6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Vlerësimi paraprak, bazuar në imazhe nga fillimi i korrikut, kishte përcaktuar se 63 përqind e strukturave në këtë territor palestinez kishin pësuar dëme. Përditësimi i së hënës bëri të ditur se dëmet tani përfshijnë “52.564 struktura të shkatërruara; 18.913 struktura të dëmtuara rëndë; 35.591 struktura të mundshme të dëmtuara; dhe 56.710 të prekura mesatarisht”.
GAZA- Dy e treta e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Në përditësimin e fundit të raportit vlerësues të dëmeve, Qendra Satelitore e OKB-së (UNOSAT) tha se imazhet me rezolucion të lartë të mbledhura më 3 dhe 6 shtator tregojnë një përkeqësim të dukshëm.
“Kjo analizë... tregon se dy të tretat e totalit të strukturave në Rripin e Gazës kanë pësuar dëme”, tha UNOSAT.
“Totali prej 66 përqind të ndërtesave të dëmtuara në Rripin e Gazës përfshin gjithsej 163.778 struktura”, thuhet tutje në vlerësimin e UNOSAT-it.
Vlerësimi paraprak, bazuar në imazhe nga fillimi i korrikut, kishte përcaktuar se 63 përqind e strukturave në këtë territor palestinez kishin pësuar dëme. Përditësimi i së hënës bëri të ditur se dëmet tani përfshijnë “52.564 struktura të shkatërruara; 18.913 struktura të dëmtuara rëndë; 35.591 struktura të mundshme të dëmtuara; dhe 56.710 të prekura mesatarisht”.
UNOSAT dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së raportuan gjithashtu se rreth 68 përqind e fushave të kulturave të përhershme në Gazë treguan një “rënie të ndjeshme në shëndetin dhe dendësinë” e tyre në shtator.
Sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor rezultoi në vdekjen e 1.205 personave, kryesisht civilë, sipas një bilanci të AFP-së, bazuar në shifrat zyrtare izraelite që përfshijnë pengjet e vrara në robëri.
Ofensiva ushtarake hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 41.615 persona në Gazë, shumica prej tyre civilë, sipas shifrave të ofruara nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar këtë numërim si të besueshëm.
UNOSAT, pjesë e Institutit të OKB-së për Trajnim dhe Kërkim (UNITAR) në Gjenevë, thotë se analiza e saj e imazheve satelitore ndihmon komunitetin humanitar të vlerësojë përmasat e dëmeve nga konflikti dhe ndihmon në formësimin e përpjekjeve të ndihmës emergjente.
“Në vitin e fundit, ekipi i UNOSAT-it ka punuar pa pushim për të ofruar informacione të sakta dhe të përditësuara mbi ndikimin e konfliktit në ndërtesat dhe infrastrukturën në Gazë,” tha drejtori ekzekutiv i UNITAR-it, Nikhil Seth./ REL
Nova SHBA- Nga dita në ditë në qiell pritet të shfaqet një yll i ri. Astronomët në mbarë botën vazhd...
pamje nga zjarri GREQI- Një zjarr masi ka shpërthyer në një pyll në jug të Greqisë. Gjithashtu flakët janë p&e...
pamje nga permbytjet NEPAL- 129 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Nepal, ndërsa 62 persona raportohet se janë t&eum...
Foto ilustruese PODGORICË- Sipas rezultateve paraprake jozyrtare të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, numrin më të madh ...
IRAN- Irani tha se nuk do të dërgojë forca në Liban ose në Rripin e Gazës për të luftuar kundër Izraelit mes sulm...
Ministri izraelit i Mbrojtjes LINDJE E MESME- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi më 30 shtator se shteti i tij po përgatitet p&e...
SBASHK KOSOVË- Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ia ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit të...
Foto ilustruese BALLKAN- Pothuajse 200 trupa nga Forcat e reja Aleate të Reagimit (ARF) do të dislokohen në Kosovë dhe në Maqedoni...
Marine Le Pen FRANCË- Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe anëtarët e partisë së saj ...
Rusi RUSI- Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa m...