht raketa dhe dronë. E qartë është që Rusia është në avantazh luftarak, është e armatosur më mirë dhe po e quan tani luftën si të tillë dhe jo më "operacion special ushtarak". Në të njëjtën kohë mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën po lëkundet.

"Nëse tani qytete të mëdha si Kharkovi dhe të tjerë shkatërrohen, nëse rritet numri i viktimave, dhe ulen shpresat, atëherë me gjasë do të përjetojmë lëvizjen më të madhe botërore të refugjatëve që nga viti 1945", paralajmëron eksperti për migracionin, Gerald Knaus. Një skenar ky që relativizohet nga eksperti socialdemokrat për çështjet e brendshme, Helge Lindh (SPD). "Unë nuk pres shifra të tilla të jashtëzakonshme, si ato që thuhen. Por është e mundur një rritje tjetër e shifrave, në rast të dramatizimit të mëtejshëm të situatës së luftës. Por nuk kemi arsye, që të themi, se tani kërcënon një valë e jashtëzakonshme refugjatësh."

Kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën me shkelje të së drejtës ndërkombëtare para dy vjetësh, solidariteti në Gjermani ishte i madh. Ukrainaset dhe ukrainasit si refugjatë u ndihmuan shpesh edhe në mënyrë spontane nga njerëzit dhe politika. Refugjatët nga Ukraina nuk kalojnë nëpër një procedurë të komplikuar azili në Gjermani. Ata mund të fillojnë menjëherë të punojnë, kanë të drejtë për ndihmë sociale, kujdes mjekësor dhe kurse gjuhe. Sipas të dhënave të Shërbimit Mediatik "Integration" aktualisht nga 4,3 milionë refugjatë ukrainas gjithsej, në Gjermani qëndrojnë 1,15 milionë refugjatë. Shifra që po rriten në mënyrë të vazhdueshme.

Politikanë konservatorë të CDU dhe CSU e shohin me shqetësim këtë zhvillim. "Ne si europianë kemi një përgjegjësi të posaçme për refugjatët e luftës që vijnë nga vendet tona fqinje. Por natyrisht në një moment të caktuar edhe kapacitetet tona arrijnë në kufijtë e tyre", ka thënë politikani i CDU-së, Thorsten Frei për DW.

Pak pas fillimit të luftës shumica e ukrainasve erdhën në vendet europiano-qendore, kryesisht në Poloni. Sot aty ndodhen më pak se 1 milionë ukrainas. Ndërkohë është Gjermania që në shifra absolute ka numrin më të lartë të refugjatëve të luftës. Por nëse i shikon shifrat e refugjatëve në lidhje me numrin e popullsisë del një rezultat tjetër: Bullgaria është vendi që mban barrën më të madhe në përqindje, 3,4% të refugjatëve. Çekia 2,6%. Gjermania në këtë kontekst ka vetëm 1,4% të refugjatëve krahasuar me numrin e popullsisë. Edhe Polonia matur me numrin e popullsisë me 38 milionë banorë mban një barrë të madhe të refugjatëve, 2,6%. Këto janë llogaritje që i ka bërë eksperti për migracionin, Gerald Knaus.

Apel për solidaritet europian

Politikani i CDU-së për çështjet e brendshme, Thorsten Frei kritikon në këtë pikë, se në lidhje me shifrat konkrete absolute është Gjermania ajo që mban barrën më të madhe. "Gjermania duhet të përballet me fluksin kryesor", thotë Frei. Qeveria gjermane duhet të angazhohet urgjentisht për shpërndarjen më të drejtë të refugjatëve. "Vetëm landi federal Baden-Vyrtemberk ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas të luftës se e gjithë Franca." Ky land ka 11 milionë banorë.

Politikani Helge Lindh nga SPD tregon mirëkuptim për këtë. "Nëse refugjatët ndodhen para zgjedhjes në cilin vend do të shkoj, në Francë, Belgjikë apo Itali? Nëse kushtet sociale në Gjermani me mundësinë e fillimit drejtpërdrejt të punës janë më të mira, atëherë është e qartë dhe e kuptueshme, që ata më shumë do të donin të vinin në Gjermani."

A është Gjermania e përgatitur për më shumë refugjatë nga Ukraina?

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës kërkon gjithnjë e më shumë viktima, shumë vetë largohen nga vendi. Putini edhe mund ta fitojë luftën, ose të aneksojë një pjesë të territorit të Ukrainës dhe të përhapë terror. "Për skenarin më të keq të mundshëm, BE nuk është e përgatitur" kritikon eksperti Knaus. Politikanë të qeverive dhe opozitës janë çorientuar, edhe sepse gjithnjë e më shumë njerëz nga vende të tjera kërkojnë në Gjermani azil. Politikani i CDU-së, Thorsten Frei llogarit me 300.000 kërkesa të tjera për azil këtë vit. "Kjo prek drejtpërdrejt edhe refugjatët ukrainas të luftës, për të cilët mungojnë pastaj kapacitetet e strehimit dhe integrimit."

Edhe politikani i SPD-së, Helge Lindh është i shqetësuar. "Komunat thonë që tani, se jemi në kufijtë e kapaciteteve. Kjo do të thotë, që nëse shifrat e të ardhurve nga Ukraina rriten edhe njëherë ndjeshëm, atëherë ne do të kemi në Gjermani menjëherë një debat migracioni."

Në një pikë janë të një mendimi si politikanët Frei dhe Lindh dhe eksperti për migracionin, Knaus. "Rruga më e mirë do të ishte të mbështetej masiviht Ukraina me armë që të mos edhe më shumë njerëz largohen nga vendi./DW

gjermani

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron