LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarë nën 18 vjeç të “humbur” pas akomodimeve në hotele, ekspertët e OKB: Britania duhet të mbrojë të miturit

Sipas raportit, rreth gjysma e këtyre viktimave lidheshin me operacionet e ngadalta të shpëtimit të udhëhequra nga shtetet dhe ose nuk kishte fare mision shpëtimi.

12 Prill 2023, 18:22 Nga k.m.
Shqiptarë nën 18 vjeç të “humbur” pas
Foto ilustruese

Britania duhet të sigurojë, pa diskriminuar, mbrojtjen e të gjithë fëmijëve që kërkojnë azil, dhe duhet t’i japë fund praktikës së vendosjes në hotele të fëmijëve të pashoqëruar, thanë ekspertët e OKB-së.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga njoftimet se fëmijë azilkërkues të pashoqëruar, janë zhdukur dhe janë në rrezik për t’u trafikuar brenda Britanisë”, thanë ekspertët e OKB-së.

Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ekspertët e OKB-së janë të alarmuar për politikën aktuale dhe praktikën e strehimit të fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar, nëpër hotele të përkohshme, në vend të marrjes së tyre nën përgjegjësinë e autoriteteve vendase.

“Politika e deritanishme e vendosjes së fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në hotele jashtë sistemit britanik të mbrojtjes së fëmijëve është diskriminuese”, thanë ekspertët, duke shtuar se mangësitë e tilla në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve rrisin rrezikun e trafikimit.

Ekspertët e OKB-së theksuan nevojën urgjente për të gjetur fëmijët që mungojnë, dhe për t’u ofruar atyre kushte pritjeje në përmbushje të të drejtave të njeriut, si dhe nevojën për mbrojtje për fëmijët që kërkojnë azil, pa diskriminim në bazë të kombësisë, statusit të emigracionit, racës, etnisë apo gjinisë.

“Qeveria britanike duket se nuk po përmbush detyrimet e saj bazë sipas legjislacionit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, për të siguruar trajtimin më të mirë të fëmijëve, pa diskriminim, dhe për të parandaluar trafikimin e fëmijëve”, thanë ekspertët.

Ata vunë në dukje se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë vendosur në gjashtë hotele që nga qershori 2021, dhe se 440 nga këta fëmijë janë zhdukur, dhe se për 220 prej tyre vazhdohet të mos dihet asgjë, sipas të dhënave të përpiluara deri më 23 janar 2023. Shumica e këtyre fëmijëve janë shtetas shqiptarë.

“Praktika është zhvilluar në një klimë armiqësie në rritje ndaj viktimave të trafikimit dhe formave bashkëkohore të skllavërisë, ndaj refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve”, thanë ekspertët e OKB-së.

Ka patur njoftime se disa anëtarë të parlamentit britanik kanë qenë kritikë ndaj kërkesave të viktimave të trafikimit për të marrë mbrojtje bazuar tek Ligji britanik për Skllavërinë Moderne, si dhe tek Mekanizmi Kombëtar i Referimit, duke dëmtuar kështu përmbushjen e detyrimeve të shtetit britanik për të mbrojtur viktimat dhe për të parandaluar trafikimin dhe format bashkëkohore të skllavërisë. Ekspertët e OKB-së thanë se kanë qëndruar në kontakt me qeverinë britanike për këto shqetësime. Raportuesit e posaçëm dhe ekspertët e tjerë të pavarur emërohen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Ata monitorojnë dhe raportojnë për situata specifike në vende të caktuara apo për çështje tematike. Ata nuk janë staf i OKB-së dhe nuk paguhen për punën e tyre./VOA

emigrantet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj