LIVE UPDATES
Bota

“Njëqind ditët e para disi pa ngjyrë”, DW: Giorgia Meloni, populistja e djathtë me tone të buta dhe qeverisje të hekurt

Populistja e djathtë, Giorgia Meloni e paraqet veten në postin e kryeministres italiane si kujdestare e popullit. Por nuk duhet harruar se nga cili krah politik vjen ajo, thonë ekspertët.

31 Janar 2023, 08:23 Nga DOSJA
“Njëqind ditët e para disi pa ngjyrë”, DW: Giorgia
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni

ITALI- Sa më pak gabime, mos rënia në sy për të keq, krijimi i një imazhi pozitiv - këto ishin lajtmotivet e kryeministres së re italiane Giorgia Meloni në 100 ditët e para të qeverisjes. Ose siç shprehet politologia nga Bolonja, Sofia Ventura: "Ishin njëqind ditët e para disi pa ngjyrë”. Deri më tani, thotë Ventura, Meloni nuk ka dhënë "iniciativa vërtet relevante”. Faza e parë u karakterizua nga shqetësimi i kryeministres për t'u paraqitur ndërkombëtarisht si një kryetare e besueshme e qeverisë. Dhe kështu për t'u ofruar kritikëve të tyre pak hapësirë për të sulmuar.

Para zgjedhjeve të shtatorit, revista "Stern” nën një fotografi me Melonin vinte titullin: "Gruaja më e rrezikshme në Europë”. Përhapja e frikës duket se është e rëndësishme për 46-vjeçaren. Kryetarja e parë e qeverisë europiane, e cila e ka nisur karrierën e saj politike në një parti neofashiste, nuk ka devijuar nga parimet e saj politike.

Toni familjar

Por Meloni përpiqet të paraqitet me një ton më të butë. Asnjë paraqitje si Donald Trumpi apo Jair Bolsonaro, në skenë paraqitet një grua që kujdeset për të tjerët. "Shënimet e Giorgias” quhet video-podkasti me të cilin Meloni ju flet njerëzve në vetën e parë që nga marrja e detyrës, me një ton të dashur, gjithmonë me fletoren e saj personale në dorë.

"Giorgia” shkruan në kopertinën e fletores së saj sikur të ishte një gocë e re. Meloni thotë se nuk e ka problem fare që njerëzve t'ua "shpjegojë vendimet e saj". Për këtë arsye vendosi të hapë fletoren e saj dhe të flasë për punën e qeverisë në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Pavarësisht gjesteve të tilla, politologia Ventura thotë: Askush nuk duhet të harrojë se nga cili krah politik vjen Meloni. Është shumë herët për ta gjykuar atë si kryetare të qeverisë. Edhe më tej duhet të thuhet se: "Giorgia Meloni nuk ka kulturë liberale, dhe për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi."

Mungesa e kompetencës

Ajo që shqetëson edhe më shumë është se qeverisë së saj i mungon "kompetenca dhe një projekt për rimëkëmbjen e vendit”, thotë Ventura. Sipas profesores nga Bolonja, edhe perspektiva e reformës kushtetuese është shkak për shqetësim, sepse po e ndryshon vendin. Meloni ka deklaruar se dëshiron ta bëjë Italinë një republikë presidenciale dhe të bashkojë më shumë pushtet politik në një dorë. Është një projekt i vjetër shumë i preferuar i së djathtës italiane. Përveç kësaj, ekziston një politikë tatimore që lehtëson në mënyrë specifike grupe të caktuara, si një gjest për votuesit e rregullt të krahut të djathtë.

Meloni po heq gradualisht ndihmat sociale, ndërsa kur bëhet fjalë për politikën e migracionit, qeveria e saj po vështirëson përmes dekreteve punën e shpëtimit të refugjatëve nga organizatat joqeveritare në Mesdhe. Profesori i njohur Michele Prospero thotë se edhe më e keqe se vetë vendimet janë përpjekjet e qeverisë për ndryshimin e kulturës politike. Për shembull, kur Meloni tani si kryeministre mbron tezën se partia e saj neofashiste, MSI, ishte një shtyllë e demokracisë italiane. Ose kur ajo e bën një burrë që me krenari mban statujën e Musolinit në dhomën e ndenjjes, president të Senaitit - Ignazio La Russa. Sipas Prosperos, këto janë mesazhe politike që sinjalizojnë: "Tradita nuk do të mohohet”.

Kryesisht i padukshëm në politikën e jashtme

Qeveria përpiqet të krijojë përshtypje në qarqet ndërkombëtare se në këtë vend nuk po merren vendime të natyrës autoritare. "Por personalitete si La Russa dërgojnë sinjalin se përfaqësuesit institucionalë tani garantojnë gjithashtu se identiteti është një pikë referimi," thotë Prospero. Sipas filozofit të majtë, pjesë e kësaj kthese kulturore është se Meloni po godet gjoja manifestimet ilegale, e njëkohësisht lejon demonstratat e fashistëve të vjetër dhe të rinj. Deri më tani, Meloni ka qenë kryesisht e padukshme dhe bashkëpunuese në fushën politikës së jashtme evropiane, përfshirë edhe mbështetjen për Ukrainën.

Roma po kërkon gjithashtu me përkushtim dialogun me Brukselin për politikën buxhetore. Italia është e varur nga miliardat e premtuara nga Bashkimi Evropian nga fondi i ndihmës për post-koronan. Me stilin e saj politik në fazën fillestare, Meloni ka pasur sukses në Itali. Sipas një sondazhi të publikuar pak ditë më parë, 53 për qind e italianëve thonë se qeveria Meloni ka përmbushur e madje edhe ka tejkaluar pritshmëritë.

Por partia Fratelli d'Italia e Melonit ka pësuar rënie për shkak të mosmarrëveshjes për rritjen e çmimit të benzinës. Megjithatë, kjo parti e krahut të djathtë mbetet edhe më tej forca më e madhe në Itali me mbi 30 për qind. Është gjithashtu e pazakonshme për Italinë që gjërat mbeten kryesisht të qeta në koalicionin e krahut të djathtë. Madje edhe meshkujt e këtij krahu politik, si Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi kanë heshtur. Meloni, e cila nga jashtë është e shoqërueshme, drejton koalicionin e saj qeveritar brenda vendit me një dorë të hekurt. 

Marrë nga DW

giorgia meloni

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen