Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ales Bialiatski doli para gjyqit të enjten në kryeqytetin Minsk, nën akuza që aktivistët e të drejtave të njeriut i konsiderojnë gjerësisht të manipuluara.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, që të rrëzojë akuzat penale kundër fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski dhe ta lirojë atë menjëherë. Ales Bialiatski doli para gjyqit të enjten në kryeqytetin Minsk, nën akuza që aktivistët e të drejtave të njeriut i konsiderojnë gjerësisht të manipuluara. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 12 vjet burg.
Dy përfaqësues të tjerë të organizatës së tij, Qendra për të Drejtat e Njeriut Viasna, janë gjithashtu në gjyq dhe mund të përballen me dënime të gjata me burg. Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Jeremy Laurence, thotë se zyra e tij ka shqetësime serioze lidhur me zhvillimin e gjyqit ndaj tyre.
“Të tre ata janë në mesin e qindra të arrestuarve pas një shtypjeje të dhunshme të protestave antiqeveritare në vitin 2020,”- tha Laurence.
“Bëjmë thirrje që të rrëzohen akuzat kundër tyre dhe të lirohen menjëherë”.
Bialiatski së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut “Qendra për Liritë Civile” fituan çmimin Nobel për paqen në vitin 2022. Bialiatski nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në tetor pasi ishte në qeli.
Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Jeremy Laurence thotë se Bialiatski dhe kolegët e tij janë ndaluar nën akuzat për financimin e protestave kundër qeverisë dhe për shkeljen e rendit publik.
“Nuk jam avokat, kështu që nuk mund të futem në detaje teknike lidhur me ligjet në bazë të cilave janë ngritur akuzat kundër tyre,”- tha Laurence.
"Mjafton të thuhet se ne i konsiderojmë arbitrare këto arrestime. Akuzat janë thjesht të motivuara politikisht”.
Laurence theksoi se zyra e të drejtave të njeriut dhe njësia e procedurave speciale po ndjekin nga afër rastin në fjalë./VOA
Erbs SHBA- Sateliti shkencor i NASA-s Erbs, i cili ishte në orbitë prej gati 40 vitesh dhe jo më funksional, po bie në mënyrë...
Andrew Tate BRITANI E MADHE- Andrew Tate pranoi se gratë që qëndronin në vilën e tij luksoze nuk lejoheshin të largoheshin dh...
Pamje nga aksidenti TURQI- Një aksident automobilistik në orët e para të mëngjesit të sotëm në Turqi ka shkakt...
Pamje nga SHBA HOUSTON- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku nj&e...
Foto ilustruese Kush do të bëhet gjerman në të ardhmen, nuk do të duhet të dorëzojë patjetër nënshtet&eum...
Milo Gjukanoviç MALI I ZI- Drejtori i qelive të paraburgimit, Predrag Spasojeviç, shtëpia e të cilit u vu në shënjes...
I mituri i plagosur BEOGRAD - Kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe 21-vjeçari Millosh Stojanoviç, u plagosë...
Princi Harry Pjesë nga libri me kujtime i Princit Harry, “Spare” dhe fragmente nga një intervistë me Dukën e Sussex-it vazh...
Pamjet e urinimit kane bere xhiron e rrjetit SUDAN- Gjashtë gazetarë janë arrestuar dje pas publikimit të pamjeve kur duket se pre...
Foto ilustruese Ndotja nga plastika është një nga trashëgimitë më karakteristike të jetesës sonë moderne, por ...