Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përpos Spanjës, shtetësinë e Kosovës, nuk e kanë njohur, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, të cilat bëjnë pjesë në BE.
KOSOVË- Spanja, mbështet marrëveshjen e Ohrit, të propozuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës në një përgjigje për RTK Dukagjinin, tha se zbatimi i saj është thelbësor dhe një mundësi që nuk duhet humbur.
“Në këtë drejtim, Spanja mirëpret marrëveshjet e fundit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe njeh dhe mbështet përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Zbatimi i këtyre marrëveshjeve, krahas marrëveshjeve të mëparshme, tashmë është thelbësor, pasi kjo është një mundësi që nuk duhet humbur”, ka thënë ai.
Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008. Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, kanë thënë se ende e ruajnë pozicionin për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, të cilën e kanë cilësuar si të një anshme.
“Spanja ruan pozicionin e saj si mosnjohëse e deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008 dhe mbështet fuqimisht një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në kuadrin e Dialogut të Lehtësuar nga BE”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së të Spanjës.
Përpos Spanjës, shtetësinë e Kosovës, nuk e kanë njohur, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, të cilat bëjnë pjesë në BE.
Takimi në Ohër
Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.
Rexhep taip Erdogan dhe Vladimir Putin RUSI- Kremlini tha sot se nuk është marrë asnjë vendim nëse presidenti Vladimir P...
Foto nga vendi i ngjarjes SPANJË- Prokurorët meksikanë kanë njoftuar se do të nisin një hetim vrasjeje për vdekjen ...
Angela Merkel dhe Camilla GJERMANI- Mbrëmë në Berlin u mbajt një pritje zyrtare për nder të vizitës së mbretit bri...
Samiti për Demokracinë SHBA- Presidenti Joe Biden çeli punimet e Takimit të dytë për Demokracinë, duke premtuar se Sh...
Emma Tcker SHBA- Kryeredaktorja e 'Wall Street Journal', Emma Tucker i tha stafit se është shumë e shqetësuar për sigurin&eum...
Seanca për Pjetër Shala KOSOVË- Dëgjimi i dëshmitarit të katërt në gjykimin kundër Pjetër Shal...
Papa Françesku ITALI- Kardinali Xhovani Batista Re, prefekt emeritus i kongregatës për Ipeshkvij dhe dekan i Kolegjit t&e...
Deputetët austriak të ekstremit të djathtë largohen nga fjalimi i Zelenskyy në parlament AUSTRI- Ligjvënësit austri...
Foto Ilustruese KOSOVË- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike, q&e...
Arrestimi i Evan Gershkovich SHBA- Me kapuç në kokë duke shmangur kamerat, ku është momenti kur gazetari i 'Wall Street Journal...