LIVE UPDATES
Bota

“Nuk i forcojmë institucionet e shtetit të panjohur”, veriu i Kosovës mbetet pa kryetarë

Kryetarët, të nacionalitetit serb, dhanë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

11 Nëntor 2022, 16:27 Nga d.a.
“Nuk i forcojmë institucionet e shtetit të panjohur”,
Mitrovice

KOSOVË- Katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan - janë pa kryetarë qysh më 5 nëntor, dhe disa qytetarë të anketuar nuk duket se kanë disponim për t'i zgjedhur të rinjtë.

Kryetarët, të nacionalitetit serb, dhanë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Të mbështetur edhe nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në veri i kundërshtojnë targat që i lëshon Republika e Kosovës, RKS, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Dorëheqje, për të njëjtat pakënaqësi, dhanë edhe zyrtarë të tjerë serbë në veri, nisur nga policia deri te gjykatat, ashtu si edhe 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq. Këta të fundit vinin nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

*Video: Dyer të hapura dhe institucione boshe në komunat në veri

Pas dorëheqjes së kryetarëve, komunat, ligjërisht, duhet të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi më 11 nëntor se ka ftuar subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri.

Takimi konsultativ u thirr për datën 14 nëntor.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thotë për Radion Evropa e Lirë se KQZ-ja do të presë shpalljen e zgjedhjeve, për të filluar pastaj me përgatitjet intensive të tyre.

“Si në çdo proces tjetër zgjedhor, KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet, të cilat duhet të realizohen për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, thotë Elezi.

“Nuk do të dilja fare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Branimiri, një qytetar nga Mitrovica e Veriut.

“Unë nuk dal më në zgjedhje pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit [politikan serb nga veriu i Kosovës]. Zgjedhjet nuk janë më demokratike... që të mund të votohet për këdo”, thotë ai.

As Marko nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, por për arsye tjetër ai thotë se nuk dëshiron t’u japë legjitimitet zgjedhjeve në të cilat nuk do të merrte pjesë Lista Serbe.

“Më vjen shumë mirë që ata u larguan [nga institucionet], sepse, më në fund, ka ardhur koha për të bërë gjërat e duhura. Nuk mendoj se na duhej të ishim në institucionet e tyre [Kosovës] gjatë gjithë kësaj kohe dhe t’i forconim institucionet e një ‘shteti të panjohur’”, thotë Marko.

Kosova është shtet i pavarur nga shkurti i vitit 2008 dhe njihet nga më shumë se 100 vende të botës, përfshirë SHBA-në dhe shumicën e shteteve të BE-së.

Midoragu, gjithashtu, beson se nuk duhet marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

“Qëllim i zgjedhjeve është që komuniteti serb t’i zgjedhë përfaqësuesit e tij, por, për momentin, një gjë e tillë nuk është e mundur, kështu që zgjedhjet do të ishin farsë”, thotë ai.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se shpallja e zgjedhjeve në katër komunat veriore është e pashmangshme, por pjesëmarrja e votuesve dhe mënyra se si do të zhvillohej procesi mbeten, sipas tij, të diskutueshme.

Cakolli thotë se, në rast se serbët në këto komuna nuk do t’i përgjigjeshin pjesëmarrjes në zgjedhje, Kosova do të rrezikonte të kthehej në periudhën e para vitit 2013, kur dalja në zgjedhje lokale në këto komuna ishte e ulët.

“Për pasojë, në atë kohë krijoheshin institucione që nuk kishin legjitimitet të mjaftueshëm qytetar”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Serbët e veriut u bënë pjesë e institucioneve të Kosovës në vitin 2014, pasi Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve, më 2013.

Njohësi i proceseve politike, Artan Muhaxhiri, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se procesi zgjedhor nuk është zgjidhje në kohën kur serbëve u mungon vullneti për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

“Në një atmosferë kaq të tensionuar dhe me një reagim të ashpër të serbëve në atë pjesë... i gjithë procesi do të shndërrohej në një farsë të rrezikshme dhe nuk do të kishte legjitimitet”, thotë Muhaxhiri.

Ai shton se para zgjedhjeve lokale në veri, do të ishte mirë të arrihej një marrëveshje politike mes Beogradit dhe Prishtinës, por, sipas tij, aktualisht nuk ka indikacione se kjo mund të ndodhë.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Mazllum Baraliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë disa skenarë që mund të ndodhin në zgjedhjet e parakohshme lokale në veri.

“Një prej tyre është bojkotimi, megjithëse është alternativë më pak e mundur. Ata [kryetarët], edhe më herët, kanë dhënë dorëheqje dhe brenda afatit [ligjor] kanë konkurruar përsëri për kryetarë të komunave. Dhe, ata prapë mund t’i lënë ato mandate [të rifituara] dhe kështu të shkohet pa kufi”, thotë Baraliu.

Sipas tij, nëse qytetarët me të drejtë vote nuk i përgjigjen procesit zgjedhor, atëherë përsëriten procedurat ligjore për zgjedhjet lokale.

“Presidentja duhet ta përsërisë procedurën dhe të provojë që të realizohet procesi elektoral, që është parakusht për zhvillimin e demokracisë lokale në ato komuna”, thotë Baraliu.

Në komunat veriore me shumicë serbe, zgjedhje të parakohshme u mbajtën edhe në vitin 2019. Vitin paraprak, kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së atëhershme të Kosovës për të vendosur taksë 100% mbi produktet e importuara nga Serbia. Në zgjedhjet e majit 2019, pjesëmarrja e qytetarëve ishte mbi 42 për qind./REL/

mazllum baraliu dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet