15 Gusht 2023, 17:22
Nga m.s
Leutrim Retkoceri
KOSOVE- Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka kërkuar nga organet e rendit nisjen e hetimeve për aferën “Droga”. Kjo ka të bëjë me arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.
Retkoceri tha se është tejet shqetësuese që Mujeci është caktuar aksioner në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”, ndërkohë që sipas informacioneve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri me autobusë.
“Besnik Mujeci nuk është vetëm një asamblist i Komunës së Prishtinës. Ditë më parë, pikërisht me insistimin e partisë së tij, ai është caktuar si aksionar në Ndërmarrjen Publike "Stacioni i Autobusëve". Sipas informatave të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri me autobusë. Arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, aksionarit të Ndërmarrjes Publike "Stacioni i Autobusëve", ngre dyshimet e bazuara se caktimi i tij në këtë pozitë të lartë si aksionar i kësaj ndërmarrje, nuk ka qenë aspak i rastësishëm.
Në të njëjtën kohë, i arrestuari, narko-trafikanti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, është miku më i afërt i Gëzim Sveçlës, shefit të asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë. Për ju që nuk e dini, Gëzim Sveçla është djali i axhës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo nuk është e tëra: Ky lloj i drogës, i shpërndarë nga narko-trafikanti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci, prejardhjen e saj e ka në Serbi. Pra, këta, e kanë marrë drogën në Serbi dhe e kanë sjellë në Kosovë dhe Shqipëri”, shtoi ai.
PDK në Prishtinë ngre dyshimet se Besnik Mujeci mund të mos jetë i vetmi i përfshirë në këtë aferë të madhe të kontrabandës dhe shitjes së drogës.
“Pyetjet tona për organet e rendit janë të qarta: Ku e mori narko-trafikanti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci këtë sasi të drogës? Sa herë deri më sot, duke shfrytëzuar kanalet zyrtare dhe pozitën institucionale në stacionin e autobusëve, ka kontrabanduar drogë për në Shqipëri? A është Shqipëria vendi i vetëm në të cilin ka trafikuar drogë Besnik Mujeci? A ka persona të tjerë nga radhët e kësaj partie të cilët janë të përfshirë në këtë aferë të madhe të drogës? Pse Besnik Mujeci nuk është arrestuar deri më sot në Kosovë? A ka pasur mbrojtje nga zyrtarë dhe institucione të tjera në vendin tonë?”, theksoi Retkoceri.
PDK kërkon dorëheqjen e parevokueshme të asamblistit Besnik Mujeci, i cili sipas tyre, ka tradhëtuar besimin qytetarë.
“Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, në vend që të merren dhe të kontribuojnë për sigurinë në vend, ata po e dëmtojnë sigurinë në qytet dhe shtet, po shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve tanë duke u shitur dhe shpërndarë substanca narkotike. Një gjë po del të jetë e qartë: Në Kosovë, besnikët e Vetëvendosjes nuk zihen kurrë, sepse pushteti i mbron. Ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dillerë të mëdhenj, si ky asamblist, saqë i kalojnë edhe kufijtë. Besoj, Besniku sot i ka bërë krenarë të gjithë Lëvizjen e tij, por jo edhe ata qytetarë të Prishtinës, të cilët, fatkeqësisht, ia kanë besuar votën! Prandaj, edhe një herë: Dorëheqje, hetim dhe llogaridhënie, nga i pari deri tek i fundit!”, theksoi Retkoceri.
leutrim retkoceri levizje vetevendosje
Bota
15 Gusht 2023, 17:13
A.B
KOSOVË- Ditën e sotme u arrestuan dy shtetas nga Kosova dhe 3 nga Shqipëri, nën akuzat për trafik droge në vlera prej qindra mij...
Bota
15 Gusht 2023, 17:13
m.s
Besnik Mujeci dhe Albin Kurti
KOSOVË- Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë vendimin për përjashtimin e Besn...
Bota
15 Gusht 2023, 16:48
m.s
foto ilustruese
Sulmet ajrore ruse goditën dy rajone perëndimore të Ukrainës në kufi me Poloninë anëtare të NATO-s...
Bota
15 Gusht 2023, 16:39
m.s
shperthimi ne biznes
Numri i të vdekurve pas një shpërthimi afër kryeqytetit të Republikës Domenikane të hënë...
Bota
15 Gusht 2023, 16:33
A.B
Donald Trump
SHBA-Ish-presidenti amerikan Donald Trump postoi në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social, duke thënë se...
Bota
15 Gusht 2023, 16:26
m.s
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti pas kritikave për vizitë...
Bota
15 Gusht 2023, 14:27
k.m.
Foto ilustruese
“Ne jemi qytetarë të Serbisë dhe meritojmë që dikush të merret me problemet tona dhe të mos na l&e...
Bota
15 Gusht 2023, 14:31
A.B
Margaritis Schinas
GREQI- Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, edhe eurodeputet i zgjedhur i Greqisë, ka reagu...
Bota
15 Gusht 2023, 14:26
a.l
Policia e Tiranës
Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, përfshirë dy qytetarë të Kosovës, mbi dyshimet p...
Bota
15 Gusht 2023, 14:25
k.m.
Foto ilustruese
Dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosov...