LIVE UPDATES
Bota

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Ajo tha se vrasjet kanë ndodhur në pikat që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, si dhe pranë autokolonave të drejtuara nga organizata të tjera ndihmash.

11 Korrik 2025, 17:06 Nga E. D
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në
foto ilustruese

GAZA- Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës.

Ajo tha se vrasjet kanë ndodhur në pikat që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, si dhe pranë autokolonave të drejtuara nga organizata të tjera ndihmash.

GHF-ja përdor kompani private amerikane të sigurisë dhe logjistikës për të sjellë furnizime në Gazë, duke anashkaluar sistemin e udhëhequr nga OKB-ja, për të cilin Izraeli pretendon se është shfrytëzuar nga militantët e udhëhequr nga Hamasi për t’i plaçkitur ndihmat e destinuara për civilët. Hamasi i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE i mohon akuzat e Izraelit.

Pas vrasjes së qindra civilëve palestinezë që përpiqeshin të arrinin te pikat e ndihmës së GHF-së në zona ku operojnë forcat izraelite, Kombet e Bashkuara e cilësuan këtë model ndihme "thellësisht të pasigurt" dhe në kundërshtim me standardet e paanshmërisë humanitare.

"(Nga 27 maji) deri më 7 korrik, kemi regjistruar 798 vrasje, përfshirë 615 pranë pikave të Fondacionit Humanitar të Gazës dhe 183, me shumë gjasë, përgjatë rrugëve të autokolonave të ndihmës", tha zëdhënësja e zyrës së OKB-së (OHCHR), Ravina Shamdasani, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

GHF-ja, që filloi të shpërndante paketa ushqimore në Gazë në fund të majit pasi Izraeli hoqi një bllokadë 11-javore të ndihmës, i tha Reutersit se shifrat e OKB-së janë "të rrejshme dhe çorientuese".

Ajo e mohon se incidente vdekjeprurëse kanë ndodhur në pikat e saj shpërndarëse.

"Fakti është se sulmet më vdekjeprurëse në vendet e ndihmës kanë qenë të lidhura me autokolona të OKB-së", tha një zëdhënës i GHF-së.

"Zgjidhja përfundimtare është më shumë ndihma. Nëse OKB-ja dhe organizata të tjera humanitare do të bashkëpunonin me ne, ne mund t’i ndalonim ose t’i pakësonim ndjeshëm këto incidente të dhunshme", tha ai.

Ushtria izraelite i tha Reutersit se është duke e hetuar numrin e madh të viktimave dhe se ka ndërmarrë hapa për t’i minimizuar përplasjet mes palestinezëve dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), duke vendosur gardhe, tabela paralajmëruese dhe hapur rrugë shtesë.

OHCHR-ja tha se shifrat e saj bazohen në burime si informacione nga spitalet në Gazë, varrezat, familjet, autoritetet shëndetësore palestineze, OJQ-të dhe partnerët e saj në terren.

Shumica e plagëve të palestinezëve pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës të regjistruara nga OHCHR që nga 27 maji ishin plagë nga armë zjarri, tha Shamdasani.

"Ne kemi ngritur shqetësime për krime mizore që mund të jenë kryer dhe për rrezikun që krime të tjera mizore të ndodhin aty ku njerëzit po presin në radhë për ndihma jetike si ushqimi", tha ajo.

Izraeli ka deklaruar se forcat e tij veprojnë pranë vendeve të ndihmës për të parandaluar që furnizimet të bien në duart e militantëve me të cilët është në luftë që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023./REL

lufta ne gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj