20 Qershor 2022, 18:29
Nga d.a
Bislimi, Petkovic dhe Lajcak
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka rreth takimit që do të mbahet nesër nga negociatorët për vijimin e dialogun Kosovë-Serbi nesër në Bruksel.
Vuçiç u shpreh se shpreson që të arrihet paktën në një marrëveshje dhe mendon se gjithçka do të shkojë mirë nëse pala e Kosovës "nuk shpik" diçka të re.
“Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje, sepse kjo do të ishte marrëveshja e parë për disa gjëra elementare, të cilat do të ishin të rëndësishme”, tha Vuçiç.
Përsa i takon Samitit të BE-së ku janë të ftuar edhe 6 vendet e rajonit, Vuçiç theksoi se është shumë i interesuar se çfarë do të ndodhë të enjten, në Samitin e BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, sepse në bazë të kësaj, do të mund të konkludohet se cila do të jetë arkitektura e Evropës.
"Kjo do të jetë ndoshta dita më e rëndësishme dhe më interesante në 10 vitet e fundit në nivel evropian. Sepse pas kësaj do të shohim se si është arkitektura e Evropës, të kuptojmë se çfarë po na vjen dhe ta kuptojmë më mirë vendin tonë, pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar as ne dhe as ata”.- shtoi ai.
Përsa u takon pjesmarrjes së tij në Samit Vuçiç tha se ai ka marrë ftesë por do të këshillohet me liderët e “Open Balkans, si dhe me anëtarë të Qeverisë së Serbisë”.
“Dua të konsultohem me qeverinë, por edhe me njerëzit e Ballkanit të Hapur, që të marr vendim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë”, tha ai.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i nisur 11 vite më parë, ende ka mbetur pa progres pasi në takimet e fundit të zhvilluara në rang të lartë por dhe me kryenegociatorët ende nuk është arritur një marrëveshje. Por ditët e fundit i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak është shprehur pozitiv se këtë javë do të arrihet një marrëveshje mes palëve, e cila me shumë mundësi do të jetë ajo e energjisë.
dialogu kosove-serbi besnik bislimi petar petkoviç aleksander vucic
Bota
20 Qershor 2022, 18:09
d.a
Donald Trump
SHBA-Pas disa seancave dramatike gjatë dy javëve të fundit, një sondazh i ri i ABC News/Ipsos zbulon se qëndrimet e p...
Bota
20 Qershor 2022, 18:05
d.a
Foto ilustruese
GREQI- Greqia do t'u ofrojë familjeve subvencione për t'i ndihmuar ata të zëvendësojnë frigoriferët dhe ...
Bota
20 Qershor 2022, 17:51
k.m.
Aleksandër Lukashenko
Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozitës Ljudmila Ramanoviç me 18 muaj burg p&e...
Bota
20 Qershor 2022, 17:34
d.a
Vladimir Putin dhe Xi Jinping
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin rrëzoi aeroplanin e pasagjerëve MH17 si një sulm hakmarrës p&eum...
Bota
20 Qershor 2022, 17:27
d.a
Pamje nga vendngjarja
BRITANI- Një helikopter është përplasur në një fushë në një fshat në North Yorkshir...
Bota
20 Qershor 2022, 17:20
d.a.
Duma ruse
GJERMANI- Për herë të parë në mbarë vendin, autoritetet gjermane kanë sekuestruar tre banesa që i pë...
Bota
20 Qershor 2022, 16:49
d.a
Bore ne Australi
AUSTRALI- Sezoni i borës australiane po vijon, me kushte perfekte në vendpushimet me ski këtë fundjavë dhe më...
Bota
20 Qershor 2022, 16:35
d.a
Dmitry Medvedev
RUSI- Ish-presidenti rus dhe tani nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se Moska du...
Bota
20 Qershor 2022, 16:29
d.a.
Peter Jouvenal
AFGANISTAN- Pesë britanikë të cilët ishin arrestuar në Afganistan nga talebanët janë liruar, tha Ministr...
Bota
20 Qershor 2022, 16:17
d.a
sulm ne Etiopi
ETIOPI- Të paktën 260 civilë u vranë në një sulm të armatosur në rajonin Oromia të&nb...