LIVE UPDATES
Bota

Nisin ministerialet përgatitore të Procesit të Berlinit, migracioni i paligjshëm e presion ndaj Serbisë pjesë e axhendës

Tre ministeriale me vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillohen këto ditë në Berlin. Synimi është riaktivizimi i Procesit të Berlinit. Por në fokus do të jenë edhe probleme të tjera, sidomos migracioni i paligjshëm

20 Tetor 2022, 08:28 Nga I.A
Nisin ministerialet përgatitore të Procesit të Berlinit,
Foto Ilustruese

GJERMANI- Çështje të sigurisë së brendshme dhe të migracionit të paligjshëm do të jenë në fokus të konferencës së parë ministrore të Ballkanit Perëndimor të enjten, më 20.10. në Berlin. Krahas ministrave të Brendshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, si Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Sllovenia, Bullgaria, Polonia, Greqia, Kroacia, si edhe Çekia, si përfaqësuese e presidencës së radhës së BE-së, bëri të ditur të mërkurën në Berlin zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, Maximillian Kail. E ftuar në takim është edhe komisionierja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johannson.

Më shumë presion ndaj Serbisë

Megjithëse konferenca zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, në fokus të saj priten të jenë flukset e migracionit të paligjshëm, me të cilat përballet aktualisht Gjermania. Rreth 400 imigrantë në ditë kapen nga Policia Federale gjermane duke hyrë në mënyrë të paligjshme në Gjermani, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Kail. Sipas tij, shumica vijnë nëpërmjet Çekisë dhe Austrisë, kështu që ekspertët dyshojnë se këtu luan një rol të madh i ashtuquajturi Itinerar i Ballkanit. Autoritetet gjermane janë të mendimit se këtu luan rol edhe politika liberale e vizave të Serbisë ndaj 25 shteteve, për qytetarët e të cilëve BE kërkon viza. Kail tha se Gjermania po kërkon që Serbia ta ndryshojë sa më shpejt politikën e vizave: "Serbia ka thënë se do ta ndryshojë këtë në fund të vitit, por për ne ka rëndësi që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha zëdhënësi.  "Shtetasit e 25 vendeve që nuk lejohen të udhëtojnë pa vizë në BE, mund të hyjnë pa vizë në Serbi, dhe ky është një shkak për rritjen hyrjeve të paligjshme.”

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, shumë syresh kërkojnë azil në Gjermani, e cila vetë po përballet me një fluks të madh refugjatësh nga Ukraina: "Situata e refugjatëve në Gjermani është shumë e tensionuar. Mbi një milionë kanë ardhur nga Ukraina, prandaj edhe duam ta luftojmë fenomenin e migracionit të paligjshëm”, tha zëdhënësi i ministrisë. Sipas ministrisë gjermane të punëve të brendshme në takim do të flitet edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tre marrëveshje të reja?

Në fakt, shkaku kryesor i mbledhjes së ministrave të Punëve të Brendshme është përgatitja për Samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të zhvillohet më 3 nëntorit në Berlin. Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron që t'i japë një impuls të ri nismës së kancelares Angela Merkel. Procesi i Berlinit synon të avancojë afrimin e shteteve me BE-në, duke kontribuar në përmirësimin e situatës ekonomike dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Po në kuadër të Procesit të Berlinit, të premten, më 21.10. 22 do të zhvillohet, në të njëjtin format konferenca e ministrave të jashtëm. Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të punëve të jashtme, Christofer Burger, takimi i ministrave të jashtëm ka të bëjë veçanërisht me marrjen e hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me synimin për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.” Tema të tjera përfshijnë sigurinë energjetike dhe axhendën e përbashkët të gjelbër. Dy tema këto që do të trajtohen edhe në ministerialin e tretë të ministrave të energjisë, në të njëjtin format, të hënën, më 24.10. po në Berlin. 

Sipas burimeve të DW nga qarqe të ndryshme diplomatike, shpresohet që në këtë samit të arrihet progres për së paku tre prej katër marrëveshjeve të dakordësuara që në Samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020: Lëvizja e lirë me karta identiteti e shtetasve të Ballkanit Perëndimor, njohja e diplomave të shkollave të larta, si edhe njohja e kualifikimeve për tri profesione, mjekët, stomatologët dhe arkitektët. Marrëveshja e katërt, e cila synon të rregullojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga vende të treta, por që janë rezidentë në rajon, sipas burimeve, ka nevojë ende për dakordësim.

Marrëveshja e vetme e dalë nga Procesi i Berlinit dhe që ka sjellë rezultate të dukshme, është ajo e heqjes së tarifave roaming mes vendeve të rajonit. Marrëveshjet e tjera kanë dështuar sidomos për shkak të faktit që dy vende të rajonit, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Paralelisht me konferencat në nivel ministror, po zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera të shoqërisë civile. 

Marrë nga DW

procesi i berlinit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj