7 Janar 2023, 17:56
Nga k.m.
Princi Harry
Pjesë nga libri me kujtime i Princit Harry, “Spare” dhe fragmente nga një intervistë me Dukën e Sussex-it vazhdojnë të dalin në shtyp përpara publikimit të librit të martën, përfshirë lajmet se Harry mund të mos marrë pjesë në kurorëzimin e ardhshëm të babait të tij, mbretit Charles III, e duke shkaktuar reagime të ashpra nga shtypi britanik dhe banorët e Londrës.
Rrëfimet nga libri me kujtime i Princit Harry, të publikuara në media, nuk u pritën mirë nga londinezët me disa që thanë se djali i mbretit Charles e kishte tepruar me detajet e shumta intime dhe private në librin e tij të ri.
Pas publikimit të librit “Spare” më herët në Spanjë, gazetat ndanë detaje nga libri, përfshirë se si Harry dhe vëllai i tij William iu lutën babait të tyre që të mos martohej me gruan e tij të dytë, Camilla, dhe faktin se ai kishte marrë kokainë si adoleshent.
Kujtimet e Harry-t janë një rrëfim personal i dhimbjes së tij pas vdekjes së të ëmës, Princeshës Diana, shërbimit të tij në ushtri – duke treguar se kishte vrarë 25 kryengritës talebanë ndërsa shërbente në Afganistan – dhe konfliktet me shtypin.
Harry tregon gjithashtu në libër sesi trashëgimtari i fronit William e rrëzoi atë në dysheme gjatë një zënke lidhur me gruan e tij, Meghan.
“Është pak sensacional, të jem i sinqertë. Mendoj se dëmi është ndoshta i pakthyeshëm tani, për fat të keq dhe ndoshta ndryshe nga çdo gjë që kemi parë,”- thotë Chris, pronar i një kompanie udhëtimesh luksoze në Londër.
Sipërmarrësi Robin Parker reagon ashpër ndaj rrëfimit të Harry-t për shërbimin e tij në Afganistan.
“Mendoj se është treguar i marrë, kur flet për numrin e njerëzve që ka vrarë. Babai im ishte në Luftën e Dytë Botërore, dhe një herë e kam pyetur si fëmijë nëse kishte vrarë dikë dhe ai hezitoi të më tregonte. Kështu që nuk e kuptoj. Dikush tha sot se me këtë rrëfim, ai e vë veten në shënjestër. Dhe mendoj se ndoshta është e drejtë,”-tha ai.
Libri duhej të botohej më 10 janar, por gazeta Guardian nxorri fragmente të librit brenda natës dhe mediat kanë mundur të marrin versione në gjuhën spanjolle të cilat dolën në shitje herët në Spanjë. Detajet e përmbajtjes së tij vijnë pasi televizioni ITV publikoi videon e një interviste me Harry-n, në të cilën ai thotë se nuk mund të angazhohej për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij në maj dhe mbrojti vendimin e tij për të folur.
Që nga largimi i tyre nga jeta mbretërore, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, siç njihen zyrtarisht Harry dhe Meghan-i, kanë bërë kritika të ashpra ndaj monarkisë britanike, përfshirë akuza për racizëm, të cilat William-i i ka hedhur poshtë.
“Harry ndoshta ka shkuar shumë larg kësaj here, mendoj. Unë kam ende simpati për të, por nuk jam i sigurt nëse gjithçka është trajtuar në mënyrën e duhur, për të qenë i sinqertë,”- thotë Chris.
I pyetur se çfarë dëmi do t’i shkaktonin familjes mbretërore këto rrëfime, zoti Parker tha: Jo shumë. Gjëra të tilla i kemi përjetuar edhe më parë … me vdekjen e Dianës… apo me çështjen e heqjes dorë nga froni të Eduardit VIII. Gjithçka harrohet, ndodh diçka tjetër që del në faqet e para dhe zhvendoset vëmendja.
Inxhinieri Julian Baker, 61 vjeç, i quajti rrëfimet e Harry-t “të trishtueshme”, por gjithashtu tha se nuk mendonte se ato do t’i bënin dëm të qëndrueshëm mbretërisë.
“Mendoj se do ta kapërcejnë. Ata gjithmonë i kanë kapërcyer problemet në të kaluarën,"- tha ai.
“Kjo do të tregojë karakterin e Charles-it, nëse ai do të mund ta bashkojë përsëri familjen, sepse mendoj se ka nevojë për një lloj roli atëror në përpjekjen për të zgjidhur disa nga çështjet mes familjeve. Kështu që shpresojmë që ai ta realizojë atë tani që Mbretëresha jonë e dashur (Elizabeth) nuk është më”./VOA
princi harry spare
Bota
7 Janar 2023, 17:36
k.m.
Pamjet e urinimit kane bere xhiron e rrjetit
SUDAN- Gjashtë gazetarë janë arrestuar dje pas publikimit të pamjeve kur duket se pre...
Bota
7 Janar 2023, 17:37
k.m.
Foto ilustruese
Ndotja nga plastika është një nga trashëgimitë më karakteristike të jetesës sonë moderne, por ...
Bota
7 Janar 2023, 17:15
k.m.
Foto ilustruese
Armëpushimi i shpallur nga Rusia në Ukrainë, për Krishtlindjen Ortodokse është thyer sipas forcave ukrainase....
Bota
7 Janar 2023, 16:59
k.m.
Volodomyr Zelenskyy
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskyy, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paketën e ...
Bota
7 Janar 2023, 16:33
k.m.
Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës foli për tensionet e fundit etnike. Ndërsa viti 2022 po i afrohej fundit, Ballkani ishte ...
Bota
7 Janar 2023, 15:24
I.A
dy iranianet
IRANI- Dy burra u ekzekutuan në Iran më 7 janar, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një anëtari të ...
Bota
7 Janar 2023, 14:37
I.A
Bruce's Beach
SHBA- Los Angeles ka rënë dakord të paguajë 20 milion dollarë për një plazh që iu sekuestrua nga nj&e...
Bota
7 Janar 2023, 14:18
I.A
Kevin McCarthy
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, hapi zyrtarisht Kongresin e 118-të herët në m&e...
Bota
7 Janar 2023, 13:47
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Do të lehtësohet marrja e nënshtetësisë gjermane. Një nga pengesat që do të heqë min...
Bota
7 Janar 2023, 12:53
I.A
Havier Dobi
TIRANË- 23-vjeçari Havier Dobi i cili kreu vjedhjen së bashku me nënën e tij, i ika dedikuar asaj një poez...