LIVE UPDATES
Bota

"Nuk ka komuna serbe në Kosovë", Kurti në Berlin u përfshi në një polemikë me gazetarë serbë

Në një paraqitje para gazetarëve, gjatë qëndrimit për samit në Berlin, Kurti është “konfrontuar” me gazetarët serbë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

4 Nëntor 2022, 13:44 Nga d.a.
"Nuk ka komuna serbe në Kosovë", Kurti në Berlin u
Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në një polemikë me gazetarët serbë, të cilët e pyetën për Asociacionin e “komunave serbe”. Kurti u ka thënë se i kanë konceptet e gabuara dhe u ka shpjeguar se nuk ka “komuna serbe”, por komuna me shumicë serbe.

Në një paraqitje para gazetarëve, gjatë qëndrimit për samit në Berlin, Kurti është “konfrontuar” me gazetarët serbë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Së pari nuk ka në Kosovë komuna serbe. Nuk ka as komuna shqiptare, as komuna serbe. Ka komuna me shumicë të popullsisë shqiptare, shumica e komunave janë të tilla. Por ka edhe komuna që janë me shumicë serbe, por nuk ka komuna serbe, nuk ka të tilla. Komunat u përkasin qytetarëve, nuk ka komuna sipas përkatësisë nacionale. Shikoni, konceptet i keni të gabuara”, u ka thënë Kurti gazetarëve serbë, transmeton Gazeta Express.

Ata i ndërhyn, duke i thënë se “kështu është sipas marrëveshjes së Brukselit”.

“Jo, jo nuk qëndron ashtu. Ndoshta në Beograd ekzistojnë dokumete të tilla. Në Prishtinë nuk ka komuna sipas përkatësisë nacionale, ka individë të përkatëissë nacionale. Nuk mund të jetë komuna serbe, mund të jetë me shumicë serbe”, u tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës u ka thënë gazetarëve serbë se Serbia nuk mund të kërkojë diçka që nuk e bën vetë, duke i marrë shembull grupet etnike pakicë në Serbi, që nuk kanë organizime të atilla, si Asociacion komunash.

“Është me rëndësi të dini se ajo marrëveshje e para 10 vjetëve nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetutese. Unë angazhohem për raporte të mira të ndërsjella në mes të Kosovës dhe Serbisë të cilat do të bazohen në reciprocitet. Nuk mund të kërkosh diçka te tjetri nëse nuk je në gjendje atë kërkesë, t’ia vendosësh vetës.  Edhe në Serbi ekzistojnë komunitete të tilla. A është Serbia e gatshme të ketë Asoaciacionin e komunave me shumicë të hungarezëve, të arumunëve, boshnjakëve, myslimavënë të Sanxhakut, të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Nuk mund ta kërkosh diçka për tjetrin, nëse nuk je i gatshëm ta bësh këtë në shtëpinë tënde”, ka thënë Kurti në Berlin.

Kryeministri Kurti ka qëndruar dje në Berlin, ku, në kuadër të Samitit të Berlinit, janë nënshkruar tri marrëveshje ndërrajonale nga kryeministrat e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor./Express/

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit