LIVE UPDATES
Bota

Një kolonel iranian u vra gjatë protestave të janarit, tani 16 njerëz mund të dënohen me vdekje

Disa muaj më vonë, 16 njerëz po akuzohen për moharebeh, ose "armiqësi ndaj Zotit", dhe mund të dënohen me varje për vrasjen e kolonelit Abbas Kamrani dhe demonstratat e dhunshme të asaj nate në Isfahan.

28 Korrik 2026, 08:36 Nga I.A
Një kolonel iranian u vra gjatë protestave të janarit, tani 16
Protestat

IRAN- Natën e 8 janarit, një kolonel i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) u vra në qytetin qendror të Isfahanit, derisa po zhvilloheshin protesta të mëdha kundër Qeverisë në mbarë vendin. Disa muaj më vonë, 16 njerëz po akuzohen për moharebeh, ose "armiqësi ndaj Zotit", dhe mund të dënohen me varje për vrasjen e kolonelit Abbas Kamrani dhe demonstratat e dhunshme të asaj nate në Isfahan.

Ky rast vjen në një kohë kur Irani e ka rritur numrin e ekzekutimit të njerëzve që organizatat për të drejtat e njeriut i cilësojnë si të burgosur politikë - nga protestuesit deri te anëtarët e dyshuar të grupeve të ndaluara dhe personat e dënuar për spiunazh - që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt.

Aktivistët thonë se shtimi i ekzekutimeve është përpjekje e autoriteteve për të ndjellë frikë në mesin e iranianëve dhe për ta parandaluar përsëritjen e demonstratave mbarëkombëtare që tronditën udhëheqësit klerikë të vendit në fillim të këtij viti.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë dënuar gjykimet e personave të ekzekutuar, duke thënë se shumë prej tyre janë shoqëruar me tortura, rrëfime të detyruara dhe mungesë të një procesi të rregullt ligjor.

Protestat e janarit përbënin sfidën më serioze për autoritetet që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Mijëra njerëz u vranë gjatë kur shteti i shtypi protestuesit si asnjë herë më parë. Dhjetëra janë ekzekutuar për përfshirjen e tyre të pretenduar në demonstrata, ndërsa dhjetëra të tjerë presin ekzekutimin, sipas organizatave për të drejtat e njeriut.

Një nga rastet më të ndjekura që lidhet me protestat mbarëkombëtare është gjykimi i 16 të pandehurve në Isfahan.

Të akuzuar për moharebeh, ndihmë dhe bashkëpunim në kryerjen e moharebehut, shkatërrim të pronës publike që përbën moharebeh, organizim dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale, si dhe propagandë kundër Republikës Islamike, ata janë në pritje të vendimit të gjykatës.

Burime në Iran i thanë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se autoritetet kanë përdorur torturën për t’i bërë të pandehurit të rrëfehen dhe se ekziston frika se ata mund të përballen me dënimin me vdekje.

Megjithëse prokurorët pretendojnë se të pandehurit janë përgjegjës për vdekjen e Kamranit dhe të një burri tjetër, i cili përshkruhet si i pastrehë, ata nuk janë akuzuar për vrasje. Në vend të kësaj, ata përballen me akuza për moharebeh, pasi dyshohet se kanë prodhuar koktej molotovi në një dyqan këpucësh pranë Sheshit “Shahada” në Isfahan.

Rasti po shqyrtohet gjithashtu nga një gjykatë revolucionare dhe jo nga një gjykatë penale. Gjykatat revolucionare merren kryesisht me çështje të rëndësishme politike dhe konsiderohen më pak të rregulluara dhe më të ashpra në vendimet e tyre sesa gjykatat e zakonshme.

Mes të akuzuarve është edhe Milad Boueiri, pronari 29-vjeçar i dyqanit të këpucëve. Të tjerët janë punonjës të atij dyqani ose të dyqaneve përreth, si dhe të afërm të tyre. Shumë prej të pandehurve janë nën moshën 23-vjeçare, përfshirë binjaket 20-vjeçare Taraneh dhe Romina Rahimi.

Sipas burimeve të Radios Farda, prokurorët nuk paraqitën asnjë provë të pavarur që do t'i lidhte të pandehurit me vrasjet. Në vend të kësaj, akuza u mbështet kryesisht në rrëfimet e vetë të pandehurve.

Gjatë seancave gjyqësore, të pandehurit dëshmuan se rrëfimet e tyre ishin marrë nën torturë, përfshirë rrahje të mëdha, goditje elektrike dhe kërcënime për përdhunim.

"Duke pasur parasysh mungesën e ndonjë akuze specifike për vrasje në aktakuzë dhe informacionin e disponueshëm që tregon se nuk është paraqitur asnjë provë që i lidh të pandehurit me vrasjen e këtyre dy personave, atribuimi i përgjegjësisë ligjore për këto vdekje ndaj të pandehurve do të ishte pa bazë ligjore", tha organizata amerikane për të drejtat e njeriut, HRANA, në një deklaratë më 21 korrik.

Të mbajtur në izolim në burgjet Dastgerd dhe Dovlatabad në Isfahan, 16 të pandehurit kanë përfaqësim ligjor, por avokatëve të tyre u është mohuar qasja në dosjet e çështjes. Burimet i thanë Radios Farda se dy prej avokatëve mbrojtës kanë bërë deklarata kundër klientëve të tyre gjatë gjykimit.

"Rasti i Sheshit ‘Shahada’ në Isfahan është një shembull i qartë i instrumentalizimit të sistemit gjyqësor për të shtypur protestat civile dhe për të mbjellë frikë në shoqëri", tha në një deklaratë më 23 korrik Iran Human Rights Monitor, një organizatë me seli jashtë Iranit që dokumenton shkeljen e të drejtave të njeriut.

"Mbajtja e gjykimeve me dyer të mbyllura brenda objekteve të burgut, mohimi i qasjes së avokatëve mbrojtës në dokumentacionin e çështjes, injorimi i torturave brutale (përfshirë përdorimin e armëve me goditje elektrike) për të nxjerrë rrëfime dhe ngritja e akuzave të rënda si 'moharebeh' pa prova mbështetëse përbëjnë shkelje të hapur" të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut sa i përket të drejtës për një gjykim të drejtë, shtoi organizata.

Rasti po mbikëqyret nga gjyqtarët Morteza Barati dhe Mohammad Reza Tavakoli, ky i fundit i njohur për shqiptimin e dënimeve të ashpra dhe që shkaktoi reagim ndërkombëtar me dënimin me vdekje në vitin 2024 ndaj një reperi të njohur.

Tavakoli së fundmi dënoi me vdekje 12 burra për rolin e tyre të pretenduar në vrasjen e pjesëtarëve të forcave speciale gjatë protestave në Isfahan më 8 janar. Barati kryesoi një çështje të lidhur me protestat mbarëkombëtare që tronditën Iranin në vitin 2022. Ai i dënoi me vdekje tre të pandehurit në atë rast dhe që të tre u ekzekutuan më pas./REL

irgc abbas kamrani morteza barati mohammad reza tavakoli

Sondazh

Poll

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët