23 Korrik 2022, 12:35
Nga d..a
nena e Marigona Osmanit
KOSOVË- Disa ditë më parë u zhvillua gjyqi i parë ndaj Dardan Krivaqës, i cili një vit më parë dhunoi për 48 orë deri në vdekje partneren e tij, 18-vjeçaren Marigona Osmani.
Por familja e Osmanit pëveç dhimbjes së humbjes së vajzës së tyre duket se nuk po gjen qetësi pasi së fundmi ata kanë marrë kërcënime në rrjete sociale.
Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kërcënua në rrjete sociale nga dikush që u paraqit me një profil si vrasësi i të bijës, Dardan Krivaqa. Sipas informacioneve paraprake nga ky profil nëna e Marigonës u kërcënua me vrasjen e vajzës tjetër.
Thuhet se po nga ky profil përveç nënës së Marigonës është tentuar të kontaktohen dhe motrat e saj derisa ato e kanë bllokuar nga rrjetet e tyre sociale.
Në një intervistë për Klan Kosova familja Osmani përvecse e konfirmuan rastin e ndodhur nuk deshën të flasin me arsyetimin se frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen.
Më 22 gusht 2021, Dardan Krivaqa dhe kushëriri i tij Arbër Sejdiu pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjerçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra. Dy të rinjtë janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht. Fotot e tyre u nxorrën nga kamerat e sigurisë dhe u shpërndanë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqën dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin.
marigona osmani dardan krivaqa
Bota
23 Korrik 2022, 10:10
s.s
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë
UKRAINË - Shtetet e Bashkuara i premtuan Ukrainës 270 milionë dollarë më shumë në...
Bota
23 Korrik 2022, 09:54
A.B
Gjermani
Agjencia gjermane e inteligjencës ka thënë se në të ardhmen, Kina mund t’i shkaktojë më shumë proble...
Bota
23 Korrik 2022, 09:53
A.B
Nën këmbët tona, një rrjet i gjerë mikrobik i quajtur “rrjeti i gjerë i drurit” lejon pemët të komunikojn&...
Bota
23 Korrik 2022, 09:37
A.B
Zjarr
Zjarret e mëdha në Evropë, që kanë nisur të përhapen më herët gjatë këtij viti, janë b&eu...
Bota
23 Korrik 2022, 09:24
A.B
Hoxha
KOSOVË- Zeqir Berisha, hoxha i fshatit Lupç të Podujevës u dhunua mbrëmjen e së enjtes, pas orës 22:00...
Bota
23 Korrik 2022, 09:15
A.B
Vajza
KOSOVË- Një qytetare nga Prishtina ka denoncuar një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha...
Bota
23 Korrik 2022, 09:00
s.s
Ilir Meta dhe Albin Kurti
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u takuan ditën e...
Bota
23 Korrik 2022, 08:24
s.s
The Guardian
SHBA- Informatori anonim që zbuloi Panama Papers ka marrë guximin për të folur për jetën e tyre t...
Bota
23 Korrik 2022, 08:19
A.B
Lia e Majmunit
SHBA- Dy rastet e para pediatrike në SHBA të lisë së majmunit janë raportuar nga zyrtarët shëndetëso...
Bota
23 Korrik 2022, 08:03
A.B
Uniper ka rëndësi të madhe për furnizimin me energji të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve, tha kancelari Olaf Scholz t&e...