Vrasja në Shkodër/ Zbardhet dinamika e krimit, 5 persona shpallen në kërkim, mes tyre edhe autori (EMRAT)
22 Shtator, 10:28...
Bota
“Nuk jam aspak i zemëruar”, Trump reagon sërish pas rezultatit të zgjedhjeve të mesmandatit
Janë shfaqur disa raporte, duke cituar burime të afërta me ish-presidentin, se Trump ishte i mërzitur në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida natën e zgjedhjeve, pasi u bë e qartë se disa nga kandidatët e profilit të lartë që ai mbështeti ishin bllokuar në gara jashtëzakonisht të ngushta ose kishte humbur.
10 Nëntor 2022, 18:35Nga d.a.
Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka dhënë një reagim të mëtejshëm për rezultatet e zgjedhjeve mesmandatit në SHBA, duke thënë në një mesazh të ri në platformën e tij në rrjetet sociale.
“Nuk jam aspak i zemëruar”.-ka shkruar Trump.
Janë shfaqur disa raporte, duke cituar burime të afërta me ish-presidentin, se Trump ishte i mërzitur në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida natën e zgjedhjeve, pasi u bë e qartë se disa nga kandidatët e profilit të lartë që ai mbështeti ishin bllokuar në gara jashtëzakonisht të ngushta ose kishte humbur.
Trump shtoi se ai është “shumë i zënë duke parë të ardhmen”. Pritet që ai mund të shpallë një ofertë për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024 javën e ardhshme.