LIVE UPDATES
Bota

Ngrihet Gjykata e Posaçme! 45 vende, përfshirë SHBA dhe BE do hetojnë krimet e luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra tha se drejtësia duhet të vendoset ndaj mizorive të dyshuara ruse në Ukrainë – ndoshta duke ngritur një gjykatë speciale për t'i gjykuar ato.

15 Korrik 2022, 07:58 Nga d.a.

Ngrihet Gjykata e Posaçme! 45 vende, përfshirë SHBA dhe BE do

PARIS – Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar rreth 45 vendeve të tjera që kanë rënë dakort të koordinojnë hetimet për krimet e luftës që akuzohet se ka kryer Rusia në Ukrainë. Holanda ka ngritur madje mundësinë e krijimit të një gjykate të posaçme për këtë. Takimi ndërkombëtar në Hagë zhvillohej ndërsa u njoftua një tjetër raund sulmesh vdekjeprurëse me raketa ruse në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra tha se drejtësia duhet të vendoset ndaj mizorive të dyshuara ruse në Ukrainë – ndoshta duke ngritur një gjykatë speciale për t'i gjykuar ato.

“Ashtu siç e kuptoj unë, ne duhet ta plotësojmë boshllëkun dhe ICC-ja (Gjykata Penale Ndërkombëtare) nuk e ka juridiksionin. Kështu që unë mund të imagjinoj se do ta shikojmë mundësinë e krijimit të një gjykate të tillë", tha zoti Hoekstra. "Si Holandë ne do ta shqyrtojmë. Ndoshta nuk do të jetë e lehtë. Ka avantazhe që ta bëjmë këtë me sa më shumë miq nga komuniteti ndërkombëtar…”

Ukraina ka bërë thirrje tashmë për një gjykatë të tillë, të ngjashme me ato të ngritura për të gjykuar mizoritë e kryera gjatë gjenocidit në Ruandë ose në ish-Jugosllavi.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti këtë kërkesë nëpërmjet një lidhjeje videofonike gjatë takimit të së enjtes në Holandë, të titulluar "Llogaridhënia për Ukrainën".

Vendet pjesëmarrëse premtuan 20 milionë dollarë për të mbështetur Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së (ICC), dhe ekspertë të tjerë që hetojnë mizoritë e dyshuara të lidhura me konfliktin e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Rusia ka mohuar të ketë vendosur në objektiv civilët në Ukrainë. ICC-ja nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht autorët e dyshuar, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk janë vende anëtare të gjykatës.

Por prokurori i ICC-së Karim Khan tha se gjykata kishte mjete të fuqishme për të ndihmuar në vendosjen e drejtësisë dhe se koordinimi midis vendeve ishte kyç.

“Kjo duhet të shkojë përtej Ukrainës, sepse çdo jetë ka rëndësi. Asnjë popull i botës nuk është më i çmuar se njerëzit e tjerë”, tha zoti Khan.

Duke folur në emër të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e dërguara e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Uzra Zeya tha se mizoritë për të cilat akuzohet Rusia në Ukrainë, u ngjasojnë atyre që ajo ka bërë në vende të tjera./VOA/

wopke hoekstra volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll
Bota 14 Korrik 2022, 22:51 F.M

Abazoviç: Jam gati të dorëhiqem

Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se ëhtë i gatshëm që...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion