LIVE UPDATES
Bota

REL: Komuniteti LGBT+ i zëshëm, Brnabiç hesht për deklaratat e Vuçiçit

Kjo është hera e dytë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaron se nuk do ta nënshkruajë ligjin. 

15 Gusht 2023, 14:27 Nga k.m.
REL: Komuniteti LGBT+ i zëshëm, Brnabiç hesht për
Foto ilustruese

“Ne jemi qytetarë të Serbisë dhe meritojmë që dikush të merret me problemet tona dhe të mos na lënë anash,”- tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Aleksandra Gavriloviç, përfaqësuese e “Labris” dhe “Familjeve të Ylberit”. Ky ishte komenti i saj për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se nuk do të nënshkruajë ligjin për “martesat mes gjinisë së njëjtë”. Miratimi i Ligjit për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë është një nga kërkesat kryesore të komunitetit LGBT+ në Serbi. Ligje të ngjashme u miratuan në rajon nga Kroacia dhe Mali i Zi. Ky ligj ka kaluar diskutimin publik në mars të vitit 2021, por nuk dihet nëse dhe kur do të hyjë dokumenti në procedurë për miratim.

Kjo është hera e dytë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaron se nuk do ta nënshkruajë ligjin. 

Aleksandra Gavriloviç tha se deklarata e tij shkakton habi dhe konfuzion të madh për komunitetin LGBT+ dhe përforcon frikën se jetojnë në pasiguri ligjore.

“Edhe në familjet tona mund të ndodhin rastet e vdekjeve, divorceve, dhunës, humbjes së vendit të punës”, theksoi ajo.

“Mungesa e një ligji që do të na siguronte siguri juridike ngjall frikën se çfarë do të ndodhë me familjarët tanë kur të shfaqen këto probleme”, shtoi ajo.

“Labris” është organizatë për të drejtat e njeriut të lezbikeve, ndërkaq “Familjet e Ylberit” është grupi i tyre. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 13 gusht se përderisa ai është president, ai nuk do të nënshkruajë ligjin për martesat e personave të gjinisë së njëjtë dhe as ligjin që, siç tha ai, do të ekzistojë “një gjini e tretë, ku nuk jeni burrë apo grua”. Vuçiç tha për TV Pink se e ka lutur kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, që derisa ai të jetë president, të mos nënshkruajë ligjin për martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

Edhe pse ekziston nisma dhe Ana [Bërnabiç] po lufton për të, unë e kam lutur që derisa të jam president të mos nënshkruajë martesa të gjinisë së njëjtë”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia është një shoqëri tradicionale, por se atij nuk i pengon popullata LGBT.

Ana Bërnabiç, e cila është deklaruar publikisht se është person që i takon komunitetit LGBT, është në krye të Qeverisë së Serbisë që nga viti 2017, por Ligji për partneritetet mes gjinisë së njëjtë nuk është miratuar. Procedura parasheh që projektligji të miratohet nga Qeveria, e më pas nga Kuvendi i Serbisë. Megjithatë, ai nuk mund të hyjë në fuqi pa nënshkrimin e presidentit të Serbisë.

Zyra e kryeministres Bërnabiç nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar lidhur me deklaratën e presidentit për Ligjin për partneritetet mes gjinisë së njëjtë. Sipas Projektligjit për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë, të cilin e ka publikuar Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në mars të vitit 2021, ky akt u mundëson çifteve të së njëjtës gjini të regjistrojnë partneritetet, në mënyrë që të fitojnë disa të drejta themelore.

Këto janë të drejtat për ndarjen e pasurisë, për të trashëguar pronën e partnerit ose për të marrë pjesë në vendimmarrje në rast sëmundjeje, si dhe për të vizituar partnerin në spital ose burg. Ky ligj nuk njeh martesën mes personave të gjinisë së njëjtë dhe as nuk i lejon partnerët e të njëjtës gjini që të birësojnë fëmijë. Ligji u kundërshtua nga partitë e djathta, Kisha Ortodokse Serbe dhe një pjesë e opinionit. Aleksandar Saviç nga organizata “Le të dihet” theksoi se deklaratat e presidentit nuk janë të qëndrueshme.

“Është jashtëzakonisht e paqëndrueshme që t’u bëni thirrje njerëzve për empati ndaj personave LGBT, të uroni kryeministren, që është lezbike, për lindjen fëmijës dhe pastaj nuk dëshironi të nënshkruani një ligj të tillë”, tha Saviç.

Ai po ashtu theksoi se presidenti i shtetit përdor termin martesa të personave të gjinisë së njëjtë edhe pse bëhet fjalë për Projektligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë.

“Ne na duket se kjo është vetëm një deklaratë populiste, veçanërisht nëse i kemi parasysh të gjitha kontradiktat për të cilat Vuçiç ka folur vitin e fundit lidhur me këtë temë”, vlerësoi Saviç. Në shtator të vitit 2022, pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Vuçiç tha se në familjen e tij të gjerë ka një grua lezbike dhe se shumë nga bashkëpunëtorët e tij janë homoseksualë.

Ai gjithashtu shtoi se nuk i pëlqejnë Paradat e Krenarisë dhe nuk do të merrte kurrë pjesë në shëtitje, por gjithashtu tha se cilat, sipas tij, duhet të jenë prioritetet e komunitetit LGBT+.

“Nëse do të më kishin kërkuar këshillë, do t’iu kisha thënë të merren me çështjet e vizitës së partnerit në spital, trashëgimisë dhe të mos merren me parada”, tha Vuçiç. Janë pikërisht këto tema që trajtohen në Projektligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë, të cilin Vuçiç refuzon ta nënshkruajë. Vuçiç ka deklaruar edhe më parë se nuk mund ta nënshkruajë Ligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë, në rast se Kuvendi e miraton atë.

Deklaratën e tillë ai e bëri në maj të vitit 2021, kur në një intervistë për gazetën Blic tha se Kushtetuta i referohet Ligjit për familjen, i cili e përkufizon martesën si një bashkim të rregulluar ligjërisht të një burri dhe një gruaje.

Asokohe, Vuçiç tha gjithashtu se qëndrimin e tij personal ndaj Ligjit për bashkësitë mes gjinisë së njëjtë e ka treguar “duke zgjedhur Ana Bërnabiçin për kryeministre”, por se në të njëjtën kohë ai nuk është një “avokat i flaktë” i bashkësive mes personave të gjinisë së njëjtë.

Sipas Goran Miletiçit, drejtor i “Beogradit Pride” (Parada e Krenarisë në Boegrad), mesazhi i fundit i presidentit të Serbisë është vetëm një tregues se ata kishin të drejtë kur vendosën që slogani i Paradës së Krenarisë së shtatorit të ishte “Nuk jemi as afër”.

“Për shtatë vjet kemi punuar për këtë, së bashku me shtetin dhe tani është bërë e qartë se nuk ka vullnet politik për ta miratuar atë ligj”, tha Miletiç. Në një deklaratë të datës 13 gusht, “Beograd Pride” deklaroi se “ligjet e bazuara në afinitetet personale të politikanëve dhe politikaneve miratohen në regjime autokratike dhe diktatoriale, ndërkaq presidenti Vuçiç pretendon se Serbia nuk është e tillë”.

Drejtori i “Beograd Pride”, Goran Miletiç, në prononcimin për REL-in ka kujtuar obligimin ndërkombëtar të Serbisë për të miratuar Ligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë. Si anëtare e Këshillit të Evropës (KE), Serbia është e obliguar ta miratojë këtë ligj.

“Me këtë, presidenti i ka dërguar mesazh një pjese të qytetarëve të Serbisë, të cilët janë të prekur nga ky ligj, se i konsideron më pak të vlefshëm, se problemet e tyre i konsideron më pak të rëndësishme e kështu me radhë”, tha Miletiç.

Miletiç ishte anëtar i grupit punues që punoi për ligjin në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social.

Kemi arritur një tekst të ligjit me të cilin të gjithë mund të jemi të kënaqur. Është dashur të dërgohet në Qeveri për miratim, por presidenti ka dalë dhe ka thënë se ligji nuk do të miratohet dhe më pas ka filluar fushata zgjedhore”, tha Miletiç.

Ai shtoi se gjatë mandatit të kësaj qeverie, e cila u zgjodh në tetor të vitit 2022, nuk ka pasur zhvillime në lidhje me Ligjin për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë. Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se në cilën fazë është Projektligjit për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë dhe as nuk ka komentuar deklaratën e Vuçiçit.

Gjatë këtij viti, organizatat joqeveritare, disa herë kanë kërkuar miratimin e Ligjit për bashkësitë mes personave të gjinisë së njëjtë./REL

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet