LIVE UPDATES
Bota

Nga 'The Don' në 'The Donald': Ligji 'RICO' për shkatërrimin e mafias po përdoret kundër Trump

Prokurorja e Qarkut Fani Willis njoftoi se po përdorte ligjin 'RICO' të Gjeorgjisë për të akuzuar Trump dhe 18 bashkëpunëtorë të dyshuar për pjesëmarrje në një komplot të gjerë për ta mbajtur atë në pushtet.

15 Gusht 2023, 17:45 Nga A.B
Nga 'The Don' në 'The Donald': Ligji 'RICO'
Donald Trump

SHBA- Aktakuza e fundit kundër Donald Trump, për komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Gjeorgji, përfshin akuza të përdorura dikur për të dënuar bosët e mafias si John Gotti dhe Carmine Persico.

Prokurorja e Qarkut Fani Willis njoftoi se po përdorte ligjin 'RICO' të Gjeorgjisë për të akuzuar Trump dhe 18 bashkëpunëtorë të dyshuar për pjesëmarrje në një komplot të gjerë për ta mbajtur atë në pushtet.

RICO- ose Akti i Organizatave të Influencuara dhe të Korruptuara nga Raketeri, u krijua fillimisht për të ndihmuar prokurorët të çmontojnë grupet e krimit të organizuar nga lart poshtë.

Ja si funksionon ky ligj:

Ligji federal “Organizata të Korruptuara nën Ndikimin e Krimit të Organizuar”, ‘RICO’ është miratuar në vitin 1970, si një mjet për të luftuar krimin e organizuar. Ligji u krijoi mundësi prokurorëve të ndiqnin krerët e mafias dhe jo vetëm kriminelët e rangut të ulët, që kryenin detyrat e pista.

Ish presidenti Donald Trump

Por synimi i tij nuk ishte të përdorej vetëm për krimin e organizuar. Në vitin 1989, Gjykata e Lartë, në një opinion të saj shprehej se “ligji kishte një shtrirje të gjerë dhe mund të përfshinte një sërë veprash penale, të formave të ndryshme, në të cilat mund të ishin përfshirë një gamë e gjerë shkelësish”. Disa vite pas miratimit të ligjit federal, shtetet të ndryshme, miratuan variantet e tyre të ligjit ‘RICO’. Me pak fjalë, ligji ‘RICO’, u lejon prokurorëve të akuzojnë një sërë individësh, që kryejnë krime të veçanta, por që kanë të njejtin synim të përbashkët.

Ligji ‘RICO” i Xhorxhias, është miratuar në vitin 1980 dhe parashikon si vepër penale pjesëmarrjen, krijimin, ose ruajtjen e kontrollit të një “organizate” përmes “një sërë veprimtarish të krimit të organizuar”, ose thurrja e një komploti për këtë qëllim. Një veprimtari kriminale jo domosdoshmërisht duhet të ketë përfunduar me sukses, që të gjykohet në bazë të ligjit ‘RICO’.

Termi “organizatë” mund të nënkuptojë një njeri të vetëm, ose një grup personash, që kanë të njejtin synim. “Krim i organizuar” nënkupton të kryesh, ose të synosh të kryesh; t’i kërkosh, të shantazhosh, ose të kërcënosh dikë për të kryer, një nga mbi 30 veprat penale të parashikuara në kodin penal të shtetit.

Duhet të jenë kryer të paktën dy vepra penale, që të përmbushet standarti i “një veprimtarie të përsëritur të krimit të organizuar”, ose me fjalë të tjera, prokurorët duhet të provojnë se një individ është përfshirë në dy, ose më shumë vepra penale, si pjesë e veprimtarisë së tij në një organizatë kriminale, që të gjykohet në bazë të ligjit ‘RICO’.

Gjykata e Lartë, në opinion për ligjin federal ‘RICO”, thekson se akuzat duhet të tregojnë vazhdimësi, d.m.th., të jenë kryer një sërë veprash penale, gjatë një periudhe të gjatë kohore, jo vetëm brenda disa javësh e muajsh. Por Gjykata e Lartë e Xhorxhias ka sqaruar se ligji ‘RICO”, i shtetit të Xhorxhias nuk përmban kërkesa të tilla kohore.

Përse ligji ‘RICO’

“Unë jam një mbështetëse e ‘RICO’-s”, u shpreh prokurorja Willis në gusht të vitit 2022, ndërsa njoftonte akuza të bazuara mbi këtë ligj, ndaj mbi 20 të pandehurve si anëtarë bandash kriminale.
Prokurorja tha se anëtarët e jurisë duan të dinë të gjitha faktet, që lidhen me një krim të dyshuar dhe akuzat në bazë të ligjit ‘RICO’, u japin mundësi prokurorëve të ofrojnë një pamje të plotë të të gjithë aktivitetit të paligjshëm.

Shpallja fajtor për akuza të ligjit “RICO’ shoqërohet me dënime të rënda, që mund t’iu shtohen dënimeve për akuza më të lehta.

Në Xhorxhia, ajo shoqërohet me dënime me burg nga 5 deri në 20 vjet; gjobë prej 25 mijë dollarësh, ose tre herë më shumë se shuma e përfituar nga aktiviteti kriminal, ose të dyja, burg dhe gjobë.

Sfidat e përdorimit të ligjit ‘RICO’ nga prokuroria

Prokurori J. Tom Morgan përdori ligjin ‘RICO’ për të akuzuar një sherif të korruptuar në Qarkun DeKalb, ngjitur me qarkun Fulton. Një prej sfidave, thotë ai, është t’i shpjegosh jurisë se çfarë nënkupton ligji ‘RICO’ dhe si funksionon.

“Të gjithë e kuptojnë se ç’do të thotë një akuzë për vrasje, për përdhunim, ose për vjedhje. Por termi ‘RICO’ nuk është pjesë e fjalorit të përditshëm”, thotë ai. “Nuk është një akuzë që shihet në serialet televizivë për krimet”.

Përvoja e Prokurores Willis me ligjin ‘RICO’

Kur ishte Zv/Prokurore qarku në Fulton, ajo drejtoi hetimet dhe ngriti akuza bazuar në ligjin ‘RICO’ ndaj një grupi mësimdhënësish të sistemit publik në një skandal mashtrimi.

Pas një procesi gjyqësor që zgjati një muaj, në prill të vitit 2015, juria i shpalli 11 ish mësuesit fajtorë, nën akuzat për krim të organzuar, për rolin e tyre në një skemë, që rriste artificialisht rezultatet e provimeve të fundvitit në testet standarte të shtetit.

Që kur u bë kryeprokurore distrikti në janar 2021, ajo ka ngritur disa herë akuza bazuar në ligjin ‘RICO’, ndaj anëtarëve të bandave kriminale, përfshirë disa këngëtarë të njohur të muzikës ‘rep’.

Avokati John Floyd, një ekspert ligjor i njohur në mbarë vendin për ligjin ‘RICO’, me zyrë në Atlanta të Xhorxhias, ishte një prej ndihmësve të prokurores Willis në rastin e mësuesve. Pas hapjes së hetimeve për zgjedhjet e vitit 2020, ajo e angazhoi avokatin Floyd si këshilltar të posaçëm për ta ndihmuar në rast se zyra e saj do të ngrinte akuza bazuar në ligjin ‘RICO’.

donald trump john gotti carmine persico

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj