16 Shtator 2025, 09:31
Nga I.A
Jellena Gjukanoviç
KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi sot gjykimi i serbes Jellena Gjukanoviç, e akuzuar për spiunazh. Gjukanoviç, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.
Prokurori special, Bekim Kodraliu, ka konfirmuar qysh më herët për Radion Evropa e Lirë se Gjukanoviç dyshohet për spiunazh në bashkëpunim me një tjetër person, i cili po ashtu është nën hetime. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe, në rast të konfirmimit të fajësisë, dënohet me minimum pesë vjet burg.
Disa media kosovare kanë raportuar se Gjukanoviq dyshohet të ketë bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA), por këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë. Muajin e kaluar, edhe një serbe tjetër e Kosovës dhe partneri i saj kroat janë arrestuar në Kroaci, nën dyshimet për spiunazh.
Sipas raportimeve, kroati, i cili ka shërbyer në misionin e NATO-së në Kosovë, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij nga Kosova, të cilat ajo ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Gjatë muajve të fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar dhe akuzuar disa persona, serbë dhe shqiptarë, nën dyshimet për spiunim në shërbim të inteligjencës serbe. Ekspertët vlerësojnë se këto raste tregojnë se spiunazhi mbetet një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës./REL
jellena gjukanoviç
Bota
16 Shtator 2025, 08:25
I.A
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se vendet e NATO-s duhet ta ndalin blerjen e naftë ...
Bota
15 Shtator 2025, 23:10
SHBA- Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë goditur një anije të një karteli venezuelian të trafikut të dr...
Bota
15 Shtator 2025, 22:40
E. D
Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në qendër të...
Bota
15 Shtator 2025, 22:05
E. D
Pedro Sanchez,
SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje të hënën që Izraeli të përj...
Bota
15 Shtator 2025, 21:32
E. D
foto ilustruese
GRQEI- Një alarm është ngritur në Greqi, pasi Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit po e vë vendin në ga...
Bota
15 Shtator 2025, 18:58
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të ...
Bota
15 Shtator 2025, 17:53
E. D
Keir Starmer dhe Donald Trump
BRITANI E MADHE- Policia britanike tha të martën se po përgatitej për pothuajse çdo skenar të...
Bota
15 Shtator 2025, 17:45
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim...
Bota
15 Shtator 2025, 16:57
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nisi një breshëri sulmesh kundër NATO-s&nb...
Bota
15 Shtator 2025, 15:51
E. D
Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën gjatë një vizite në Izrael se Uashingtoni do t&rsqu...