LIVE UPDATES
Bota

Nga tendat tek tanket, një vit i rëndësishëm për NATO-n në Ukrainë

Në muajt që pasuan, mbështetësit e Ukrainës në NATO dhe organizata të tjera, dërguan karburant, helmeta, furnizime mjekësore dhe forma të tjera mbështetjeje jovdekjeprurëse. Në vazhdim dhe pas një hezitimi të gjatë, erdhën sistemet e artilerisë dhe të mbrojtjes ajrore, me shpresën se nuk do të provokonin Presidentin rus Vladimir Putin.

16 Shkurt 2023, 21:16 Nga a.l
Nga tendat tek tanket, një vit i rëndësishëm për NATO-n
NATO

Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve të NATO-s mbajtën një takim emergjence për të trajtuar atë që e cilësuan si rrezikun më të madh për sigurinë euro-atlantike pas dekadash – fillimin e asaj që do të bëhej lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga viti 1945.

Në këtë situatë të vështirë dhe që vazhdon të ndryshojë, nuk është e lehtë të parashikohet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por aleatët do të ofrojnë mbështetje dhe janë të përkushtuar që ta vazhdojnë atë”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg. Se çfarë forme do të marrë mbështetja, kjo mbetet një pikëpyetje në vazhdimësi.

Në muajt që pasuan, mbështetësit e Ukrainës në NATO dhe organizata të tjera, dërguan karburant, helmeta, furnizime mjekësore dhe forma të tjera mbështetjeje jovdekjeprurëse. Në vazhdim dhe pas një hezitimi të gjatë, erdhën sistemet e artilerisë dhe të mbrojtjes ajrore, me shpresën se nuk do të provokonin Presidentin rus Vladimir Putin.

NATO, si organizatë, i ruhej tërheqjes në një luftë të plotë me Rusinë, e cila ka armë bërthamore. Teknikisht situata vazhdon të jetë po kështu, por pas gati një viti Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës u mblodh këtë javë për bisedime në shtabin e NATO-s në Bruksel, që shërben zakonisht si forumi kryesor i udhëheqësve, ministrave dhe të dërguarve të vendeve anëtare. Pasi sapo siguroi premtimet për dërgimin e tankeve luftarake që i nevojiten së tepërmi Ukrainës, ajo tashmë dëshiron diçka më tepër: avionë luftarakë.

“Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, tha Hanno Pevkur, ministër i mbrojtjes i Estonisë, një vend balltik që ka kufi të përbashkët dhe një historik të gjatë me Rusinë, dhe që i sheh me sy dyshues synimet e zotit Putin. Qeveria estoneze ka rritur numrin e rekrutëve në ushtri dhe NATO ka shtuar praninë e saj me forca ushtarake në këtë vend.

Patëm shumë pyetje. A duhet të dërgojmë tanke? Tashmë ky vendim është marrë”, tha zoti Pevkur. “Gjithnjë ka ekzistuar përpara një pikëpyetje dhe një përgjigje që i është dhënë më pas. E dimë se Ukraina ka nevojë për çdo lloj ndihme dhe kjo përfshin edhe avionët luftarakë”.

Me sa duket mungon vetëm prania në terren e forcave aleate. Publiku në Evropë dhe Amerikën e Veriut duket se ka perceptimin e justifikuar se taksat që ata paguajnë për organizatën më të fuqishme të sigurisë në botë, po shpenzohen për një luftë me Rusinë.

Gjatë një viti të sulmit të Rusisë, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbi 27 miliardë dollarë në ndihma ushtarake për Ukrainën. Dy zyrtarë të lartë të mbrojtjes vlerësuan këtë javë se vendet e tjera aleate kanë dhënë mbi 19 miliardë dollarë, me vende si Britania, Kanadaja, Gjermania, Italia, Holanda dhe Polonia, që kanë dhënë nga 1 miliardë dollarë secili.

Këto janë fonde që i shtohen dhjetëra miliarda dollarëve që Perëndimi po i dërgon Ukrainës për të mbajtur në këmbë ekonominë e saj. Për qeverinë nacionaliste të Hungarisë, një vend anëtar i NATO-s, nuk ka asnjë dyshim se çfarë do të thotë kjo.

Nëse dërgon armë, nëse financon të gjithë buxhetin vjetor të njërës prej palëve ndërluftuese, nëse premton gjithnjë e më shumë armë, gjithnjë e më shumë armatime moderne, atëherë mund të thuash ç’të duash, por pavarësisht nga çfarë thua, gjendesh në luftë”, tha muajin e kaluar Kryeministri Viktor Orban.
Nuk është kështu, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Edhe ndërsa u bënte thirrje me forcë këtë javë vendeve anëtare dhe partnerëve që t’i japin më shumë armë dhe municione Ukrainës, ish-kryeministri norvegjez këmbënguli se NATO nuk është në luftë me Rusinë.

As NATO dhe as vendet e NATO-s nuk janë pjesë e konfliktit. Ajo çfarë ne bëjmë... është që ofrojmë mbështetje për Ukrainën. Ukraina po vetëmbrohet”, tha ai. “Lloji i mbështetjes që i ofrojmë Ukrainës ka ndryshuar me zhvillimin e luftës”.

Mbështetja vërtet ka ndryshuar dhe disa prej furnizimeve që nevojiten janë të vështira për t’i gjetur, megjithë dëshirën e Perëndimit. Ukraina harxhon tashmë çdo ditë më shumë predha artilerie se ç’porosit në kohë paqeje në një vit një vend i vogël i NATO-s dhe industria e mbrojtjes e Evropës po mundohet të ruajë ritmin.

Është shndërruar në një luftë degradimi të kundërshtarit. Është pra një betejë logjistike dhe kjo është një përpjekje shumë e madhe e aleatëve për të gjetur municionin, karburantin, pjesët e këmbimit që nevojiten”, tha zoti Stoltenberg.

Ndoshta një nga ndryshimet më të rëndësishme të shkaktuara nga lufta ka qenë ndërgjegjësimi se garancia e mbrojtjes kolektive të NATO-s – angazhimi se sulmit ndaj njërit prej aleatëve do t’i kundërpërgjigjen të gjithë të tjerët – nuk është më një premtim abstrakt.

Ish-Presidenti Donald Trump dëmtoi besimin tek kjo garanci duke kërcënuar me braktisje vendet aleate që ai i konsideronte se nuk po harxhonin mjaftueshëm për forcat e tyre të armatosura.

Në fillimet e luftës, pasardhësi i tij Joe Biden, u zotua se NATO do të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të saj, për ta dekurajuar zotin Putin nga vendosja në objektiv e vendeve anëtare. Finlanda dhe Suedia lanë pas qëndrimin e tyre tradicional të neutralitetit, dhe aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO dhe për ta siguruar këtë mbrojtje.

Pas gati një viti, rreth 40 mijë forca ushtarake janë nën komandën e NATO-s në Evropën lindore, që nga Estonia dhe deri në Bullgari pranë Detit të Zi. Rreth 100 mijë ushtarakë amerikanë janë të dislokuar në Evropë. Mbi 140 anije luftarake lundrojnë në detet e Evropës; ka një mbulim me mbikqyrje ajrore 24 orë në ditë, dhe një numër prej 130 avionësh janë gjithnjë në gjendje gatishmërie.

Këto forca janë destinuar për të qëndruar në territorin e vendeve të NATO-s, por vendet anëtare që gjenden pranë kufijve të Rusisë, si Lituania, thonë se janë gati t’i shkojnë deri në fund mbështetjes për Ukrainën. Ato mendojnë se Ukraina duhet lejuar të anëtarësohet në NATO, qoftë në luftë apo jo.

Kur udhëheqësit e NATO-s të takohen në korrik në kryeqytetin lituanez Vilnius, ata pritet që të marrin në shqyrtim rritjen e ndihmave me më shumë paisje të teknologjisë së avancuar. Është e vështirë që të mendohet se ndonjë vend aleat do të shqyrtojë dërgimin e forcave ushtarake. Por sidoqoftë, vetëm 18 muaj më parë, as NATO nuk mendonte se zoti Putin do të urdhëronte sulmin në Ukrainë./VOA

nato

Sondazh

Poll
Bota 16 Shkurt 2023, 21:00 k.m.

Rusia sulmon me raketa Ukrainën

Foto ilustruese MOSKË- Forcat ruse goditën sot me raketa një sërë objektivash në të gjithë Ukrainën. Zyrtar&eu...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet