LIVE UPDATES
Bota

Nis gjyqi ndaj ushtarit amerikan në Rusi

Black u arrestua në fillim të majit dhe fillimisht u akuzua se i kishte plaçkitur 10.000 rubla [110 dollarë] nga e dashura e vet ruse, Aleksandra Vashchuk. Më vonë, ai u akuzua edhe se e kapi atë me forcë në qafë gjatë një grindjeje. Ajo e cilësoi këtë si kërcënim për jetën e saj.

6 Qershor 2024, 15:36 Nga E. D

Nis gjyqi ndaj ushtarit amerikan në Rusi

RUSI- Gjyqi ndaj rreshterit të ushtrisë amerikane, Gordon Black i cili u arrestua në qytetin rus Vladivostok në maj – ka filluar të enjten, në një rast që mund t’i ndërlikojë edhe më shumë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit.

Black u arrestua në fillim të majit dhe fillimisht u akuzua se i kishte plaçkitur 10.000 rubla [110 dollarë] nga e dashura e vet ruse, Aleksandra Vashchuk. Më vonë, ai u akuzua edhe se e kapi atë me forcë në qafë gjatë një grindjeje. Ajo e cilësoi këtë si kërcënim për jetën e saj.

Nëse shpallet fajtor, Black, 34 vjeç, mund të dënohet deri me shtatë vjet burgim.

Gjykata e Qarkut e Vladivostokut e nisi gjykimi ndaj tij më 6 qershor, ku u morën në pyetje Vashchuk dhe një dëshmitar.

Vashchuk i kërkoi gjykatës të mos e dërgojë Blackun në burg, duke thënë se ai ka nevojë për ndihmë psikiatrike.

“Ai është thjesht një njeri i palumtur. Ai nuk e meriton burgun. Ai meriton tretman, të cilin nuk ia ofroi vendi i vet, edhe pse e dinin për gjendjen e tij. Ky njeri ka nevojë për ndihmë. Po, ai e kreu një krim, por ai nuk bëri dicka aq të tmerrshme për t’u burgosur”, tha Vashchuk.

Seanca përfundoi me dëshminë e Vashchuk, ndërsa ajo e radhës do të mbahet më 17 qershor.

Autoritetet amerikane thanë më herët se Black ishte arrestuar në Rusi dhe se akuzohej për plaçkitje nga një grua. Black shërbente në ushtrinë amerikane në Korenë e Jugut dhe pritej të kthehej në Teksas, por zgjodhi të udhëtonte në Rusi, sipas zyrtarëve amerikanë.

Disa javë më vonë, autoritetet ruse thanë se një shtetas tjetër amerikan, i identifikuar si William Russell Nycum, u arrestua në fund të prillit nën akuzat për “huliganizëm” dhe alkool, në një rast të ndarë. Ai po mbahej në një qendër ndalimi në Moskë.

Arrestimi i tyre ka ngritur dyshime nëse autoritetet ruse po i ndalojnë amerikanët me qëllim për t'i përdorur për shkëmbim të burgosurish, në një kohë mosmarrëveshjesh së mëdha mes Moskës dhe Uashingtonit për luftën në Ukrainë dhe për çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare.

Ndalimi i Blackut dhe Nycumit e shton listën e zyrtarëve amerikanë që po mbahen në Rusi nën rrethana të ndryshme dhe po ndodh derisa tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të lartë prej Luftës së Ftohtë.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe gazetarja e REL-it, Alsu Kurmasheva, si dhe gazetari i The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, të cilët Rusia i arrestoi për akuza, të cilat ata dhe punëdhënësit e tyre i hedhin poshtë si të nxitura politikisht.

Më 2020, amerikani Paul Whelan u shpall fajtor dhe u dënua me 16 vjet burgim në Rusi për akuzat për spiunazh. Ai dhe Qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë vazhdimisht akuzat kundër tij.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se rastet e Blackut dhe Nycumit nuk janë politike dhe asnjëri prej tyre nuk akuzohet për spiunazh. Departamenti amerikan i Shtetit në shtator 2023 i paralajmëroi qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Rusi./REL

rusi gjyqi gordon black

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët