30 Shtator 2022, 11:23
Nga d.a.
Çitaku dhe Gervalla
KOSOVË- Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur si mjerim e për keqardhje qëndrimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ndaj fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të mbajtur në OKB.
Çitaku tha se fillimisht e lexoi si deklaratë qëndrimin e Gërvallës, teksa shtoi se fillimisht nuk e besoi atë qëndrim dhe më pas theksoi se do të kërkojë interpelancë.
“Është vërtetë mjerim dhe për keqardhje. Përtej faktit që as nuk e përshëndet iniciativën e Shqipërisë, thotë se kjo është çështje e tyre. Kjo nuk është cështje vetëm e tyre, kjo është një përgjegjësi që kryeministri Rama e ka marrë mbi supe për hir të historisë sonë”, është shprehur Çitaku në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, e dyta e PDK-së tha se Rama nuk ka iniciativë për të mbrojtur një emër të përveçëm, por për t’i mbrojtur bartësit e luftës çlirimtare të Kosovës.
“Raporti i Dick Martyt synon ta rrënojë rrëfimin për Kosovën, për luftën tonë dhe rrjedhimisht të delegjitimoj ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë dhe shtetësinë tonë”.
“Pra, duke e mbrojtur presidentin Thaçi, ne e mbrojmë rrëfimin për Kosovën, i mbrojmë fundamentet e shtetit tonë. Dhe të qëndrosh totalisht indiferent, ishte përtej imagjinatës”, është shprehur Çitaku, njofton Klankosova.tv.
Rezoluta kaloi në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur së fundmi. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK.
vlora citaku donika gërvalla-schwarz rezoluta per dick marty
Bota
30 Shtator 2022, 11:00
d.a.
kosove
KOSOVË- Shpresat që viti i ri shkollor mund të nisë më 3 tetor në të gjitha institucionet publike të Kosov&e...
Bota
30 Shtator 2022, 10:49
d.a.
france
FRANCË- Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe sh...
Bota
30 Shtator 2022, 10:36
d.a.
BE
BRUKSEL- Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për...
Bota
30 Shtator 2022, 10:28
d.a.
Ambasada italiane
ITALI- Ambasada italiane në Moskë ka këshilluar shtetasit italianë të konsiderojnë nëse do të lar...
Bota
30 Shtator 2022, 10:19
d.a.
uje ne Mars
SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar prova të reja që sugjerojnë se mund të ketë ujë të lëngs...
Bota
30 Shtator 2022, 10:04
d.a.
Macron dhe Meloni
ITALI- Fitorja e Giorgia Melonit në Itali duket se do të sjellë divergjencat e para brenda BE për shkak të q&eum...
Bota
30 Shtator 2022, 09:58
d.a.
sulm ne Ukraine
UKRAINË- Një autokolonë civile me makina që po shkonte për të marrë të afërmit që pë...
Bota
30 Shtator 2022, 09:40
d.a.
Parlamenti malazez
MAL I ZI- Parlamenti malazez sot duhet të diskutojë propozimin e presidentit Milo Gjukanoviç për shkurtimin e...
Bota
30 Shtator 2022, 09:42
s.s
Rrjedhjet në Nord Stream
SHBA- Analiza satelitore ka zbuluar imazhet e para të shtëllungave masive të metanit të shkaktuara n...
Bota
30 Shtator 2022, 09:23
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Një metër dru në Prishtinë është duke u shitur nga 70 deri në 100 euro. Qytetarët pava...