LIVE UPDATES
Bota

OKB kërkon tërheqjen e Rusisë nga Ukraina: Ky pushim është sulm ndaj nesh

Përderisa rezoluta nuk është e detyrueshme, votimi do të shfaqë mbështetjen për Kievin nga e mbarë bota, teksa lufta po vazhdon dhe të dyja palët po përgatiten që të intensifikojnë luftimet në pranverë.

23 Shkurt 2023, 19:43 Nga I.A
OKB kërkon tërheqjen e Rusisë nga Ukraina: Ky pushim
OKB

SHBA- Kombet e Bashkuara pritet të votojnë më 23 shkurt një rezolutë që kërkon tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, në prag të përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës. Përderisa rezoluta nuk është e detyrueshme, votimi do të shfaqë mbështetjen për Kievin nga e mbarë bota, teksa lufta po vazhdon dhe të dyja palët po përgatiten që të intensifikojnë luftimet në pranverë.

Të mërkurën, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, hapi seancën e posaçme të Asamblesë së Përgjithshme duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt 2022.

“Ky pushtim është sulm ndaj ndërgjegjes sonë kolektive”, tha Guterres.

Ai tha se përvjetori i parë është një “moment historik i zymtë për popullin dhe komunitetin ndërkombëtar”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje delegatëve që të mbështesin rezolutën që sponsorizohet nga aleatët e ngushtë të shtetit të tij.

Rezoluta mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, bën thirrje për ndaljen e luftimeve dhe i kërkon Rusisë që “menjëherë, krejtësisht dhe pa kushte të tërheqë” forcat e saj nga shteti.

Kuleba u tha delegatëve se ata përballen me një “moment të rëndësishëm”.

“Asnjëherë në historinë e re nuk ka qenë më e qartë vija midis së mirës dhe së keqes. Shteti im dëshiron të jetojë. Shteti tjetër dëshiron të vrasë dhe shkatërrojë”, tha ai.

Por, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, e quajti Ukrainën “neo-naziste” dhe e akuzoi Perëndimin se po e sakrifikon këtë shtet dhe botën e zhvilluar për dëshirën e saj që ta mposhtë Rusinë.

“Ata janë të gatshëm ta zhysin të gjithë botën në humnerën e luftës” për të mbajtur “hegjemoninë” e tyre, tha Nebenzya.

Por, këto akuza u hodhën poshtë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Dua të theksoj: kjo luftë nuk është ‘çështje evropiane’. Nuk ka të bëjë me ‘Perëndimin kundër Rusisë’”, tha Borrell në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Jo, kjo luftë e paligjshme shqetëson të gjithë: Veriun, Jugun, Lindjen dhe Perëndimin”, tha ai.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se rezoluta do të shfaqë fuqinë e mbështetjes botërore për Kievin.

“Ne do të shohim ku qëndrojnë shtetet e botës sa i përket çështjes së paqes në Ukrainë”, tha ajo.

Gjatë votimit për rezolutën do t’i kushtohet vëmendje e veçantë Kinës, Indisë dhe 30 shteteve të tjera që kishin abstenuar gjatë rezolutave të mëhershme të miratuara nga OKB-ja në mbështetje të Ukrainës. Që nga viti i kaluar, India dhe Kina kanë kritikuar kërcënimet e vazhdueshme të Moskës për përdorimin e armëve bërthamore nëse Rusia ndien se ka kërcënim ekzistencial.

Marrë nga VOA

okb lufta ukraine-rusi dmytro kuleba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet